Bujar Nishani i bën thirrje Bashës të ulet në tryezë me Ramën: Kjo krizë s’mund të vazhdojë më

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Bujar Nishani i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, që të ulen në një tryezë për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Nishani është ofruar që të organizojë këtë takim.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend.

Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bujar Nishani i bën thirrje Bashës të ulet në tryezë me Ramën: Kjo krizë s’mund të vazhdojë më”

  1. Ballabani brenda cadres says:

    Aman,uluni ne bisedime dhe zgjidheni situaten se,do na mbetet sakati pa votuar.Sa shpejt qe reagoi mor jahu.Ka 73 dite Basha ne cader dhe ky e “cfiliti”,duke mos thene as shendet e as plac per kete situate.Sic duket,kerkoi ta dobesoje Lulushen e te perfitoje vete karrigen e kryetarit te PD-se dhe ate te deputetit.Deputet do behet,ne se do shtyhen zgjedhjet,sic flitet per ne 30 Korrik,sepse ky e mbaron mandatin ne 24 Korrik…
    Kjo eshte dora e Berishes,per te djegur Lulushen,sepse nuk i justifikoj shpresat e Berishes per te ne krye te PD-se.E mbajti Lulushen ne cader dhe i krijoj Nishanit mundesine per te mos mbetur rrugeve,sepse Nishan-lliu ne keto 5 vjet u tregua nje besnik i tij i papare…
    Ah more Lulush kalamani,qe nuk vure nje gram mend edhe pse ishe si nje vic i pa lepire prane Berishes e nuk mesove gje prej intrigave te tij…Vuaje tani…

  2. Ballabani brenda cadres says:

    Perse nuk e botoni komentin tim?
    Po ja u ridergoj:

  3. Ballabani brenda cadres says:

Lini një Përgjigje te Ballabani brenda cadres Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *