Çfarë është Çadra e Bashës në thelb?

Nga Mustafa Nano

Kam shtatë gjëra që dua të them lidhur me protestën e Bashës. Dhe një post scriptum. Po i marr me radhë

1.Protesta e Bashës nuk është e Bashës.

Protesta e Bashës është e Berishës, s’ka gjë se këtë të fundit askush nuk e zë ngojësh, dhe një dreq e di se pse. Ai është bërë the elephant on the room si për Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, Eduard Selamin, të cilët e nxorën më në fund dje zërin e mekur, ashtu edhe për gjithë masën e komentatorëve politikë të vendit. Të gjithë përmendin çdo gjë që ka të bëjë me këtë protestë, por jo faktin që Basha është një pupac i shkretë e asgjë më shumë, e që fijet në këtë lojë i tërheq Berisha qysh në krye të herës. Ishte domethënëse ajo që ndodhi ditën e vizitës në Tiranë të McAllisterit e Fleckensteinit. Basha u pa të linte në mes bisedimet me ta, dhe e mbajti frymën te zyra e ustait, prej nga doli pas 90 minutash. Dhe pasi doli, shkoi për të mbajtur litaninë e radhës në çadër e për të thënë në stilin e ustait: “Negociatat dështuan; ishte Edi Rama ai që bëri të dështojnë”.

2.Protesta e Bashës (kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta quaj deri në fund “të Bashës”) ngrihet mbi një kauzë që veç e Bashës nuk është. Të kuptohemi, beteja për zgjedhje të rregullta është një betejë e pambyllur në Shqipëri, ajo duhet bërë, por kjo nuk është betejë e tij. Ai e ka humbur të drejtën për ta bërë këtë betejë qysh nga momenti që pranoi të dilte fitues i bashkisë së Tiranës pas një gare të trukuar haptazi në tavolinë.

Protesta ngrihet gjithashtu mbi një premtim a zotim. “Do të themelojmë republikën e re”, thotë ai. Edhe ky zotim nuk ka kuptim i dalë nga goja e Bashës. Ai ka qenë ministër i Brendshëm më 21 Janar, kur në bulevard u vranë Katër vetë, e kur bandat e policisë së tij qëllonin me grushte, me shkelma e tërhiqnin zvarrë këdo që u dilte përpara në shkallët e kullave binjake (jam dëshmitar okular i këtyre skenave), dhe mjafton të dish këtë që t’i thuash: Ik pirdhu me republikën tënde të re!

Shkurt, karakteristika e dytë e protestës është që ajo është e tëra e ngritur mbi kauza të rreme.

3.Karakteristika e tretë e protestës është në fakt thelbi i saj. Kjo protestë bëhet për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Do kishte kuptim të thuhej troç prej Bashës që po, është e vërtetë, unë dua ta bllokoj këtë reformë, pasi ajo synon ta çojë të gjithë sistemin e drejtësisë në duart e Ramës, por ai e ka fshehur synimin për të sabotuar reformën. Përkundrazi, ai ka thënë se PD-ja e do reformën. Mirëpo mbeti zbuluar përballë kërkesës që i erdhi nga jashtë e nga brenda vendit, nga jashtë e nga brenda koalicionit (Dashamir Shehi), nga jashtë e nga brenda partisë (Eduard Selami) për t’i hapur rrugë reformës para se të të ngrinte çadrën. Fakti që zëra të tillë i injoroi, flet vetë: meraku i tij nuk janë zgjedhjet e lira e të ndershme, por kjo reformë.

4.Protesta e Bashës u mendua qysh në krye të herës e formës ultimative, a thua se kish për synim jo krijimin e kushteve për zgjedhje free and fair, por gjetjen e një alibie për mospjesëmarrjen në këto zgjedhje. Thënë ndryshe, protesta, ashtu si u mendua, synonte jo ta bënte të mundur një zgjidhje, por ta bënte të pamundur atë. “Unë nuk futem në zgjedhje, nëse nuk më sillni në tepsi kokën e Edi Ramës”, thoshte Basha pas çdo lëshimi apo tërheqjeje që bëhej nga pala tjetër. Dhe kështu erdhi puna që të gjithë zunë t’i shohin zgjedhjet pa opozitën si të vetmen zgjidhje. Dhe më e bukura është se në këtë histori është Basha ai që duket i lumtur. E kemi parë çdo ditë dhe na ka lënë përshtypjen se i ka mbushur mendjen vetes që, me inteligjencën e vet, na i ka futur këmbët në një këpucë të gjithëve. Duket sikur na thotë: “Nuk keni ku shkoni; unë ju kam në dorë; unë kam në dorë që vendit t’i vë zjarrin; dhe për ta shmangur këtë katastrofë që ju pret, ka vetëm një rrugë: të ma jepni pushtetin në tryezë”. Përfytyroni për një moment sikur të ishte e vërtetë që Basha të na kishte në dorë. Është përtej komikes të të ketë në dorë një si ai. Të vjen të marrësh një urë zjarri vetë në dorë e t’i vësh zjarrin vendit tënd përpara se ta bëjë Basha. Mirëpo, nuk është nevoja. Basha nuk di të bëjë gjë prej gjëje në këtë botë, e jo më t’i vërë zjarrin vendit. Ah, e vetmja gjë që të di të bëjë është të ngjitet turravrap, kur ia kërkojnë, në katin e katërmbëdhjetë të ndërtesës para RTSH-së.

5.Gjëja e pestë që karakterizon protestën është që ajo nuk është e PD-së. Vendimin për ta ngritur çadrën në bulevard e ka marrë ai që e ka marrë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është mbledhur asnjë forum për të diskutuar se ç’do të bëhet. Kemi dëgjuar vetëm Bashën që të flasë në çadër. Dhe ustain, kuptohet. Të tjerë nuk janë ndier. Të tjerëve nuk iu është marrë asnjë mendim. Madje, edhe në momentin që McAllister e Fleckenstein erdhën me një paketë zgjidhjeje që ishte e tëra në favor të PD-së, kjo paketë nuk u shtrua për diskutim në asnjë forum. Me shumë gjasë, nuk është se kjo do ndryshonte ndonjë gjë, pasi edhe E. Selami, M. Bregu e J. Topalli nuk do bëzanin në atë moment, por kjo do bënte që, të paktën formalisht, kostoja politike e Çadrës t’i faturohej gjithë Partisë.

6.Kjo protestë u radikalizua në synimet e veta, dhe për këtë u kërkua edhe një konsensus ndërkombëtar. Basha mori rrugët e botës për të gjetur pak mbështetje. Çfarë nuk bëri për t’i fituar zemrën qoftë edhe një njeriu dosido të skuadrës së Trumpit (lëri të tjerat, por organizoi një ceremoni edhe idiotike, edhe të turpshme në Kamzë, ku iu dha emri “Trump” një rruge), por rezultati ishte indiferenca. Në vend të konsensusit erdhën vetëm kritika e distancime. Edhe një politikan i djathtë si Joseph Daul, të cilin Berisha e ka pasur në thes, njësoj siç ka vetë Bashën, citohej dje (nga M. Bregu) të kish thënë “na vjen keq; kështu si po e bëni, nuk ju ndihmojmë dot”. Dhe kjo përbën karakteristikën e gjashtë të protestës: ajo e futi PD në një collision course edhe me grupimin e partive të veta.

7.Karakteristika e shtatë e protestës – dhe kjo lidhet me Bashën vetë – është që bojkoti i zgjedhjeve do të shërbejë si një alibi për humbjen e pritshme në zgjedhje. Ai e ka kuptuar se e vetmja mënyrë për të mos humbur në zgjedhje është të mos marrë pjesë në to. Nëse futet në zgjedhje dhe i humbet ato, siç do të ndodhte gjithsesi (pasi shqiptarët nuk janë çmendur të sjellin sërish në pushtet partinë e Berishës), ai nuk mund të rrijë më në krye të partisë. Berisha e bëri kryetar ashtu si e bëri, por nuk mund ta mbajë kryetar me pahir. Do kishte dashur ta mbante pa fund në krye të PD-së, sepse kështu garanton që e ka atë parti të vetën, por edhe atij vetë po i bien fuqitë. Dhe kështu, Basha gjeti “shpëtim” te ideja e çmendur e bojkotit të zgjedhjeve.

Post scriptum: Të gjithë ne, qysh nga fillimi, kemi përcjellë idenë se zgjedhjet pa opozitën janë pa kuptim, e prandaj janë një opsion i pamendueshëm. Dhe mirë kemi bërë. Por tani është koha që të heqim dorë nga këto poza “demokratike”. Pasi Basha ka dalë zbuluar me planet e tij, pasi kemi parë që ai është futur në çadër me objektivin e vetëm për të mos dalë prej saj, është koha të themi që zgjedhjet pa opozitën nuk janë ndonjë hata, që ato mund të bëhen, që ato duhet të bëhen. Do të ishte një hata nëse do të ishim në rrethanat që opozitës nuk do t’i njihej e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. Por nuk është e tillë në rrethanat që opozita vetë refuzon të marrë pjesë.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Çfarë është Çadra e Bashës në thelb?”

  1. Xen deledashi says:

    Lërini të ngordhin si parti ! E shkatërruan ketë vend

    1. I Riu komunist says:

      OPOZITA E VERTETE eshte Partia Komuniste! Te gjitha te tjerat jane BANDA KRIMINELESH DHE HAJDUTESH!
      VOTONI PARTINE KOMUNISTE SHQIPTARE – opoziten e vertete 🙂

      1. PO,PO says:

        Pse ,a nuk ishte Partia Komuniste Shqiptare ajo qe i dha rreth 2000 vota Lul
        Bashes ,kur kandidoi per kryetar bashkie , more komunist i ri ?!
        A nuk e kupton se jini shume me te felliqur se sa shtaza mesjetare S Berisha ?!

        1. I Riu komunist says:

          PoPo ne gjermanisht i thone BYTHES!
          2.000 votat e komunisteve ishin per kandidatin komunist Hysni Milloshi dhe jo per Lulushin! Ne shpresojme qe se shpejti ato te behen 20.000 vota per kandidatin tone! Keshtuqe mos i bjer shume PoPo-se 😀

    2. Kujtimi says:

      Vetem DY ARSYE KA BASHA.
      1 ESHTE VETINGU
      2 BASHA E DI QEZGJEDHJET I KA TE UMBURA ME RAMEN DHE MBAS ZGJEDHJEVE AY DUHET TE JAP DOREQJN. DHE E KA ME MIR TE MOS HYJ NE ZGJEDHJE KETE RADHE QE MBAS 4 VJETESH KA SHPRES TE BEHET KRYEMINISTER. PO KJO ESHTE VETPUSHKATIM PER PD DHE BASHEN

  2. Mersin says:

    E po me ne fund u binde edhe ti Muc.

  3. like says:

    Çfare eshte çadra? histori demokracie ose korrupsioni. varet si e interpreton.
    sa per dijeni as qe e mora mundimin te lexoj argumentet.

  4. Kushuriri says:

    Po ne o Muci qe e kemi kuptuar qe ne fillim qe “zxhedhjet pa opeziten jane tej e tej normale”?
    Tani, e kupton ti dhe analistet e tjere sesa larg realitetit jeni?
    E kuptoni se ne populli i thjeshte nuk kemi akses tek “perberja e opinionit publik” dhe kemi shume me shume “mencuri” sesa ju te “diturit”…perse?

  5. astrit says:

    Shume e sakte Muci!

  6. a.f. says:

    Hiqja Lenes… dhe venja Prenes… Mjere populli qe do votoje perseri …

    1. mire e ke says:

      sikur te ishin te gjithe si ti a.f, por kujt ti thuash. te shkretet kujtojne se e rruan njeri per ne. per te dyja palet e kam fjalen

  7. orli says:

    Shume e sakte analiza juaj z.Nano!sali karaxhiçi erdhi ne krye te pd dhe te shtetit Shqiptar per te shkaterruar Shqiperine ashtu siç ja arriti ta bej duke shkaterruar çdo vlere morale,arsimore,urbanistike,kombetare,shoqerore etj.arriti te veri ne krye te pd-es nje klloun udbash dhe te tjere udbash ne strukturat e saj,shto ketu dhe nje pjese e thjeshte nga baza qe kane perfituar nga mishmashi i krijuar dhe pagesen e dritave,ujit e taksave e quajne marrezi,lere pastaj pjesa e militanteve budallenj qe po u tha sala fluturoi gomari,thone po fluturoi! e per kete ka shume shembuj:fatos nano,vrases e pastaj puthu me te,ceka,imami,pollo,meta etj:pra,dashuri sala,dashuri bageti e bujqesia,urrejtje sala,urrejtje bageti e bujqesia e popullit i mbetet te votoi per president superhajdutin ilir sumthari e i gjati ben sikur ka e do bej diçka por vetem te gjatin ka dhe perveç koklopes president asgje nuk ka per te bere.

  8. return of saint says:

    Nano arsyet kryesore jane 1: Basha me mos marrjen pjese siguron postin e kryetarit dhe mos shperberjen e partise mbas zgjedhjeve po e dyta dhe me kryesorja eshte mospranimi I vetingut qe I jep fund politikes 70 vjecare te elites se kalbur politike po asgje nuk mund te bejne klasa politike do te zevendesohet me nje klase te re pro perendimore e cila do te vij nga diaspora SHBA Angli Canada France etj

  9. ATDHEU says:

    Kam shume vite qe jam ne nje mendje me ju lidhur me Sali Berishen,se dhe per mua e ka mare vizen qysh ne 96-ten por shkrimi eshte teper realist.Bravo

  10. Kavajotja says:

    BASHA !! IK PIRDHU ME GJITHË
    REPUBLIKËN TËNDE TË PORDHËS!!
    KAVAJA, DO VOTOJË!!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  11. zgalem says:

    Nje fund per “demokracine” berishiste
    Shumkush do te mendonte se ndodheshim ne nje krize , por deshtimi i negocjatave te dy forcave politike , me zyrtaret me te larte te PP dhe komuniteit europjan, vertetoi se kriza ishte vetem e PD . U provua katerciperisht se bojkoti i PD ndodhi per te mos votuar vetingun . Drejtusit e Pd nuk mund te jetoi pa drejtesine , qe ka krijuar vete dhe e ka perdorur , sic i eshte dashur , per te shtypur dhe per ta vrare popullin shqiptar .
    Krizen artificiale , Basha e mbeshtet ne pseudoplatformen Berisha . Kjo pseudoplatforme , ka tre shtylla : Protesta te perhershme dhe te pergjithshme , armatosja e Partise , mosbindje civile . E perkthyer , kjo pseudoplatforme , mund te permblidhet , fare thjeshte : Platforma ka zevendesuar punen . Mos punoni , por protestoni. Armen na i ka lene kanuni , per te hapur rrugen drejt sundimit . Mosbindja civile eshte katrahure , per te zhvilluar terrorizem selektiv . Kjo shte permbledhje e berishizmmit , qe barazohet me terrorizmin , mbase jo islamik, por partiak .
    Historia e qeverrisjes se PD eshte nje beteje permanente e saj me shumicen e popullit shqiptar dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe . Kurrre nuk do te persoi gje , po qe se funksionon kjo drejtesi do te vijoi baderdia kriminale mbi popullin dhe kriminelet do te zgerdhihen . Mbrojtjen e drejtesise berishiste , e mori persiper L. Basha , qe ka kohe , qe drejton opoziten shqiptare . Luli kondeson ne karekterin e tij ambicjen dhe arrogancen e Azem Hajdarit, paturpesise, mashtrimin dhe besimit ne vetvete , qe mbart Sali Berisha . Orgjinal ka oratorine e peshtire , fjalorin e ndyre , mburrjet dhe genjeshtren . Mjafton te permendim nje fjalim te tij : Do te ul taxat dhe do te rrit rrogat dhe pensionet dhe me befasusja , do te anulloj reformen arsimore . Nuk permend jeten sociale , qe i vuri ferren ne Tirane .
    Berishizmi , me nje shtet rrumpalle dhe me drejtesinen nen sqetuull, e sundoi Shqiperine per 23 vjet , simbas nje strategjie kriminale , qe pati ne baze mohimin e prones dhe asgjesimin e kundershtarive politike . Sherbimi i fshehte u vu ne sherbim personal te Berishes , deri sa arriti , qe kryetarrin e ketij sherbimi ta shpalli gjeneral dhe ta beje te plotfuqishem legal te vendit ne vitin e mbrapste 1997 . Berisha , perjeton vitin e dyzete brenda politikes shqiptare edhe pse ka kryer krime te perbindshme , ne Shqiperine e te dy sistemeve .
    Berisha u mekua nga nje edukate e kanunit te maleve , qe ne themel nxiste bandat , per te realizuar deshiren apsolute te te parit te fisit . Shkollimi i Berishes nga Enveri dhe kariera e tij e profesionistit specialist , beri rikooshete , mbi edukaten kanunore . Sekretari i byrose se PP ne institutin me te rendesishem shendettesor te vendit , e konvertoi Berishen ne enverist ekstremist me edukate te dubluar kanunore enveriste . Eshte vendi te permendim rrastin Shoshori dhe mijra denime per intelektuale , qe ishin nen juridiksionin e Byrose se PPSh, te kryesuar, per gati 2 dekada ,nga Berisha . Uzurpimi i pushtetit , qe rrodhi nga revolucioni studentor u kalkulua , per te rrembyer pasurite publike , nepermjet te zbatimit teselektiv te ligjeve demokratike . U be baderdia me pronat , territorin , informalitetin, korrupsionin , drogen. Te gjithe prapesite nen kupen e qiellit . Ne vend u instalua lufta civile e pa nderprere . U vrane 26 shqiptare , ne poligonin ushtarak te Gerdecit , midis tyre pati dhe femije . Protesta e 21 Janarit , u kthye ne tjeter poligon , ku policia shkrehu qindra fisheke luftarake dhe vrau 4 protesusit e pare te europes , pas atyre , qe ekzekutoi nazi-fashizmi , ne luften e dyte botnore . Vrasjet per hasmeri , per prone , per aksidente , vetvrasje etj , jane shifra te frikshme . Viktimat nen e qeverrisjet e tranzicionit , besohet se eshte diku te 20 mije . Shume kane mbetur te gjymtuar . Lufte me permasa shteterore ; kundra popullit , qe rriti dhe ushqeu keta lloj pushtetare .
    Denimi me vdekje u ndalua , por neni 24 /1 dhe policia sekrete me tipare naziziskine , risollen luften enveriste te klasave , me drejtim te pa caketuar . Klasa ne pushtet e perdori Demokracine shansin e arte per pasurimin e elites politike , qe qeverrisi vendin nje cerekshekulli . Kanabisi u kultivua ne Lazarat dhe Koplik , nen kujdesin e Azem Hajdarit . Berisha ka dekllaruar , ne shtyp, se nuk e ka luftuar kanabisin e Lazaratit .
    Qysh ne fillim , u hodhen parrulla diferenciale : Jemi ne ekonomi tregu . Vetem zogjte kendojne falas , teoria zero ne ekonomi, rrembeni ate , qe te mundni . Nje Katovice e kalkuluar rigorozisht . Mbi keto zullume ekonomija publike u be zero dhe u themelua klasa e oligarkise financiare . Me shpejt se klasa oligarke u krijua klasa e varfer , qe mori permasa te frikshme . Shumica e shqiptarve e gjeti veten te varfer nga zbatimi selektiv i ligjeve , duke prfshire dhe ligjin , per token . Qeverrite Berisha bene shume kujdes , qe ne klasen e pasur te hynin te ter militantet , qe do te ishin bande e ngjashme me ate te kanunit te maleve . Cdo eveniment verteoi katerciperisht se Berisha eshte kunder shumices se popllit . E vodhi Shiperine , e cvleresoi dhe e vrau . Ky eshte berishizmi .
    Kete lloj berishisizmi , me vello te theksuar antishqiptare e mori persiper ta zhvilloi Lulzim Basha, me bekimin dhe ndihmen direkte te vete Berishes . I pergatitur me perkedhelje nga tutori politik , Basha , projektoi nje rruge me synime ambicioze dhe kriminale koseguente . Nuk analizuan humbjen e 2013 . E perbuzen verdiktin popullor . Organet dhe demokracine e Partise , nuk i ka ne liste . Ligji i dekriminalizimit , eshte nje falange , qe verteon se pseudo e djathta eshte antipopullore . Si mund te pranohet nje ligj , qe formulohet nga kriminelet dhe te jete kunder kriminalitetit ? Per kete ligj nuk kishte nevoje shoqeria jone , sepse nuk eshte e kriminalizuar , por jane zmadhuar me qellim ndonje penalitet i kryer ne emigracion . Deputetet kriminele arestohen . Deputet nuk perkthehet shenjt . Te tera ligjet nuk lejojne zhvillimin e veprimtarive kriminele, pse duhej nje specifik , qe faktikisht perserit te tere ligjshmerine moderrne .
    Eshte e thjeshte ta marresh Shqiprine si ciflik dhe shume e veshtire ta marresh si vend pune . C’pune bere ti ? Mbushe fushen me ndertime ilegjitime dhe kurre nuk i legalizove . Nuk prishe as nje prej ndertimeve te pa ligjshme , dhe nuk bere demshperblimet , qe premtove . Dhe ndonje kest per te prndjekurit , bere reforme pensionesh , admiunistrative , arsimore dhe te drejtesise ? Je renacak dhe dembel klasik. Ti e konsideron popullin dhe bashkepunetoret qenie me zhvillim te ngadalshem mendor . Nuk eshte populli ai , qe te duartroket, jane militantet , qe te ndjekin po thuaj instiktivisht . Me veprimet e tua te shemtuara dhe feminore lartesove , ne menyre te pa merituar vleren e kundershtareve polike .Djalli nuk eshte aq i zi sa duket .
    Te shofim perciptazi “kauzen “ e cadres , qe quhet “e lirise” . Simbas Bashes qeverria eshte kapur nga krimi dhe droga dhe dilet nga Parlamenti . Perse ? qe krimi dhe droga te harlisen. Rekomandon te krijohet qeverri teknike nga te tera forcat politike dhe Kryeminister konsesual . Ku eshte pare e degjuar , qe qeverrite t’i emerojne forcat politike ? Zgjedhjet e deformuara i ka praktikuar gjeresisht PD –ja . Nga ky veshtrim i shkurter i kauzees se cadres , del ne drite te diellit , qe kerkohet pushtet me rruge antikushtetuse dhe me metoda fashistoide . Eshte e vetmja opozite ne bote , qe nuk pranon te marri pjese ne zgjedhje , kur c’do opozite , me padurim pret zgjedhjet , per te ardhur ne pushtet , te zbatoi programin ,per te krijuar lehtesira te reja , per popullin .
    Lulzim Basha ngjan politikisht me Azem Hajdarin . Azemit mundet dhe t’i falej , sepse demokracine e kishte me te degjuar . Demokracia e sotme shqiptare konsiderohet se ecen drejt maturuimit , pavaresisht lekundjeve .Njerzit prisnin , cila ishte “Republika e re “ . U vertetua se ishte thjesht berishizmi i vjeter , me poture allafranga . Njerzit , jasht cadres kane te drejte te mendojne se deputetet demokrate , funksionaret , nepunesit partiake , nuk kane nevoje as per roga dhe as per ndonje lloj pune , sikurse dhe vete Luli . Ashiqare i ushqen burimi i korrupsionit , qe kane ushtruar me dekada . Perfaqesimi i votusve , per ta ka qene me kohe , term i pa njohur .
    Basha cfaqet si nje politikan i deshperuar , qe mendon se i ka mbetur si kamardare shpetimi, vetem rebelimi masiv . Ne deshtimin e tij te sigurte , po terheq Partine , qe ka themeluar pluralizmin postkomunist . Pergjegjesia e tij eshte e jashtzakonshme , por ai eshte mesuar t’u largohet pergjegjesive me procedura gjyqesore . Shpresoj , qe kete radhe te mos ndodhi keshtu . Lul Basha e mbyll karieren politike te pa sukseshme , jo si viktime , por si ushtar i berishizmit te eger . Zgalem – 29 Prill 2017

  12. Zeno says:

    Megjithese lodhem te kuptoj dhe te jem sa me pak subjektiv,gjithmone me duket se i bie kavallit ne nje vrime.Ne kemi nevoje per melodine e shpetimitDhe jo te qurravitjes.

  13. Jimi says:

    Nuk e di pse me eshte krijuar nje mendim, se artikujt e tu ne me te shumten e rasteve kane qen teper konformist, as mish, as peshk! Cuditerisht sot ve re se ky artikull i sotem i ben nje radiografi perfekte realitetit.
    Per artikujt e mepareshem nuk te kam uruar, te kam kritikuar, por per kete te fundit je per tu falenderuar!

  14. Shkodra says:

    Muci nga Sparkari sa te paguajne Rilindasit qe han mut cdo dite.

  15. Toni says:

    Muc Nano Respekte !!!

  16. ZEQIR ALIZOTI says:

    ME NE FUND NJE REZYME E SAKTE.E PLOTE E QARTE. PO TI SHTOSH SADOPAK DICKA TJETER PRISHET.
    BOTOJENI ME ME GERMA TE MEDHA ,NE ORGANET E SHTYPIT NE TV.DHE KUDO GJETKE.

  17. Shoku shpati says:

    Hahaha
    Shkodra!

  18. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    8- Eshte nje cader gabelesh !

  19. Zxcv says:

    AI NJONI NGA SHKODRA!
    DO MUT !JEPINI TË GJITHË !
    MOS JA KURSENI!
    BRAVO MUÇI!!MOS U A KURSE QENËVE ,SE NA ÇANË ..YTHËN!!!

  20. XXL says:

    Muc Nano, pjese e anales…

Lini një Përgjigje te return of saint Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *