KËRKESA/ Klubi i Partizanit i kërkon FSHF-së që sfida me Kukësit të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj

1 Maj 2017, 23:18Sociale TEMA

Klubi i Partizanit i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që supersfida e kësaj jave kundër Kukësit të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj.

Duke parë gabimet e arbitrave në javët e fundit ku kanë qenë më të akuzuarit, çka janë pranuar dhe nga vetë presidenti  Duka, ka shtyrë Partizanin të kërkojë arbitra të huaj për këtë sfidë.

Një tjetër aryse është që pas përfundimit të këtij dueli që mund të vendosë fituesin e titullit kampion, të flitet për futboll dhe jo favorizime.

Postimi i plotë i Partizanit.

-Deklaratë për shtyp-

FK Partizani kërkon të sqarojë edhe një herë opinionin publik shqiptar në lidhje me kërkesën zyrtare bërë Federatës Shqiptare të futbollit, që ndeshjen e javës së 32-të, Partizani – Kukësi të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj.
FK Partizani, duke parë që: Çdo javë e Kampionatit tonë është e përfolur nga gabimet arbitrare, me’ ose pa’ dashje, duke parë që edhe vetë Presidenti i FSHF-së ka folur para pak ditësh për arbitra të korruptuar, duke lexuar në shtypin e përditshëm analizën për favorizimet dhe penalizimet arbitrare të këtij sezoni, ku janë paqsyruar dukshëm kush është favorizuar dhe cili është penalizuar…Në bazë të nenit 104 të Rregullores së veprimtarisë futbollistike 2016-2017, për “Arbitrat e huaj” ka kërkuar gjyqtarë të huaj për këtë ndeshje duke qënë se mund të quhet një ndeshje “e veçantë”.
Praktikat e futbollit shqiptar kanë treguar ndër vite që ndeshje të veçanta, (qoftë edhe jo finale) janë arbitruar nga gjyqtarë të huaj për të përjashtuar çdo lloj paragjykimi, aq më shumë në këtë kampionat, ku kemi dëgjuar (nga të gjithë aktorët, por edhe faktorët) që ka “arbitra kamikazë”, “arbitra të korruptuar”, “arbitra për prokurori” të cilët dënohen dhe gradohen me “silenciator”, “arbitra të telekomanduar” etj.
Për gjithçka që përmendëm më sipër dhe për të folur pas ndeshjes vetëm për Futboll dhe jo për një favorizim apo penalizim të radhës, ne si klub kërkojmë një “termë arbitrare” të huaj, të përzgjedhur nga FSHF-ja ardhur nga një kampionat elitar evropian, duke marrë përsipër çdo shpenzim, sipas rregullores.
Jemi gati të ofrohemi për pastërti dhe ligjshmëri të garës sidomos në javët e fundit, ku vendoset gjithçka për sa i përket titullit. Nëse përpjekja jonë për pastërti përkthehet nga rivalët tanë si presion, kjo është punë e tyre.
FK Partizani nuk ka një opinion negativ për gjithë arbitrat shqiptarë, përkundrazi, por faktet e pasqyruara nga shtypi janë kokëfortë dhe nëse gjatë një kampionati thuhet gjithnjë që skuadrat marrin në fund të tij si penalizimet ashtu edhe favorizimet në mënyrë të barabartë, ne vazhdojmë të mbetemi një ndër tre ekipet më të penalizuara.
FK Partizani ka besim se FSHF-ja këtë radhë do të krijojë ambjentin e duhur që do të përjashtojë çfarëdolloj  paragjykimi për një ndeshje të veçantë të kampionatit, e cila përcakton jo pak për sa i përket objektivit tonë final, që mbetet Titulli Kampion…
PMTP

1 komente në “KËRKESA/ Klubi i Partizanit i kërkon FSHF-së që sfida me Kukësit të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj”

  1. Andi Kananaj says:

    Kot lodhet Partizani, kot lodhet Erjon Bracja, kot lodhet dhe Demi, se kupa do shkoje ne Jug-Verilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje