Fejzullahi: Me Kukësin, vetëm për fitore

2 Maj 2017, 15:36Sport TEMA

Një tjetër finale për tu luajtur. Partizani pret Kukësin në një sfidë që do të vendosë shumë për fatet e titullit. 90 minuta përballë një rivali direkt, ku fitorja është objektivi i vetëm. Tre pikë për tu shkëputur të vetëm në krye dhe për t’iu afruar trofeut të pritur 24 vjet. E kanë të qartë lojtarët e kuq dhe këtë e konfirmon mbrojtësi Arbnor Fejzullahi.

“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një kundërshtari Nëse fitojmë do të na lehtësohet rruga drejt titullit kampion dhe kjo e bëm shumë të rëndësishme.Në do të hyjmë në fushë vetëm për fitore, që të jemi edhe më të qetë. Por, edhe barazimi nuk do të ishte një rezultat i keq.Mendoj se do të jetë momenti ta fitojmë këtë ndeshje. Besoj se do tia dalim.”

Për Fejzullahin, Kukësi është një ekip cilësor, por Partizani ka forcën dhe kualitetin të zgjidhë ndeshjet nëpërmjet çdo situate.

“Partizani nuk ka vetëm një pikë të fort. Jemi një skuadër e fort. Mund ti zgjidhim ndeshjet nga sulmi, mesfusha dhe mbrojtja.Kukësi është një ekip i mirë, këtë e ka treguar gjatë këtij sezoni.”

Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës ishte një ndër më të spikaturit në derbin e fituar ndaj Tiranës, duke dhënë asistin e golit të fitores për Sukajn.

“Është hera e dytë që jap asist në derbi për Sukajn.Ishte një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt titullit. Kjo më bëri të ndihesha shumë i lumtur që ndihmova skuadrën të fitonte. Me shënimin e golit, Sukaj ka marrë edhe më tepër zemër. Këtë do e tregojë edhe në ndeshje të tjera, ku do ta ndihmojë ekipin.”

Partizani do të paraqitet në duelin me Kukësin me mungesat e mbrojtësve Krasniqi dhe Ibrahimi, ndërsa stafi mjekësor po bën të pamundurën të rikuperojë Kalarin. Mbrojtësi i majtë u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, ashtu si edhe argjentinasi Torassa, me të dy lojarët që pritet të jenë të gatshëm për trajnerin Sulejman Starova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje