Fatmir Mediu braktis Bashën: Mblidh forumet e PD, diskuto zgjedhjet dhe bojkotin!

1 Maj 2017, 20:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se tezën e bojkotimit të zgjedhjeve PD duhet ta diskutojë me strukturat e saj vendimmarrëse.

Duke komentuar deklaratat e tre deputetëve të partisë më të madhe opozitare, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, se PD ka shmangur strukturat nga vendimmarrja, Mediu theksoi se Basha duhet të ulet me deputetët.

Sipas Mediut, vendimmarrja për bojkotin ose jo të zgjedhjeve të 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.

“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë.

Mbledhja e forumeve është domosdoshmëri dhe z.Basha uroj ta ketë bërë këtë ose duhet ta bëjë. E rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje, por ne kemi ngritur shqetësimin se krimi i organizuar, korrupsioni cenojnë procesin. Ne jemi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Mediu.

Kreu republikan renditi edhe shqetësimet e opozitës se pse zgjedhjet e 18 qershorit rrezikohen.

“Ne kemi pasur zgjedhje të mira në 2005, 2009, në 2013-ën ishin të pranueshme, por me disa kontestime.

Në 2015 ishin një regres i plotë i standardeve të zgjedhjeve, blerje e votës, intimidimi i votuesve. Nuk kemi thenë që s’marrim pjesë në zgjedhje por duam zgjedhje të lira që qytetarët të votojnë. Edhe në komunizëm janë bërë zgjedhje, por fitoheshin me 99%. Dhe këto nuk janë zgjedhje, por janë votime.

Sa i takon votimit elektronik, ambasadori Lu na tha se është i pamundur, por ne kërkuam që opozitës t’i jepej e drejta për ta provuar, pra dy projekte pilot. Pra, ka pasur mungesë vullneti nga mazhoranca për të bërë reformë.

Ne kemi propozuar qeberi teknike me një mandat. Mazhoranca ka bërë një propozim me McAllister dhe Fleckenstein. Ajo çka ndodhi, duhet të ishte një histori që do të vijonte si nga PD dhe opozita ashtu edhe nga mazhoranca. Pra, të analizohej, nëse kemi lëshuar, lëshuam për interesin e qytetarëve, apo për t’u dukur mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, u shpreh Mediu.

14 komente në “Fatmir Mediu braktis Bashën: Mblidh forumet e PD, diskuto zgjedhjet dhe bojkotin!”

  1. Maloku says:

    O Republkan, ku ishe deri tani ti qe nuk e paske ditur qe Langaraqi (Basha) nuk paska pyetur asnjeri per vendimet e tij, je bythe e zgjuar ,tani qe ju erdhi veza ne bythe kerkoni shpetim ku te mundeni.

    1. bureto says:

      Po Mediu ika mbledhur strukturat apo nuk ka fare te tilla, sepse tek ne partite jane kryetaret.

    2. Fuck it says:

      Sa merak e paskan votimin elektronik. 4 vjet se kerkuan tani ne fund . Kujdes se e kane nje hall me votimin elektronik. Mund te manipulohen lehte votat ne kete menyre. Eshte Shume e lehte te piratosh programin dhe te ndryshosh rezultatet.

  2. Populli says:

    Kriminelat perpara drejtesise!

  3. koha jone says:

    Ha ha ha , Mediu e katandisi ne piken 0 ,duke i premtuar qe SHBA , do ta ndihmoje ,tani po e le vetem , pasi po shikojne qe nuk ja varin fare , as Mediun,as Bashen .

  4. oh yes says:

    O republikan me peshe specifike 0.003 % te elektoratit,mire e ke ti po forumet e Partise tende te Gerdecit kur do i mbledhesh,o i fandaksur?

  5. pedro i ri says:

    ky do thirret i pari nga Prokurore dhe Gjykatatat pavarura

  6. Fatja says:

    Paradoks ne shqiperi eshte sesi nje trafikant ordiner nje paagall injorant qe ka vetem 100 fjale ne fjalorin e tij si fatmit medihoxha alias mediu me emra tw ndryshuar per ti shpetuar drejtesise per te mos shkuar ne burg flet ne usa per rrezikun e droges per zgjedhjet ne shqiperi . Trafikanti i droges mediu flet per influencen e droges kesaj i thone te kesh dy b… nje ta cash dhe nje ta mbash per te dh… kryetarin e vetequajtur republikan

  7. american2016al says:

    PR dhe satelitet e tjere do te humbin perfundimisht.
    Politika Shqipetare me ne fund do te pastrohet nga funderrina qe po e demtojne per 30 vjet demokracine tone.Berisha dhe Basha perfundimisht treguan se jane ne sherbim te klaneve te egra antishqipetare. Zoti do ta ndihmoje kombin shqipetare per ti treguar rrugen e vertete te demokracise.

  8. Hoxhe efendiu says:

    Aaaaaaaaa ! Dogrit bir shahin !!!!

  9. Fieri says:

    o legen Fatmir Mediu ,pse nuk thuaj qe zgjedhjet me te mira ishin ato te vitit 1996? Apo nuk te kruhet suma …. Yyyyyy fare ekeqe eketij kombi. Burre ne Partin republikane ishte i ndjeri Sabri,po ti je nje legen. Pse nuk futesh ne zgjedhje ti si parti,po rri pas bythes se Saliut? Nuk futesh se nuk te ndjekin as ata qe ti i quan republikan. Dil me vete dhe shikoje sesa te peshon truri. Jam i bindur se me shume peshon truri i peshkut,o sherbetori i Shkelzen Berishes,se sa i joti.

  10. astrit says:

    Po ti i mblodhe strukturat e partise tende, apo s’ke parti fare.

  11. naiv says:

    Sa antare ka partia e Mediut ?!!

  12. sadna babul ka bidai says:

    KA PARE NE ENDERR TOMIN DHE XHERRIN ,DHE JA KA NIS ME KENGE E VALLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje