Tre lajme nga lista e Ramës

1 Maj 2017, 12:08Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni është i parëndësishëm, publikimi i listave të PS ka ngjallur debat. Prej tyre janë hequr pothuajse gjysma e deputetëve të kuvendit që po mbyllet, prandaj i’a vlen të kuptosh arsyet e kësaj “Rilindjeje bis”.

Lajmi i parë, i mirë, është fakti se këtë radhë listat e PS janë zhveshur nga të fortit, trafikantët, tutorët e prostitutave, vrasësit jashtë teritorit të vendit. Pra automatikisht kjo do të thotë që ndonëse qesharak, i pabesueshëm apo i denjë për Korenë e Veriut, parlamenti i ardhshëm së paku nuk do të jetë më i kriminalizuar.

Ndoshta për arsyen se të fortët nuk i duheshin më, kryeministri e ka pastruar këtë kategori nga radhët e përfaqësuesve të PS-së. Madje ai ka shkuar edhe më tej, ka fshirë nga listat edhe ata njerëz mbi të cilët prokuroria ka hedhur qoftë edhe një hije dyshimi, duke dëshmuar se ndonëse publikisht nuk e ka pranuar kurrë, beteja e dekriminalizimit e ka raskapitur moralisht.

Lajmi i dytë është se ai po paraqet përballë shqiptarëve një PS pa memorie. Fshirja nga listat e pothuajse të gjithë themeluesve të kësaj partie, përpos Gramoz Ruçit, ka shkëputur çdo lidhje, jo vetëm me ish- socialistët e Nanos, por mbi të gjitha me atë forcë që përballoi opozitën heroike të viteve të ’92-’97 dhe që rindërtoi vendin pas kësaj periudhe traumatike.
Ashtu siç kishte paraljamëruar Blushi me kohë, tani nuk ka më PS, por ka vetëm Rilindje dhe ky formacion i ri ka po aq lidhje me socialistët sa ç’kishte partia e Nanos me atë të Enver Hoxhës.

Lajmi i tretë është spastrimi jo vetëm i atyre njerëzve që kanë folur kundër, por edhe i atyre që nuk kanë duartrokitur zellshëm. Nëse dikush ka shprehur ndonjë mendim se si duheshin bërë zgjedhjet në PS, ai nuk është më sot në listë. Nëse dikush ka refuzuar qoftë edhe në heshtje ndonjë urdhër të kryeministrit se si duhen drejtuar financat e vendit, ai është quajtur heretik. Nëse dikush ka qenë korrekt, por familiarët e tij kanë guxuar të flasin publikisht kundër shefit edhe ai konsiderohet i padobishëm.

Pra lista aktuale e Rilindjes ka fshirë përfundimisht edhe filizat e fundit të pluralitetit dhe mendimit alternativ duke  i dhënë fund praktikës më të mirë që ka shoqëruar për gati dy dekada atë që konsiderohej si partia me demokratike shqiptare.

Të tre këta elementë, pavarësisht se veç e veç, mund të duken dikush më i mirë dhe dikush me i keq, konvergojnë në të njëjtën pikë. Ato përmblidhen në konceptin e Erdoganit, që po ngjall sot aq shumë polemika, që e konsideron demokracinë si një tramvaj, që i hypen atëherë kur do dhe që i zbret pasi ke arritur qëllimin. Kështu ka vepruar edhe Edi Rama. Ai i përdori banditët për të përballuar, fuqinë e dhunshme të Berishës. Ai i thiri në ndihmë memories së PS kur i duhej që të fitonte zgjedhjet. Ai i duroi edhe ata që nuk e shihnin si përëndi sepse i nevojiteshin si pjesë e një fronti që do ta conte drejt qëllimit.

Por, tani askush nuk është më i domosdoshëm, sepse Edi Rama po shkon drejt marrjes së pushtetit pa garë. Dhe ashtu siç ndodh pas instalimit të rregjimeve moniste, ata nuk i durojnë më as kriminelët e vet, as bashkëudhëtarët e vet, as disidentët e vet. Edhe Edi Rama këtë po bën. Ai po i spastron të gjithë sepse në 18 qershor, në një parlament pa opozitë, ai po bëhet gati t’i zbresë tramvajit të demokracisë. (Lapsi.al)

20 komente në “Tre lajme nga lista e Ramës”

  1. shefi says:

    Dmth nje gje perfekte-pa deputete tekriminalizuar-!

    1. kujtesa says:

      O Bushat! Meqenese jam paaaaaaak fare me i madh se ty,do doja te tregoja ate historine me gomarin ose ate qe ka lidhje me pemen! Ke te duash kujto dhe do e gjesh vehten fiks si ata te anektodes! Po ik ore se le nam. E ka njeriu nje bosht por jo keshtu. Tamam si nje vertebroret je bere!

    2. xheJ eN Bi says:

      Andi Bushati ,eshte nje analist qe nuk ben dot nje analize te thjeshte,
      por shkruan per te shkruar.

      Nga njera ane Bushati do ate qe beri Partia Komuniste e Shqiperise dhe me vone PPSH-ja.
      Gjyshi Bushatit me te gjithe shoket e luftes qe nga 28 Nentori i 1944-es
      e deri ne Dhjetor te 1990-es ishin ne pushtet,qene te perjetshem.
      Bushati do qe Rama ta aplikoje ne 2017-en dhe ne pluralizem.
      Bushati mohon evolimin e nje partie ,ai kerkon qe ata
      qe e themeluan duhet te jene ne krye deri sa te jene gjalle.

      Bushati shkruan : “Ai i perdori banditet per te perballuar ,fuqine e dhunshe te Berishes”.
      Po kjo eshte dhe filozofia e popullit :armikun duhet ta luftosh me armet e tij.
      Kur e ke mundur kundershtarin,atehere perse te duhen ato arme ?
      Derisa Rama ka bere nje veprim te zgjuar,perse Bushati duhet t’ja ngarkoje
      si nje veprim negativ.

      Idiotesia me e madhe per nje analisti eshte kur perdor nje argument qe e perdor
      opozita per kundershtarin e tij.Opozita e akuzon Ramen se do te behet nje Erdogan
      ne Shqiperi.Per kete, opozita nuk ka asnje argument ,se me Reformen ne Drejtesi
      Rama nuk ka as ndikimin me te vogel mbi drejtesine.Megjithate opozita duke genjyer
      opinionin i vesh Rames nje atribut qe nuk i takon.

      Po Bushati si nje analist qe nuk di te beje nje analize e mer per te qënë.

  2. timi says:

    Ky dhe disa te tjere si ky jane fat i madh qe i kemi sepse na ndricojne e na tregojne rrugen e duhur sic na ndriconte gjyshi i ketij ca dekada te shkuara. lehni lenhi or qener po Edi Rama vetem ecen perpara.

  3. guri says:

    Po nukeshte faj i Rames qe PD nuk futet ne gare.

  4. corape kuqi says:

    Bravo andi.
    Prit tani sulmin apo eren e keqe qe do leshojne halete i ministeive dhe te bashkise.
    Lexoi, lezoi. Mos u tremb

  5. capi dhia says:

    E reja keshtu vjen more Dobic, nuk eshte publicistike qe e shkruan edhe kur je 100 vjec. Po ka. i, ka. ngelet, sado e sido ta … . Lab muti, I lindur per poshtersira.

  6. zana says:

    Per mua e para eshte kryesore, mendimi ndryshe vjen ne kohe. Rendesi ka cilesia e deputetit. Mendimin alternativ e jep populli ose opozita, sigurisht edhe brenda partise. Duke qene se jane te pakapur, do te thote qe nuk varen nga njeri dhe heret a von do e thone fjalen e tyre.

  7. Petrit Shkembi says:

    Kta punen e tramvajit e ka me spond per Luloqen ky Bushati ?

  8. mergim tari says:

    Z. BUSHATI
    MEGJITHESE CINIZMIN DHE FELLIQESINE TENDE NE TE GJYKUAR, PER TE NXIRE PARTINE SOCIALISTE DHE EDI RAMEN, PA DASHUR KE THENE NJE TE VERTETE TE MIRE PER PS….. QE ATY NUK DO TE KETE TE LIDHUR ME KRIMIN….., POR PA DASHJE KE THENE GJITHASHTU QE KA IKUR KASTA E VJETER E PS. KETE E KE THENE ME CINIZEM, POR NUK E KUPTON QE PAS 25 VJET PATJETER DUHET TE NDERROHET EDHE KLASA POLITIKE DHE QE KJO ESHTE NJE GJE E MIRE.
    NDRYSHE PERFUNDOJNE SI PUNA JOTE NJE KOMENTUES NGJARJESH QE KE QE NGA SHKULLI I KALUAR DHE QE TASHME JE KTHYER I PABESUESHEM DHE RRJEDHIMISHT I PA DEGJUESHEM, I PALEXUESHEM, THJESHT I PAVLERE.

  9. KOMBI says:

    Hall keshtu dhe hall ashtu . Shume mire ka bere qe ka rinovuar aktoret politik . Bravo Rama .

  10. Dinamo says:

    Te njejten gje do te thoshe edhe sikur Rama ti perfshinte ne liste emrat e lartepermendur. Sepse ti o Andi (jo i Bushatllinjeve), prapanica te kruhet vetem me Ramen.Eshte semundje e te gjithe atyre qe nuk meritojne mbiemrat qe mbajne (Lubonja, Zheji etj)

  11. Anarko-Sindikalisti says:

    Epo shume mire o Bushatlli. Tani juve opozitareve te perjetshem kunder kujtdo dhe gjithshkaje, ju ka trokitur fati ne dere. Bashke me Lubonjen, Zhejin, Shkullakun, Bejtjen, Rakipllarin, Lelen etj, etj., keni shansin e arte qe nje here vjen ne jete. ”Per hir” te popullit, bashkohuni me Cipras-in shqiptar, Blushin, partine e te cilit e formezuat dhe frymezuat vete e te dilni ne mejdan, tani qe fusha eshte e lire e t’ia thyeni hundet Rame-s, sic keni enderruar pa sukses perreth dy dekada. Perndryshe fjala e urte (qe perdoret per qeverite) do te shnderrohej ne : “Çdo popull i meriton analistet e tij”.

  12. Peco says:

    Ketij mendimet I burojne nga nje urrejtje e kalcifikuar fort per Edi Ramen. Kjo e bene te mos jete neutral ne gjykime dhe per rrjedhoje nga nje individ I tille skajshmerisht I njeanshem dhe mercenar nuk mund te presesh kurre gjykime te arsyeshme.

  13. Ledio says:

    Pse doje akoma Namik Dokle edhe Gramoz Rucin ne parlament? Jemi ne 2017 jo ne 1991.

  14. Dita says:

    Lajmi i pare eshte se lista eshte me renditje sipas zonave zgjedhore pra kerkese e partive te vogla pra ende jemi ne negociata per ndryshim kodi me lista te hapura.

  15. Jimi says:

    Me demek nipcja thote: Me ngrove gomarin, me ftove gomarin!
    Sipas nipces! Kur nipcja mendonte se Rama kishte rreth vetes te inkriminuar, i thoshte ti hiqte, por ky nuk i hiqte. Pse nuk i heq?
    Tani qe Rama i hoqi keta “te inkriminuar” nipcja thote: Pse i heq?
    Hajde gjeje!? Keq me qe e keq me buaj! Qe e mbajne veten per analiste kete e dime, por qe te jene edhe filozofe dhe oeganizatore partish, kete nuk e dime!?
    Kryetar i nje partie zgjidhet nga anetaresia e saje, per vlerat intelektuale si dhe per aftesite organizative e mobilizuese te elektoratit
    Mbi kete votebesim kryetari sebashku me nje staf po edhe ky i votebesuar nga anetaresia, nderton nje program politike dhe ekonomikike, te cilin e shpalos para zgjedhesve. Kur edhe zgjedhesit e votebesojne kete program, kesaj force politike nuk i mbetet gje tjetyer vecse ta zbatoj ate
    Ne rast deshtimi elektorati i heqe te drejten e drejtimit te vendit per nje mandat te dyte.
    Tani po te jap une nje mendje! Keta qen bir qenesh nuk dine dhe nuk duan ta bejne kete vend, ti meqe do edhe di shume, e di c’ke? Nuk krijon nje parti sipas mides tende dhe ke per te pare se ku do te shkojne keta pisevenge, i tere populli ka per te te ardhur mbrapa dhe ka per te pritur si “Mesia”

  16. lul cadra says:

    …po na flet shoku hysni kapo…

  17. @ says:

    Na ishte njehere Edi Rama me korin e femijve….

  18. fritz says:

    Nuk eshte e vertete o Bushat.Ne listen e Shkodres ka nr 2 Paulin Sterkaj dhe nr 4 Luan Harusha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje