Elbasan/ Rama: PD e ngujuar në çadër i bën rezistencë Drejtësisë, por Vetting-u do bëhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i qeverisë dhe njëherësh i mazhoprancës Edi Rama, që nga Elbasani ka shprehur sërish besimin se reforma në drejtësi do të bëhet dhe PD e ngujuar në çadër nuk do arrijë ta pengojë.

“Po të ishim të gjithë njëlloj, nuk do të kishim qiellin blu, por renë e tymit të plehrave sikur e kishim 2 vite më parë kur erdha këtu me Qazimin për të kërkuar besimin tuaj.

Shqipëria që kemi nuk rrezikon t’i shikojë sipërmarrjet të falimentuara për shkak të borxheve, natyrisht ka nevojë që të rritet akoma më shumë, por sot rritet me 3.5% ndryshe nga 0.5% e ça që kishim.

Shqipëria që duam është një Shqipëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë dhe ka shtet që sillet njëlloj me të gjithë.

Që të rrisim ekonominë duhet të bëjmë shtet dhe të vendosim drejtësi dhe unë iu siguroj se sa më shumë rezistencë i bëjnë drejtësisë ata që janë ngujuar në cadër, aq më i bindur jam që drejtësia do të bëhet dhe vettingu nuk ndalet.

Me të njëjtin pasion që po luftojmë për zhbllokuar për vettingun do të luftojmë për të punësuar të gjithë ata që duan të jetojnë me punë” tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *