E vërteta e darkës së Fatos Nanos me Agron Dukën dhe aludimet se Basha po dorëzohet dhe PD do marrë pjesë në zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe pse aleatët e Lulzim Bashës kanë shprehur hapur dyshimet e tyre për bojkotin e zgjedhjeve, mediat pranë këtij të fundit kanë nisur t’i sulmojnë ata, për t’iu ushtruar presion që të dalin nga rreshti dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Kështu, një portal i financuar nga Shkëlzen Berisha, shkruante dje se Fatos Nano është kthyer në një sekser dhe ka takuar Agron Dukën, për ta bindur këtë të fundit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, kjo gjë nuk rezulton kështu, pasi është mohuar nga vetë Duka.

“Darka ishte miqësore, shoqërore, siç ndodh zakonisht që ulem me Nanon”, tha Duka per CityNeës.

Duka dhe Nano kanë një miqësi të hershme dhe darkat e drekat mes tyre janë mëse të zakonshme.

Vetëm se këtë radhë, kjo darkë është interpretuar ndryshe, në mënyrë që t’iu bëhet presion aleatëve të PD-së, që të mos iu shkojë mendja të “tradhtojnë” Bashën.

Ndërkohë, së fundmi ka nisur të qarkullojë një lajm se Lulzim Basha do të dorëzohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhje.

Kjo, për shkakun se ai është vënë në një pozitë të vështirë, duke qenë se i ka të gjithë ndërkombëtarët kundër, ndërkohë që edhe brenda PD-së, figura të rëndësishme të kësaj partie, kanë dalë hapur kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Basha orët e fundit ka marrë disa shuplaka të forta nga drejtuesit më të lartë të së djathtës europiane, të cilët kërkojnë me ngulm qëPD të hyjë në zgjedhje, ndryshe do ketë sanksione dhe ai do izolohet përfundimisht.

Megjithatë, pavarësisht këtyre spekulimeve edhe nga vetë media pranë PD-së, për momentin nuk ka ende asnjë shenjë se Basha ka ndërmend që të tërhiqet nga vendimi për bojkotin e zgjedhjeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “E vërteta e darkës së Fatos Nanos me Agron Dukën dhe aludimet se Basha po dorëzohet dhe PD do marrë pjesë në zgjedhje”

  1. Fshatari says:

    Hiqini vizat per ne Europe dhe Amerike Bashes dhe shurrakeve te tjere te PD,pastaj llafosemi

  2. Tema says:

    Bojkotimi i zgjedhjeve nga PD-ja eshte rruge e vetme per paqe.Po te shohesh historikun e PD-se ne opozite nga 23 Qershori i 2013-es , do kuptoni qe votuesi eshte penduar pasi deputetet e PD-se bojkotuan parlamentin, dhe ato dite qe ishin, perlesheshin dhe hidhnin posht ligjet bashke me te ndjerin Nishan.

  3. mirel says:

    City Nees. Cudira nga injorancia shqiptare e gazetarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *