Bujar Nishani mohon raportimet: Nuk është arritur asnjë marrëveshje për takimin Rama-Basha

Presidenca ka mohuar raportimet e shpërndara në shumë media, se është arritur marrëveshja që Rama dhe Basha të takohen paraditen e nesërme.

Sipas Presidencës, nuk ka asnjë marrëveshje.

“Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës.

Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median.

Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *