Zef Brozi: Berisha e Basha dhunojnë hapur ligjet, të mos tolerohen. Mbështeten nga organizata terroriste, duan destabilitet

1 Maj 2017, 13:13Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi që nga SHBA vijon të jetë i shqetësuar për fatet e vendit.

Ai kërkon nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet më të larta të shtetit që të mos e lejojnë Berishën, Bashën dhe disa deputetë te tjerë të dhunojnë institucionet.

Për Brozin, ky kontigjent mbështetet nga organizata terroriste që duan të destabilizojnë vendin.

Ligji e shteti ligjor nuk lejojnë askënd, qofshin këta drejtues partish, deputetë, a qytetarë, që të cënojë a pengojë zgjedhjet e 7 Majit dhe 18 Qershorit.

Prokuroria, Policia, Gjyqësori, Presidenti, Qeveria dhe gjithë Institucionet e tjera të shtetit do t’i bëjnë dëm të madh Shqipërisë nëse do të vazhdojnë të tolerojnë Berishën, Bashën dhe disa deputetë opozitarë që po dhunojnë haptazi ligjet dhe rregullat e demokracisë.

Organizata terroriste, disa shtete anti-perëndimore dhe disa shërbetorë të tyre në Shqipëri, dhe ata që kanë frikë personale nga Vetingu, po bëjnë gjithçka munden të destabilizojnë Shqipërinë në këtë moment aq jetik e shpresëdhënëse për realizimin e ëndrrës europiane të vendit tonë të dashur.

U bëj apel të gjithë demokratëve të ndershëm dhe qytetarëve të jenë vigjilentë, të zbatojnë ligjet dhe respektojnë rregullat e demokracisë dhe të mos bëhen viktima të disa drejtuesve e politikanëve të inkriminuar që kanë marrë peng Partinë Demokratike”, apelon Brozi.

9 komente në “Zef Brozi: Berisha e Basha dhunojnë hapur ligjet, të mos tolerohen. Mbështeten nga organizata terroriste, duan destabilitet”

  1. Endri says:

    Po mer Broz po nga andej flasim te gjithe mire, halli eshte qe nese te dhimbset Shqiperia hajde ketej e foli popullit nga afer.
    Na u bere si Fan Noli e Faik Konica qe i fusnin nje pordhe nga USA per gjendjen e Shqiperise dhe e shprehnin atdhedashurin nga larg.

    1. kashi says:

      rendesi ka qe ka te drejt se nga vine fjalet nuk ka redesi apo jo endri

    2. spartaku says:

      Endri! Kur nje njeri i ndershem si zoti Brozi qe ka deshire te ndihmoi vendin dhe popullin e tij,nuk ka rendesi largesia.Ato qe mund t’i thot afer ato do thot dhe nga larg.Zoti Brozi eshte nje nga juristet me te mire dhe njerez te till i duhen shqiperise.

  2. Neta says:

    Shteti , duhet të veprojë ndaj ANTISHTETIT!!!
    NJERËZ!! MOS U BËNI MISH PËR TOP!!
    Basha dhe Berisha, S’KANË MORAL ,LEGJITIMITET
    DHE MBËSHTETJE, TË BËJNË ATË QË THONË DHE PRETENDOJNË!
    SHTETI TË VEPROJË ME FORCË NDAJ ANTISHTETIT!!????????????????????????????????????

  3. Shume e drejte zoti Brozi, por eshte ne dore te USA dhe BE ti vere sanksione shume te ashpra kush destabilizon vendin.
    Tu hiqet viza si persona non GRADA per te hyre ne BE and USA:

    Sali (Vuk Karaxhich) I rritur nga Ram Berisha;
    Lulzim (Ilir Hoxha) I rritur nga Xhelal Basha;
    Grida Duma;
    Flamur Noka;
    Strazimiri, Bumci, Zogaj, Topalli;

  4. Alda says:

    ????????That’s it!??

  5. Xha Selimi says:

    Z.Brozi , perse nuk organizon diasporen ne menyre qe te ndikoni prane DASH – it ne menyre qe drejtuesit antiligjor te cdo ane te konsiderohen si persona te cilet dalin kunder parimeve demokratike , parime keto te cilat DASH i paraqet si virtytet e politikes amerikane ne bote . Ju e kuptoni qe vota e popullit nuk eshte lexuar asnjehere sic duhet . Kerkoni qe presidenti amerikan te perfaqesohet nga nje perfaqesues me dinjitet dhe jo te behet objekt barsaletash duke kaluar cdo dite nga tre kater here ne zyren e nje bastardi te zyra e nje bastardi tjeter . Punoni aty qe te kete rrezultat ketu !

  6. nina says:

    RRESPEKTE Z. BROZI.. DREJTESIA MUNGON NE SHQIPERI. PRANDAJ BERTASIN SI SALIU DHE LULI SI HITLER KUNDRA QEVERISE AKTUALE.. ATA SDUAN VETING.. ATA DUHET TE JENE NEN PRANGA
    .. PO I BEJNE DEM SHQIPERISE SIC I KANE BERE KETO 26 VITE.. SALIU DHE LULI DUAN TE KTHEJNE 97 NE VEND..

  7. Ahmet says:

    Te gjithe jane binde se Sali dhe Lulzim Berisha duan destabilitet qe te pengojne Vetingun e mundesisht ta marrin pushtetin me dhume e jo me vote duke i sherbyer terrorizmit dhe armqve te ketij vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje