Tre arsye pse 18 qershori është në favor të Lulzim Bashës

1 Maj 2017, 11:53Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Ndonëse Edi Rama shprehet gjysmë i bindur për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv. Ndoshta ky artikulim në shtim i Ramës ditët e fundit mund ta zhbëjë një pakt politik të arritur përtej politikës që na ofron ekrani. Një pakt ky që as lëshimet e mazhorancës nuk arritën ta bindin Lulzim Bashën në negociatat me dyshen gjermane të ardhur enkas në Tiranën e trazuar prej më shumë se dy muajsh.

Këmbëngulja e kreut të PD për mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për mosbindje civile në vazhdim jo detyrimisht tregon një vendim të prerë për aq kohë sa politika ofron surpriza të minutës së fundit sikurse ishte edhe zgjedhja e presidentit të ri. Nga ana tjetër, një sërë faktorësh do ta shpëtonin fatin politik të Partisë Demokratike, në rast se ajo merr pjesë në garën e 18 qershorit.

Së pari, Lulzim Basha ka nisur një fushatë dy muaj përpara mazhorancës dhe afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Qëndrimi për mbi 60 ditë në çadër nuk ka sjellë asnjë risi përveç rekordit në kohështrirje të një proteste, por nga ana tjetër ka pasur impakt politik. Kjo formë i ka ofruar Lulzim Bashës një mbulim mediatik të përditshëm, sa herë që ai apo kryetarë të partive në koalicion me të kanë dashur të flasin. Përmes çadrës, Lulzim Basha ka përfshirë në fushatë edhe ish-kryeministrin Berisha ku ky i fundit flet çdo të enjte nga mesi i bulevardit. Në rastin kur PD do të ishte në një fushatë të deklaruar zgjedhore, sigurisht që Berisha nuk do të pranonte të ndiqte mitingjes e Bashës cep më cep. Ndërkohë, çadra i ka ofruar një fushatë më tepër sesa komode Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare. Kjo pasi atyre nuk u është dashur të organizojnë takime e tubime nëpër Shqipëri, por kanë sjellë elektoratin nga rrethet në çadrën e Tiranës.

Së dyti, zbulimi i listave nga kundërshtarët tashmë ia bën më të lehtë një përballje Partisë Demokratike. Rama është shprehur për një afat 48-orësh që opozita të përfshihet në zgjedhje, çka tregon se ndaj PD-së janë gati të bëhet çdo lëshim nga ana e KQZ-së për afatet. Megjithate, Basha e ka të zbuluar tashmë skuadrën armike çka ia thjeshton garën ku ai mund të zgjedhë se cilin të vendosë përball kujt në çdo qark. Nga ana tjetër, mosangazhimi i një sërë emrash të njohur në PD gjatë dy muajve të çadrës, ia lehtëson kreut të PD pastrimin e listave të tij. Së pari për mospjesëmarrje në protestë dhe së dyti si emra të konsumuar gjatë qeverisjës Berisha. Kjo do ta çonte PD-në në zgjedhje me një skuadër të rinovuar si në emra individësh, ashtu edhë në cilësi. Të paktën Basha ka pretenduar se i ka emrat sa herë që i është përmendur mungesa e burimeve njerëzore në partinë e tij.

Së treti, Partia Demokratike mund ta rrisë stekën e kërkesave në shkëmbim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pas 3 muajsh fushate, përfshirë edhe afatin zyrtar të Kodit, opozita mund të kërkojë të drejtën e regjistrimit edhe si koalicion. Përmes këtij kushti, PD do të hynte në një garë ku sistemi zgjedhor favorizon koalicionet ndërsa përballë do të kishte 17 parti të tjera që garojnë të shpërqëndruara. Dhe për më tepër, ajo do të gjente një elektorat të demoralizuar nga zhvillimet politike e kryesisht atë të LSI-së.

Tashmë që fushata ka nisur zyrtarisht, Lulzim Basha ka në dorë të tregojë nëse çadra ishte një taktike për të kapur ‘mat’ kundërshtarin në minutën e fundit, apo një rezistencë ndaj Vettingut sikurse është aluduar gjatë. Në rast se është kjo e fundit, askush nuk mund ta shpëtojë Partinë historike Demokratike përveç vetes së saj. PD-në mund ta nxjerrë nga çadra vetë çadra dhe për këtë duhet një lëvizje përtej Bashës dhe Berishës brenda selisë blu.

22 komente në “Tre arsye pse 18 qershori është në favor të Lulzim Bashës”

  1. shqiptar says:

    uroj qe PD te shkrihet perfundimisht si parti.
    26 vjet veç shkaterim e vrasje solli ne Shqiperi.

  2. tirana says:

    AMEN UDHE E MBARE PD-s

  3. pjeter says:

    njerzit e ndershem qe nuk duan tia dine per ps e lsi, votoni partite e tjera si psh. te bojaxhiut apo shehin, nje numur i mire deputetesh ne parlament per keto parti dote detyronte shumicen qe do te dali pas 18 qershorit te diskutoje shpesh me ata gjate legjislacionit te ardheshem, lereni bashen te mbytet ne shurren e tij.

  4. nari says:

    Deri tani nuk kemi pare nje program konkret te PD .por vetem deklarata lufte dhe akuza te pa provuara nga organet kompetente.
    Si ka mundesi qe Prokuroria qe dihet qe eshte beniamine e PD-se nuk eshte prononcuar per asnje akuze te ngritur.
    Ne se hyn ne zgjedhje ,PD kerkon votat vetem te atyre qe jane inorante dhe symbyllur me PD pasi nuk ka paraqitur asnje alternative.

  5. luli nga Kosova says:

    Leri keto kriminela te shqiperise se ky lloj klani eshte i lidhur me qarqet me shoviniste serbe dhe kerkojne vetem destabilitet. Lul Basha e ka zanafillen e tij qe nga Rambujeja, qe nga mos perkthimet se si duehn per gjoja se shqiperia i ka marre te brendshme serbeve. Ketyre krimineleve te popullit shqiptar eshte per tu q%%% ne mb%%%.
    Ky eshte fati i popullit shqiptar. keto kerkojne vetem destabilitet, destibalitet, destabilitet te shqiperise, por zoti te shikon dhe merr hak deri ne 7 breza, jo gruan hollandeze ta kete Lul krimineli, por edhe nga ato fise qe jane zbulluar tani kohet e fundit qe qendrojne pa breke e pa kanatjere. O zot shikoje nje here keto Bashrat dhe Berishnat dhe ndihmo vetem popullin e thjeshte shqiptar qe ka vuajtur dhe vazhdon te vuaj nga keto tip kriminelash serbe dhe disa qarqe greke. Keto nuk e njohin Ameriken dhe Europen perendimore.

  6. art says:

    Sa per te qeshur, dmth Pd-ne e lejojne te regjistrohet si koalicion dhe keta te tjeret rrine keshtu sic jane. Hajde anelize, hajde. Pse nuk thua; pika kater nqs Pd do te kerkoj 139 deputet keta ja falin?

    1. Sela says:

      Rama dhe Meta zgjodhen vete te mos benin koalicion. Mqns nuk e gjeti gjuhen mazhoranca, te mos beje as opozita koalicion?

  7. Populli says:

    Tu hiqen Vizat si persona Non Grada nga BE & USA njerezit armiq te POPULLIT Shqiptar:

    Sali (VUK Karaxhici) I rritur nga Ram Berisha;
    Lulzim (Ilir Hoxha) I rritur nga Xhelal Basha;
    Grida Duma, Flamur Noka, J.Topalli, Bregu, Strazimiri, Bumci…

  8. edmond says:

    nivel shume i ulet analize! Thuhet qe Basha ka bere fushate! A mund te me thoni cili eshte programi elektoral i paraqitur ne kete qe e quani “fushtate”? qeveria teknike? gomat e çpuara? Xhamat e thyer? terheqja zvarre ne Lane? slogani republike e re? slogani çadra e lirise? Rama do perfundoje si Duçja? bllokimi i rrugeve per nje ore? mosbindja civile? Personalisht kam kuptuar vetem nje pike nga programi por edhe ajo eshte e jashte-ligjshme: thirrje per te mos paguar taksat me 19 qershor dhe per te mos zbatuar ligjet!

    1. Karenina says:

      ca programi do me shum ti mondo? ka then pra do shfuqizoje ligjin e arsimit te larte, do presi lidhjet e medias se korruptuar me politiken, do uli taksa, do subcencionoje naften e fermereve,. shef tv ti apo jO>?

  9. capi dhia says:

    Po ku eshte Demokracia ketu?
    Kesaj i thone te luash me Demokracine, duke patur Popullin ne vend te topit.
    Ose: Edi Rama eshte nje antidemokrat fort, fort i kamufluar dhe qe aktualisht po zbulohet nga PD, hiqen petet lakrorit nga PD, nga Vettingu qe nuk ka fillluar, nga SHBA dhe BE qe duan Vettingun dhe qeverine etj. !!! Nuk e kuptoj pse intrigohet, shkerdhehet e verteta si ne DIKTATURE.? Ku eshte ndryshimi i pandryshueshem. Pse vdekja quhet jete, dhe anasjelltas? Vetem filo Ruset mund dhe u’a do puna, interesi, etj., etj., Ti Rada ose Radmill ose Radmilla cfare muti je? Pse nuk flisni hapur me popullin qe ju doni qe tu lexoje dhe ju lexon, po nuk ju kupton?!!!. Fuck You. You are short of democratic ideas. Se te ishe rusofil nuk te botonte Bazja. Ke RD.

  10. Franci says:

    Eshte mire qe kjo parti te shkrihet pasi vetem rremuja ,vrasje tym e flake i ka sjelle ketij populli.

  11. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    uroj ce PS e droga e rames te shkrihen njehere pergjithmone

  12. Djathtas says:

    Nga kjo “analize” ne “te paditurit” mesojme se si duhet kapur veshi i djathte me doren e majte por nga mbrapa ama!

    1. Filpi Traka says:

      Nuk eshte e thene me mesu njeri gje, por te hyje opozita ne votime qe te kemi nje proces normal

  13. Peco says:

    Me se fundi te behet zemra mal kur shikon qe nje brez I ri analistesh, si ky djalosh, qe perdorin logjike te ftohte per te analizuar situaten. Bravo djal, nga te paktet njerez me mend qe kam lexuar keto kohe ne politike.

  14. Shqiptari says:

    2 here urome per zhdukjen e partise kriminele me 2gishtat perpjete .

  15. Adrenalin says:

    Në rastëse e majta merr votat e 2013 , a do të thot luli se u vodhën zgjedhjet.
    Dhe nqs e thotë kujt do tja thot kur ai nuk merr pjesë në zgjedhje.
    Pra çfar favori ka kur ai do të jet në Amstërdam.
    A po do të protestoj dhunshëm ditën e zgjedhjeve.
    Me ligj a lejohen grumbullimet politike apo protesta diën e zgjedhjeve.
    Pra dridhe nga të duash përfundimi është populli do të votoj policia duhet të garantoj qetësi ditën e zgjedhjeve gjykata të dënojë dhunuesit e zgjedhjeve.

  16. Erka says:

    analize e shkelqyer, basha duhet te veprioje nese do te marri nje rezultat te kenaqshme. ne te kundert do ndodhe ajo qe ka thene rada ne rreshtine fundit. dhe zerat e pare brenda pd nisen me bregun, topallin dhe selamin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje