E PLOTE/ PPE ultimatum Bashës: Futu në zgjedhje, ose mban përgjegjësi personale

2 Maj 2017, 22:50Politika TEMA

Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë  Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PD, Presidenti i PPE Joseph Daul ka qënë shumë i ashpër.

Ai ka dhënë një ultimatum të fortë, duke deklaruar se nëse do të ketë bojkot të zgjedhjeve atëherë është përgjegjësia personale është e Lulzim Bashës.

“Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së.

Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH- së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE.

Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike.

Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme.

Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së.

Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.

Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”, është deklarata e plotë e Daul.

10 komente në “E PLOTE/ PPE ultimatum Bashës: Futu në zgjedhje, ose mban përgjegjësi personale”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    pordhe me rigone,as po i rruhet PPE e PPA se cfare behet ne Albanistan………….
    kujtoj se nje tjeter turk[birazer i suniteve shqipfoles] Erdogan arrestoi 160 mije ”komplotiste”,ndoqi ose pushoi nga puna [polici,ushtri,sherbim info etj] mbi 9mije,vrau ose masakroi dhjetra ”gyleniste” e BE -se as qe i rruhet se c’behet ne bourdelo Turqine………………!

    1. Kujtimi says:

      Edhe keta te Evropes do shikoin cdo tju beje Basha.
      Iken edhe keta , jan ne shinjestren e BASHES

    2. Kujtimi says:

      Edhe keta te Evropes do shikoin cdo tju beje Basha.
      Iken edhe keta , jan ne shinjestren e BASHES .
      Basha mund ti detyroi qe te futen ne cader keta te Evropes qe nuk po e ndimoin

    3. ben says:

      Gazetari
      Ku e kete fjaline “FUTU NE ZGJEDHJE OSE MBAN PERGJEGJES PERSONALE “??????????????????????????
      E si eshte katandisur albanstani edhe ne fakenewsistan.

  2. Zeni says:

    KY DULLA,SE KA IDENË FARE Ç’ËSHTË BERISHA!
    BASHA ËSHTË MEGAFONI, TRURI ËSHTË AI TJETRI.!
    DUHET TI TELEFONOJË IZET HAXHISË,AË TA SQAROJË PËR BERISHËN,!!??

  3. Lexues says:

    Aman o njerez, me tregoni pak ate paragrafin ku flitet per pergjegjesi personale, se po e lexoj dhe rilexoj e s’ po ma zene syte. Amani!

  4. soli says:

    Ku eshte shprehja “pergjeghesi personale” ?! Apo ecdrejta e autorevecte Temes,lol,ju jeni per te qeshur…kam pershtypjennse me shume djersitet Merua nga nervozismi qe Luli se can traoin sesa Luli per atonqe thote Merua e Merot e tjere…

  5. i larguari says:

    Ku eshte ULTIMATUMI????????? Genjeni kaq shume sa as vete nuk I besoni!

  6. Johan Duli says:

    Lul a ta mban bytha tani, se ky sa s’te ka thene qe po te futen ne burg , as do u rruhet trapi fare.Hajde pra vazhdo te besh ciu, ciu, legen i cpuar.

  7. Petrit Shkembi says:

    Po çdroge mo ppe? Ku? 10-15 % rritje e prodhimit ilegal në te gjithe boten…
    Ppe eshte pergjegjese per mbeshtetjen indirekte te operacionit rus ne Europe!

    Edi Rama mos u dorrezo!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje