VIDEO/ Reagon Oketa ndaj akuzave të Bashës për kreun e FRD: Ndjej keqardhje për Bashën, politikan i ri me teza të vjetra

Sekretari i përgjithshëm i FRD Gazmed Oketa ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashës i cili e quajti kreun e FRD Bamir Topin si mercenarë të pushtetit.

I ftuar në studion e Report Tv, Oketa është shprehur se ndjen keqardhje për të dhe  tha se Basha është një figurë politike e rë , me përgjegjësi shumë të mëdha por që ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat.

“Unë për Bashën ndjejë keqardhje pasi një politikan i ri në moshë, ka një përgjegjësi shumë të madhe, dhe ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. Kam dyshimet e mia në fakt se ka qenë ai që e ka sjellë opozitën në këtë situatë. Idetë shterojnë, dhe fjalët gjithashtu dhe tani tenton të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës”, tha Oketa në Report Tv.

Duke marrë shkas nga e kaluara, Oketa tha se historia ka treguar se ka pasur një zgjidhje në momentet e fundit, dhe nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë të ndodh edhe sot.

“Historia politike e Shqipërisë ka dëshmuar që gjithmonë në momentet e fundit mund të ketë një zgjidhje, të urojmë që këtë radhe do të ketë”, tha ai.

Oketa u shpreh i bindur se vendi duhet të mbajë zgjedhje më 18 qershor, dhe se FRD do t’u japë mbështetësve të djathtë një alternativë zgjedhjeje.

Gazmend Oketa kryeson në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës për FRD i ndjekur nga Theodhor Kristuli dhe Valbona Durimi e ndërsa kreu i saj Bamir Topi nuk do të jetë kandidat për deputet.

I ftuar ne studio, Gazmend Oketa

#reporttv #news #info #live I ftuar ne studio, Gazmend Oketa

Publié par Report TV sur lundi 1 mai 2017

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Reagon Oketa ndaj akuzave të Bashës për kreun e FRD: Ndjej keqardhje për Bashën, politikan i ri me teza të vjetra”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha ka perseritur theniet e Berishes,i kemi degjuar se mbas 18 qershorit Rama nuk ka mandat per qeverisje!!!!!!

  2. Visar says:

    FRD t’i bashkohet PD te Bashes, dhe tu jape shprese shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *