Ivanovi “dorëzohet” para zyrtarit amerikan: Pranoj që të mandatoj Zaevin, por me një kusht

1 Maj 2017, 15:23Rajoni TEMA

Presidenti Ivanov ka kërkuar garanci nga Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet, në mënyrë që t’ia japë mandatin. Këtë e theksojnë nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, pas takimit të sotëm me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji.

 

“Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Sipas këtij njoftimi, Ivanov ka kërkuar ndihmë nga “SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t’i jepet mandati”.shkruan “portalb”.

“Presedanët me të cilat sillet praktike, ndërkaq jo-legalja bëhet legale i varros parimet themelore demokratike”, ka thënë Ivanov.

Presidenti Ivanov kërkon nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që ta plotësojnë fjalimin publik se “bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do t’i sigurojnë kufijtë për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jet në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.

“Platforma nga Tirana nuk mund të jetë kusht, ose, bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Qytetarët të qëndrojnë të përmbajtur dhe të jenë të durueshëm, pasi që ekziston zgjidhje të cilat duhet të sillen me logjikë të shëndoshë dhe dialog”.

1 komente në “Ivanovi “dorëzohet” para zyrtarit amerikan: Pranoj që të mandatoj Zaevin, por me një kusht”

  1. DRENICA E KUQE says:

    A e di ky fare politikan trullani se Maqedonia, Epiri, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia deri ne lumin Danub jane toka te pushtuara shqiptare? Nese nuk e di, e ka rastin ta mesoje se shqiptaret dhe Shqiperia jane nje dhe do te funksionojne sin je trup i vetem!…
    Ne paqe dhe ne lufte, nje trup i vetem jemi.

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje