Anëtari i KQZ: PD regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit, nëse ndryshon Kodi Zgjedhor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj deklaron se regjistrimi i PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit mund të bëhet vetëm përmes një marrëveshje politike që do sillte ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Gjatë një interviste për Report Tv, Osmanaj thekson se pa një pakt politik mes palëve, PD dhe çdo parti tjetër e opozitës e ka të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Kjo bëhet vetëm më marrëveshje politike dhe me ndryshim në Kodin Zgjedhor. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk ka asnjë mundësi që forcat politike të paregjistruara të regjistrohen“, u shpreh Osmanaj.

Numri dy i KQZ sqaroi gjithashtu se edhe dorëzimi i listave dhe formularëve u bë në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Dorëzimi i formularëve ka qenë data 28 prill. Kodi parashikon dorëzimin e listave jo më vonë se 50 ditë para zgjedhjeve.

S’mund t’u lihet asnjë hapësirë partive politike për datën 3 maj, pasi duihet të ishin regjistuar jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërsa koalicionet jo më vonë se 60 ditë.

Jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve ne verifikojmë dokumentacionin e dorëzuar nga partitë poliotike dhe më pas ua kthejmë partive politike për t’i korrigjuar. Ka parti që kanë shumë prbleme me dokumentacionin si me listat mbështetëse ashtu edhe me formularët.

Janë mbi 5-6 parti të cilave do t’iu kthehen materialet. Proces ky që partitë politike duhet ta përmbushin deri në datën 8 maj“, tha ai.

Sa i takon ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të listave të partive politike, Osmanaj theksoi se një gjë e tillë mund ta bëjë edhe PD pasi ka përfaqësuesit e saj në KQZ.

Subjekteve zgjedhore u lind e drejta ta ankimojnë. Ankimimin mund ta bëjnë ato forca politike që janë në KQZ. PD ka përfaqësues në KQZ sepse është forcë politike që ka mandate në parlament dhe deri në përfundimin e këtij parlamenti ka përfaqësuesit e saj në KQZ”, shtoi më tej Hysen Osmanaj.

Ndërkohë, KQZ po verifikon të dhënat e kandidatëve në formular, në kuadër të dekriminalizimit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Anëtari i KQZ: PD regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit, nëse ndryshon Kodi Zgjedhor”

  1. Beni says:

    Ndoshta zoti osmanaj duhet te lexoj me mire kodin zgjedhor dhe te kuptoj se cilat jan subjektet zgjedhore.

  2. KOMBI says:

    Nuk ka vullnet politik , por vullnet i qytetareve . Zgjedhjet nuk jane te partive ,por te popullit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *