Mbappe: Buffon portier i madh, do japim gjithçka për të shkuar në finale

1 Maj 2017, 18:10Sport TEMA

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë tek skuadra e Monacos e cila do të përballet në gjysmëfianlen e “Uefa Champions League”, kundër Juventusit.

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Francezi shpreson që këtë ecuri ta vazhdojë edhe në gjysmëfinale ndaj Juventusit, ku shpreson se do të shënoi ndaj Buffon.

“Buffon? Ai është portier që tashmë ka lënë gjurmë në histori dhe një nga më të mirët. Jam i lumtur që do të luaj kundër tij. Unë punoj çdo ditë që të luaj ndaj lojtarëve si Buffon. Kur ju luani, atëherë dëshironi që të shënoni kundër tyre”, tha Mbappe për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndërkohë, talenti i Moncos vlersoi maksimalisht dhe skuadrën e Juventusit.
“Është një skuadër e madhe, historinë e së cilës e njohin të gjithë. Aty kanë luajtur lojtarë të mëdhenj në të kaluarën, por edhe sot. Një ekip që për më tepër ka eliminuar Barcelonën dhe mbetet pretendente për trofeun me ‘veshë të mëdhenj’. Bardhezinjtë duket se kanë gjithçka u duhet për të fituar kompeticionin, por edhe ne kemi gjithçka na duhet për të shkuar deri në finale”, tha Mbappe.

Kujtojmë se ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Monacos dhe Juventusit do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje