Basha s’di çfarë thotë më, kritika Berishës për Kushtetutën 2008 dhe propozim Ramës për rikthim në mazhoritar me vetëm 100 deputetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Duke pranuar gabimin e PD-­së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Lulzim Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale.

Nga çadra, Basha tha se rikthimi në mazhoritar do të rriste llogaridhënien e deputetëve përballë elektoratit të tyre. “Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët.

Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë.

Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.

Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.

Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”, tha Basha.

Sistemi i ri rajonal proporcional që e ndau Shqipërinë në 12 qarqe u bë në vitin 2009. Ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor u bene në vitin 2008.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Basha s’di çfarë thotë më, kritika Berishës për Kushtetutën 2008 dhe propozim Ramës për rikthim në mazhoritar me vetëm 100 deputetë”

  1. NYC says:

    Po shko pra ne parlament. Propozimet dhe ndryshimet nuk vijne nga cadra o koqe.

  2. ABC says:

    Nese ja arrin kesaj, te falenderoj, packa se keni shume per ti paguar mbrapsht ketij populli, ti dhe te gjithe ata qe e kane vjedhur, rrjepur, percmuar kete popull ne keto 25 vite. Por gjithsesi, ky do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur, qe te shmangen te gjithe deputetet kukulla qe te vetmen gje qe dine te bejne eshte ti servilosen kryetarit te partise si dhe te gjitha pseudo-partite me anetarsi kryetarin e fisin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *