PD nuk hyn në zgjedhje? Ja alternativa e demokratëve që duan të votojnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndërsa insiston për bojkot të zgjedhjeve të 18 Qershorit, Partia Demokratike, duke i refuzuar demokratëve të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre, në fakt po afron veten ndaj një kërcënimi edhe më të madh: rrudhjen e mëtejshme të saj.

Ka një numër jo të vogël qytetarësh që besojnë te e djathta dhe vlerat që lidhen me të si e drejta e pronës, ish- të persekutuarit, etj, që të pakënaqur nga sjellja absurde e PD, do të donin ti jepnin një drejtim të ardhmes së tyre përmes votës.

Dhe në fakt, shansin real për ta bërë këtë e kanë, përtej deklarimit të Bashës se “zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”.

Mungesa e Bashës në zgjedhje nuk do të përbejë asnjë handikap në alternativat e zgjedhjes për demokratët e vërtetë dhe votuesit e palëkundur, sepse ka dy aktorë politikë që mund ta sfidojnë potencialisht PD-në e Bashës brenda së djathtës: Bamir Topi dhe Gjergj Bojaxhiu.

Ish nënkryetari i PD Bamir Topi, mund të gërryejë brenda PD votat e atyre që i takojnë një filozofie të së djathtës, por e shohin veten të papërfaqësuar nga një parti që nuk i ofron alternativa por bojkot në “vend-numëro”. Dhe rezultatet e partisë së tij e dëshmojnë këtë kapacitet:

Nga zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, në koalicionin e majtë, partia që kryeson listën e partive jashtë parlamenit  që kanë fituar më shumë vota, është Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, e cila ka marrë plot 29.505 vota në shkallë vendi.

Topi, ndonëse në koalicion me të majtët, la pas LZhK-në e Dashamir Shehit që ka fitoi në total 19.486 vota, në kampin e djathtë.

Ndërsa Gjergj Bojaxhi, ish anëtar i Komitetit të Orjentimit të Politikave të Partisë Demokratike dhe drejtues i lartë i dy institucioneve të rëndësishme gjatë qeverisjes 8-vjeçare të së djathtës, tregoi se si kandidat i vetëm për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë në 2015, grumbulloi pothuajse 6 për qind të votave.

Bojaxhiu shënoi rekordin e votave të marra nga një kandidat i vetëm kundër koalicioneve të mëdha në 25 vjet procese zgjedhore, 16,303 vota.

Si një kandidat anti sistemit të partive të mëdha tradicionale, por i djathtë në bindje, Bojaxhiu u fut në garë me synimin per të thithur gjithashtu votat e të pakënaqurve.

Partia e themeluar prej ti, “Sfida për Shqipërinë”, realizoi së fundmi procesin e votimit një anëtar, një votë për përzgjedhjen e kandidatëve për qarkun Tiranë. Për herë të parë në skenën politike, partia e tij realizoi votimin elektronik ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e Sfidës për qarkun Tiranë, duke formuar demokratikisht listën me 34 kandidatët, e kryesuar nga ai vetë.

Përballë këtyre dy mundësive, demokratët nuk do të gjendeshin përballë asgjësë, e as të braktisur, nga vendimi pa vendim i PD, i cili do ta çonte PD-në e 44 mandateve të 2013, në një tkurrje më të madhe, atrofizim total!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “PD nuk hyn në zgjedhje? Ja alternativa e demokratëve që duan të votojnë”

  1. Goni says:

    Hahahah ah seriozisht e keni. Nuk ka zgjedhje pa opozite sepse është thelbi I këtij sistemi. Përrallat dhe indikacionet e Meros bëjnë ed Ramën edhe pushtet edhe opozitë, ndaj ata që janë më opozitën sigurisht që duhet të braktisin zgjedhjet farsë.

    1. Nn says:

      Pse mo Goni – jeni martuar me PD deri ne vdekje, qe nuk konsideroni te tjera alternativa?

    2. Labi Vlore says:

      @Goni. Pirdh se lirohesh.

    3. Asnje cudi says:

      Thelbi i ketij sistemi eshte prona private dhe ekonomia e tregut, ku shteti vepron si rregullator!
      Kjo realizohet me perkushtim dhe largpamesi, me ose pa opozite!
      Kina prej vitesh eshte nje prove kokeforte per kete!

  2. Anarko-Sindikalisti says:

    Epo shume mire o Bushatlli. Tani juve opozitareve te perjetshem kunder kujtdo dhe gjithshkaje, ju ka trokitur fati ne dere. Bashke me Lubonjen, Zhejin, Shkullakun, Bejtjen, Rakipllarin, Lelen etj, etj., keni shansin e arte qe nje here vjen ne jete. ”Per hir” te popullit, bashkohuni me Cipras-in shqiptar, Blushin, partine e te cilit e formezuat dhe frymezuat vete e te dilni ne mejdan, tani qe fusha eshte e lire e t’ia thyeni hundet Rame-s, sic keni enderruar pa sukses perreth dy dekada. Perndryshe fjala e urte (qe perdoret per qeverite) do te shnderrohej ne : “Çdo popull i meriton analistet e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *