Mori mesazhe kërcënuese/ Nga Kodheli te Bregu, politikanet femra që mbështesin Mesila Dodën

1 Maj 2017, 15:30Politika TEMA

Pas mesazheve kërcënuese të ekstremistëve sllavë të Maqedonisë në adresë të deputetes së PDIU-së, Mesila Doda e cila foli kohë më parë për “Iliridën”, vijnë edhe mesazhet e solidaritetit nga deputetë, analistë, gazetarë e personalitete të tjera për të.

Kush urren nuk e njeh Zotin. Mesila, ti je nga ato që jo vetëm e njeh Atë por e mban pranë. Këta që shkruajnë janë larg… shumë larg Tij”, shkruan Mimi Kodheli.

Çfare s te vret, te ben me te forte, apo jo? Sa kohe kemi qe po e provojme kete?”­ shkruan deputetja Bregu.

“Familja Doda ndër vite ka nxjerrë patriotë”, shkruan një komentues, ndërsa Ilir Hoxholli shpreh bindjen se deputetja nuk është trembur, por kërkon të sensibilizojë për urrejtjen që sllavo-maqedonasit kanë për shqiptarët:

“Ngjarjet e fundit më bënë të kuptoj se nacionalistët maqedonas edhe po të rrish urtë nuk do reshtin t’i shkelin të drejtat e shqiptarve.

Unë e di që nuk je e trembur, por thjesht doje të ndaje me ne kush janë ekstremistët maqedonas…”

Mesila Doda: Kam marrë kërcënime në gjuhën maqedonase

Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Mesila Doda ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese pas deklaratave të lëshuara për shqiptarët e Maqedonisë, ku ajo ka përmendur edhe termin politik “Ilirida”.

Pak kohë më parë Doda ishte shprehur: “Do të them dy fjalë për një krahinë që më rrihte fort në zemër, është vendi karshi, Ilirida, krahina e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar.

Dikush i thotë Maqedoni e dikush FYROM e ne ripërsëritim ILIRIDA”, kishte thënë ajo.

 

5 komente në “Mori mesazhe kërcënuese/ Nga Kodheli te Bregu, politikanet femra që mbështesin Mesila Dodën”

  1. Edhe ti says:

    Po te vinin grekët e minoritetit dhe te bënin një koalicion me ramën dhe të ju linin pa pushtet çfarë do kishit bere ju palo-camer?ik moj hipokrite ,,atë pra po bëjnë edhe maqedonasit ,apo kur u bie për pjesë të tjerëve është e drejtë ,kur i bie për pjesë ju është anti-shqiptarizem

  2. a says:

    Ky artikull tregone qarte Llumin ne te cilen ka rrene Politika dhe Diplomacia Shqipetare, keto vitet e fundit.
    Ky fenomen ne politiken Shqipetare nuk ka si mos te ndodhte kur Politikanet e sotem jane Pjella te Injorances Historike te brumosur nga mentaliteti Diktatorial dhe Hipokrit Komunist.
    Si ore Idjota te Politikes mund te pagezosh nje shtet ose krahin me nje emer qe te zbrete mendja Injorante dhe Komplekse.
    Edhe sikur te quhej sic e thua moj zonja Politikane si del jashte emertimeve te OKB-se te BE-se ose te vet shtetit Shqipetar.
    Duam apo Jo ajo quhet FYROM per BE-ne ose Maqedoni per disa shtete te tjera si Ai Shqipetar.
    Si mund te quash nje shtet si Territor Shqipetar (ne kundershtim me normat nderkombetare) dhe sidomos nje Deputete dhe mos ta quhesh Shoviniste, si mund te ngresh larte flamurin e Shqiperise se madhe me Korfuz, Janin, Selanik… dhe most e quhesh Shoviniste, por te etiketosh kundershtaret (qe mbrojne Vendin e Tyre) si Shovinista.
    Hapini Syte e qorra se vijne kohe te veshtira, se mos ju marin mendjen Lajkat e momentit qe na bene BE-ja dhe te SHBA-te qe jane si kundrapesh e Rusise.

  3. a says:

    A do ju pelqente moj Sorra te politikes, ose a do ta fandazonit qe te dilnin grate deputete Greke qe te thoshnin se na “reh zemra per Vorio Epirin” !!!!
    A nuk eshte e Vertete qe ne kundershtim me te Verteta Historike dhe te presionit te Greqise, ne si shtet Shqipetar e njofem si Maqedoni, dhe tani na u tek ta themi Ilir-id.
    Pa lexoni pake ne Internet se nga e ka prejardhjen fjala Ilir + idos („lloj“ ne GR).

  4. lul cadra says:

    …kjo ta var ke palma e saj…

  5. a says:

    Flisni Ju per Zote, qe prinderit tuaj nuk lane Kisha dhe Xhami pa prishur…..sa Hipokrizi.
    Flisni Ju per Shovinizem qe nuk late Shtet Fqinj pa cenuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje