Fizarmonika e “armiqve” në Partinë Demokratike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Enkel Demi

Para disa ditësh hasa kryetarin e opozitës Lulzim Basha në një kafene të njohur të Tiranës. Ishte nga ato çaste, kur njeriu gjendet ngushtë, sepse ka përballë dikë që e ka kritikuar, sulmuar ashpër për politikat e tij, ani se kurrë personalisht.

Gjithsesi këtë hall ma hoqi vetë Basha, i cili jo vetëm më përshëndeti, më dha dorën, por shtoi se futesha tek themeluesit e Partisë Demokratike, ndaj gëzoja stimën e tij. Kjo sjellje e Lulzim Bashës më mikloi sedrën, sepse çmova që ndërsa udhëheq një lëvizje sipas tij popullore, mëritë thjesht prishin punë, kurse fronti duhet zgjeruar.

Dje, m’u kujtua kjo puna e themelimit, sepse duhet ta pranoj që kam qenë aktivist i flaktë, veçanërisht në Shkodër, ku gjendesha atë kohë, por themelues kurrsesi, jo se nuk doja, por nuk m’u dha mundësia. Kurse, Eduard Selami është themelues që ç’ke me të! Dje u rishpall “armik antiparti”. Në fakt, të vjen për të qeshur që Selami është politikani i shpallur “armik” më shpesh se gjithë të tjerët në Partinë Demokratike. Fjala vjen, Genc Pollo është një ish-“armik”, por dje mori përsipër të bënte persekutorin. Foli për fantazma, mumje, megjithëse kur ishte drejtues i një partie me të njëjtin flamur, logo dhe vulë si PD-ja, Selami nuk i ngjeshi asnjë tabelë në shpinë, përkundrazi “pollar” qe një epitet që ju dha nga tjetër kush.

Në vitin 1997 Jozefina Topalli i shkoi fare pranë vdekjes, kur bandat në Vlorë i zunë udhën dy zonjave të opozitës. Është një histori drithëruese që për të ringjallur degën e Vlorës dhe Jugun demokrat në përgjithësi kjo zonjë dhe jo vetëm luajti me jetën, si për shembull Leonard Demi në Sarandë. Jozefina Topalli ka përfaqësuar një zë të fuqishëm të demokratëve, shpesh të ekstremit (dikur kërcënoi Gramoz Ruçin me plumb ballit). Jozefina Topalli nuk ka qenë shumë e dashur për njerëz që patën ngjitur shkallët e larta të Partisë Demokratike. Që nga Karamitro e deri tek Mustafaj shigjeta ding me helm janë hedhur me bujari, ku ka patur lëndime të rënda politike, largime të mëdha, ndërsa ajo qëndroi në pozitat më të larta të udhëheqjes së PD-së. Dje, Jozefina Topalli u shpall “armike”, sepse kërkoi që opozita të marrë pjesë në zgjedhje, ashtu si bëri në vitin 1997, kur në gjysmën e territorit të Shqipërisë nuk hynte dot, pasi e prisnin me pushkë cubat.

Majlinda Bregu ka përfaqësuar në Partinë Demokratike të njëjtën udhë politike si të kryetarit Lulzim Basha. E ardhur nga KOP-i i mirënjohur, ajo drejtoi Ministrinë e Integrimit për diçka më shumë se 6 vjet. Shenjohet, ashtu si Lulzim Basha për meritën në liberalizimin e vizave, përparimin e proceseve integruese, një dashnore e thekur e Europës. Ndryshe nga dyshuesit e integrimit europian (një prej të cilëve jam dhe vetë), ajo nuk rreshti së besuari kurrë në këtë proces. Kjo marrëdhënie e saj komplekse me Brukselin, njohjet e saj politike dhe personale e shndërruan atë në një farë zëri moderator përballë “qëndrestarëve” konservatorë si Pollo apo Ristani. Dje, Majlinda u rishpall “armike”.

Kjo sjellje politike e djeshme mbushi foltoret e lëvizshme politike të rrugës dhe rrjetin me shënime patetike, teksa rrëfehen sakrificat e militantëve dhe etja e këtyre “armiqve” për pushtet. Mjaft të shohësh kaq që të bindesh se mentaliteti punist mbizotëron në “Çadrën e lirisë”, e cila mund të jetë çdo lloj çadre, veç lirie jo, sepse nuk lejon mendimin e ndryshëm, jo më të kundërt. Ajo që merret vesh është që kishte nxitim dje për shpalljen e “armiqve”, në mënyrë që fryma e tyre antiparti mos të plazmohej tek të tjerë, më pak të rëndësishëm, më popull.

Po kështu, duke marrë shkas edhe nga dje kupton përse marrëdhënia me këtë parti historike është si firzamonikë, herë je larg në bisht të konopit, herë je afër fare kreut. Në fakt, ti je përherë aty ku ke qenë qysh në fillesë, por është fizarmonika që hapet e mbyllet./27.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Fizarmonika e “armiqve” në Partinë Demokratike”

  1. Milan says:

    Nuk e kuptoj PSE e quajne akoma pd nuk ka lidhje fare me programin e me demokracin,shkon me mire pksh

  2. @ says:

    Te gjitha partite…..pjerdhin me nje poc…..bashke me keta pseudo analiste…..

  3. hysa says:

    AI QE DREJTON POLITIKEN …. KA EDHE FIZARMONIKEN

    PRANDAJ ATA QE”QENDROJNE ” HERE NE FILLIM E HERE NE FUND JANE “TEKAT ” E FIZARMONICISTIT

    HAHAHA ……….

    CFARE I KA GJETE SHQIPTARET E SHKRETE GJITHNJE NE VARESI TE TEKAVE TE LIDEREVE…..

  4. koha jone says:

    Ishalla kete here kjo firzarmonike , te jete prishur fare nga hapjet dhe mbylljet e saj komike , ku melodia i del here per perendimin here antiperendim .

  5. tradita says:

    kurdisja dhe koha jane dy faktor qe i defaktprizojne si pollitikane te opozites. Dhe vet fakti qe. imbron ti tregon shume.

Lini një Përgjigje te hysa Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *