FOTOT/ Divjaka kundër Divjakës: Banorët brohorasin mega-projektin ‘betonizues’ të Behgjet Pacollit

2 Maj 2017, 16:24Turizëm TEMA
FOTOT/ Divjaka kundër Divjakës: Banorët brohorasin mega-projektin

Gjatë një dëgjese publike të premten, banorët e qytezës së vogël buzë detit Adriatik,duartrokitën një mega-projekt për ndërtimin e pallateve dhe hoteleve të kompanisë ‘Mabetex,’ duke bër një vesh shurdh dhe sy qor ndaj paralajmërimeve të disa aktivistëve mjedisorë për rrezikun që i kanoset parkut kombëtar të Karavastasë.

Nga Lindita Çela, Gjergj Erebara

Të premten në drekë, në kinoteatrin e qytetit të Divjakës, disa dhjetëra banorë të zonës u mblodhën për të dëgjuar një prezantim nga kompania Mabetex, ndoshta shfaqja më e madhe në historinë e qytezës, e cila ka 8 mijë banorë dhe në përgjithësi e konsideron veten fshat, pavarësisht se është shpallur qytet në vitin 1996. Ata qenë mbledhur për të dëgjuar disa prezantime nga kompania Mabetex për një megaprojekt që synon të urbanizojë një segment të virgjër të bregtetit shqiptar, nga zona e Vilë Bashtovës pranë grykëderdhjes së Shkumbinit deri te pika ku deti lidhet me Lagunën e Karavastasë, rreth pesëmbëdhjetë kilometra më në jug.

Mabetex është kompania nën pronësinë e Behgjet Pacollit, biznesmenit kosovar që bëri pasuri me kontrata ndërtimore në vende të tilla si Rusi, Kazakistan e Iran, para se të përpiqej pa sukses të bëhej politikan në vendin e tij të lindjes në Kosovë. Pacolli, 66 vjeç, e prezanton veten si ish-president i Kosovës, pavarësisht se ai u zgjodh në këtë post për një javë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ta shpallte zgjedhjen e tij të pavlefshme, ka shpallur prej disa kohësh dëshirën për të zbatuar një projekt urbanizimi në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një zonë natyrore me shkallën më të lartë të mbrojtjes që ligji shqiptar dhe praktika ndërkombëtare jep sot për sot. Por të qenit park kombëtar, me 24 specie në rrezik zhdukjeje dhe me statusin më të lartë të mbrojtjes së territorit nuk e ka penguar Mabetex të punojë për këtë projekt që prej vitit 2012 dhe të planifikojë një urbanizim tërësor të zonës me pallate shumëkatëshe, hotele e vila, të cilat do të shtrihen deri në zemër të parkut kombëtar. [Link]

Sipas dokumenteve të Mabetex, projekti përfshin ndërtimin e 2350 apartamenteve, 370 vilave dhe hotele me 4,300 shtretër. Kompania duket se mburret kur thotë se pothuajse i gjithë projekti i saj shtrihet brenda parkut kombëtar dhe se një pjesë nga 1170 hektarët e synuar për urbanizim, janë “pyll pishe brenda core area” d.m.th, brenda zonës qendrore të parkut.

Sipas Mabetex, projekti planifikohet të zbatohet në dy faza, ku faza e parë do të jetë ndërtimi pikërisht në Divjakë ndërsa e dyta do të përfshijë zonën e Vilë-Bashtovës.

Një studim mjedisor pa probleme

Pikërisht për të diskutuar këtë projekt, disa përfaqësues të Mabetex hynë në kinoteatrin e Divjakës, ku mbajtën disa fjalime dhe transmetuan një video promocionale me narracion në gjuhën angleze. Sulejman Sulçe, një profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, prezantoi atë që e quajti “Vlerësim Strategjik Mjedisor”, (VSM) një studim që paguhet nga kompania si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga qeveria para miratimit të një projekti.

Pjesëmarrësit në takim ishin jashtëzakonisht të lumtur për projektin, entuziastë, të etur për të parë, atë që e konsiderojnë si “zhvillim”, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u mërzitën dhe u ngritën të iknin gjatë prezantimit të VSM-së.

Thelbi i prezantimit të Profesor Sulçes qe se vlerësimi strategjik mjedisor e ka shqyrtuar projektin në tërësi dhe nuk ka zbuluar asnjë shqetësim në lidhje me mjedisin.

“Gjithmonë ka pasur një konflikt mes njeriut dhe natyrës,” tha Sulçe. “Jemi në kushtet kur Shqipëria dëshiron të zhvillohet dhe do të zhvillohet edhe në afërsi të zonave të mbrojtura,” shtoi ai. Por pak më vonë, gjatë prezantimit, ai shtoi se një ish-repart ushtarak, do të përfshihet në projekt edhe pse gjendet brenda zonës së quajtur “core”, por sipas tij, sërish nuk ka problem.

Sulçe i hodhi poshtë vërejtjet e mjedisorëve duke argumentuar se studimi i tij qe Vlerësim Strategjik Mjedisor ndërsa çdo ndërtesë do të duhet të kryejë Vlerësim të Ndikimit në Mjedis para se të marrë lejen e ndërtimit.

Pyetur se çfarë do të ndodhë me zogjtë gjatë ndërtimeve të tilla intensive, si dhe nga fakti që projekti përfshin ndërtim fushash golfi, të cilat ndryshojnë tërësisht mjedisin gjatë procesit të ndërtimit të qilimit të barit, si dhe të ndërtojë pista helikopterësh për klientë VIP, Sulçe iu përgjigj se grupi i tij nuk kishte qenë në gjendje të “kuantifikonte zhurmat” por shtoi se sipas mendimit të tij, nuk ka problem. “Ne kemi bërë një vlerësim cilësor, jo sasior,” tha ai.

Duartrokitjet qenë të zjarrta gjatë prezantimit të Mabetex. Disa prej pjesëmarrësve e shpallën Behgjet Pacollin një patriot dhe e konsideruan projektin “një mrekulli”.

“Ne po na duket njëëndërr”, komentoi me zë të lartë një nga pjesëmarrësit.

Një punonjës i Mabetex nga Divjaka, i cili u prezantua si personi që ka punuar prej katër vitesh për këtë projekt, i kritikoi zërat e paktë kritikë si sabotatorë dhe deklaroi se banorët e Divjakës duhet të bëjnëçmos, e madje, të ndihmojnë me paratë e tyre, aq sa kanë, patriotin Pacolli për ta bërë realitet “këtë mrekulli”.

Së paky dy banorë u përpoqën të bëjnë pyetje apo të ngrejnë shqetësime mbi mjedisin dhe përfitimin e banorëve të zonës nga projekti, apo mbi shqetësimin e disa dhjetëra bizneseve modeste që mbijetojnë aktualisht duke ofruar shërbime turistike, por ato u tulatën nga agresiviteti i mbështetësve të projektit, të cilët qenë të gatshëm të linçonin çdo zë kundër, pa marrë mundimin të ngrenë pyetje mbi projektin. Një nga ekspertët e mjedisit e gjeti veten përballë pyetjeve agresive nga pjesëmarrësit se “sa lekë ka fituar duke fotografuar pelikanin”.

Natyrë, mushkonja dhe zogj

Zona bujqësore e Divjakës është toka më e pasur në Shqipëri, aktualisht e vetmja sipërfaqe toke që mund të mbillet deri në tre herë në vit. Banorët e Divjakës dhe fshatrave të tjerë të zonës ia detyrojnë jetesën e tyre pjesërisht pyllit të Divjakës, i cili përgjatë shekujve ka shërbyer si barrierë mbrojtëse nga deti dhe nga era.

Pylli i Divjakës dhe një numër kënetash të mëdha e të vogla përgjatë bregut të detit përbëjnë parkun kombëtar më tëçmuar në Shqipëri. Çdo vit, deri në 80 mijë shpendë folenizojnë aty apo ndalojnë gjatë migrimit stinor, mes të cilëve, Pelikani Kaçurel, një nga zogjtë më të mëdhenj që gjenden në planetin tokë. Divjaka numëron 24 specie në rrezik zhdukjeje dhe ka gëzuar që pas viteve ’90 statusin më të lartë të mbrojtjes.

Divjaka konsiderohet si një zonë unike në Europë për sa i përket pasurisë dhe larmishmërisë së specieve ndërsa aty gjenden 5 për qind e të gjithë popullsisë së pelikanëve kaçurel të botës.

Megjithatë, një zonë kënetore si Divjaka ka pashmanshmërisht edhe mushkonja me shumicë si dhe diza miza të cilave banorët vendës i referohen si harrie. Kur flet me banorët e Divjakës apo me ndonjë nga punëtorët apo pronarët e lokaleve të zonës së pyllit, mushkonjat dhe harriet, janë një nga shqetësimet kryesore. Mushkonjat e bëjnë të banuarin në pyll pothuajse të padurueshëm ndërsa plazhi i Divjakës nuk është shumë i pëlqyer për pushime të gjata.

“Ne na është bërë instikt të lëvizim duart me vrik pranë veshëve apo fytyrës për të larguar mushkonjat,” tha një grua.

Dhe disa nga banorët e Divjakës me të cilët foli BIRN, e argumentuan entuziazmin e tyre mbi projektin “Pacolli” mes të tjerash edhe me argumentin se një investim i tillë do të duhet të kujdeset edhe për dizinfektimin dhe uljen e numrit të mushkonjave.

Një tentativë e tillë dizinfektimi i ndërmorr edhe në vitet ’80, kur Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike, zuri një vilë në pyll. Gjithsesi, dizinfektimi i asaj kohe dha efekte të kundërta. Ndërsa insekticidi vrau një pjesë të mushkonjave për një vit, ato që mbijetuan fituan imunitet dhe u shumuan edhe më shumë në vitet pasardhëse, ndërsa i gjithë zinxhiri biologjik u dëmtua.

Por për momentin, Mabetex nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mendon të bëjë në lidhje me mushkonjat, këto insekte të vockla të cilat kanë potencialin ta kthejnë një zonë të gjerë në zonë të pabanueshme. Edhe pjesëmarrësit në konsultimin publik të 28 prillit nuk e ngritën si pyetje.

Një bllok tjetër me pallate

Në faqen e vet të internetit, Mabetex e prezanton projektin e saj për Divjakën si një bllok me pallate shumëkatëshe me një hotel 80 metra të lartë plus disa hotele të tjera. Megjithatë, për të gjithë, një projekt i tillë ndërtimor me 2350 apartamente të shpërndara në një numër të papërcaktuar pallatesh shumëkatëshe rikujton zakonisht Golemin.

Shqipëria ka aktualisht rreth 400 kilometra vijë bregdetare, pjesa më e madhe e të cilës vijon të jetë bosh nga ndërtimet. Megjithatë, në ato pak vende ku është lejuar ndërtimi, pasojat kanë qenë katastrofike, jo aq shumë sa i përket natyrës se sa i përket ekonomisë. Plazhi i Durrësit, ai i Golemit, Vlora, Shëngjini, Orikumi e Saranda, janë që të gjitha vende me pallate shumëkatëshe të cilat qëndrojnë pjesën më të madhe të kohës bosh, ndërsa i vetmi sektor turistik aktualisht në rritje është turizmi i natyrës.

Gjatë prezantimit, një gazetar pyeti kompaninë Mabetex se për çfarë arsyeje qe zgjedhur për këtë projekt Divjaka, në një kohë kur pjesë të tjera të vijës bregdetare janë bosh dhe nuk mbartin shqetësime mjedisore. Përgjigjja e përfaqësuesit të Mabetex na la me gojë hapur: “Kemi zgjedhur Divjakën se këtu ka zogj dhe për shkak se Behgjet Pacolli është patriot”. Fjala e tij u prit me duartrokitje të zjarrta në sallë. “Ne na pyesin se pse në Shqipëri dhe jo në Greqi apo Kroaci,” tha Arsim Gosalci nga Mabetex. “Ne kemi ardhur këtu për zogjtë dhe për shkak se Zoti Pacolli është patriot”.

Natyrisht që ka një arsye më praktike për zgjedhjen e Divjakës. Si park kombëtar, bregdeti i Divjakës është nën pronësi publike dhe siç ndodh zakonisht në Shqipëri, prona publike mund të përfitohet falas. Pyetur nga BIRN se me çfarë regjimi ligjor kompania pret të marrë nën pronësi tokën, përfaqësuesit e Mabetex nuk dhanë përgjigje.

Banorët e Divjakës, të cilët morën fjalën gjatë seancës dëgjimore, kishin vetëm lavde për projektin ndërsa pothuajse askush prej tyre nuk ngriti ndonjë shqetësim.

Një zonjë, e cila nuk u prezantua me emër, tha se familja e saj kishte tokë në zonën e kularit dhe se nuk kishte tokë në Divjakë. “Toka ime është në kular, ne nuk e përdorim, pse të mos përdoret kjo tokë?”, tha ajo shoqëruar me duartrokitje. Por komentuesja nuk ngriti pyetjen se si do të trajtohej pronësia e saj dhe as nuk shpjegoi nëse kishte arritur ndonjë marrëveshje me Mabetex. Kulari është një zonë e krijuar mes derdhjes së vjetër të lumit Shkumbin dhe derdhjes së re. Një lloj ishulli i cili gjatë dekadave të fundit është shfrytëzuar si kullotë lopësh ndërsa projekti e përfshin si zonë për ndërtim vilash luksoze.

Një banor tjetër, i cili gjithashtu nuk u prezantua, tha se ai zotëronte një lokal modest në zonën e plazhit të Divjakës, por ai nuk guxoi ta përfundojë pyetjen se çfarë do të bëhet me këto biznese pasi u mbyt nga euforia e mbështetësve të projektit. Mabetex nuk u përgjigj se çfarë do të bëhet me lokalet e zonës.

Ristan Lala, mësues në pension, mori fjalën me kujdes: “Nuk dua tëbezdis dhe të tjerët këtu me fjalën time dhe se unë s’kam shumë nivel… Natyrisht që nuk jam kundër projektit,” tha ai para se të ngrinte shqetësimin për ndotjen që pritet të krijohet kur në Divjakë të banojnë, sipas vlerësimeve të projektit, 18 mijë turistë. Sulejman Sulçe, nga grupi i ekspertëve mjedisorë, në të cilin bëjnë pjesë edhe Jamarbër Malltezi, Spase Shumka, Ferdinand Bego etj., nuk kishte një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ujërat e ndotura, por deklaroi se zgjidhja mund të jetë “individuale ose e integruar”.

“Më falni se e zgjata, por kam edhe një pyetje tjetër,” tha butë mësuesi Lala: “Kjo është  pasuri publike, tokështetërore e me radhë , çfarë do të ndodhë kur të ndërtohen? Do të privatizohen si banesa apo jo?”

Mabetex nuk u përgjigj për këtë pyetje.

Shqetësimi tjetër i ngritur nga publiku lidhej me aksesin në plazh pas ndërtimit të projektit. “Ne jemi popull i varfër,” tha njëri, “dhe shkojmë në plazh me bukë me vete. A do të ketë sërish plazh publik dhe a do të administrohet nga bashkia?” Mabetex tha se aksesi në plazh do të jetë i hapur, por nuk foli për administrim nga bashkia.

Mjedisorët në gjyq publik

Taulant Bino, orintolog që ka kryer studimet e tij kryesore në Lagunën e Divjakës, u përpoq gjatë prezantimit të ngrinte pyetje mbi fatin e bizneseve të vogla familjare që aktualisht funksionojnë në Divjakë si dhe për shqetësimet që lidhen me mjedisin, por e gjeti veten në një agresion të gjerë publik nga pjesëmarrësit si dhe në një lloj gjyqi publik.

“Kam vite që punoj që zonën e Divjakës, që në vitin 1992 dhe një pjesë të mirë tuaj e njoh dhe kam jashtëzakonishtrespekt  për Divjakën…” tha Bino. “Kam jashtëzakonisht respekt për popullin e divjakës kam jashtëzakonisht respekt për ato klube që janë bosh, që do të thotë se njerëzit punojnë. Unë e bëra këtë  sqarimi sepse dua që të mos ketë keqkuptim për fjalët e mija. Unë jam për zhvillimin e divjakës jam për  zhvillimin e zonës por duke ruajtur natyrën atë që ju e keni ruajtur prej shekujsh”, shtoi ai.

Ende pa e përfunduar argumentin Bino, një nga salla thirri me zë të lartë: “Pse këtu me ju do të rrimë ne?” Një tjetër bërtiti: “Ato janë interesat e xhepit tënd. Nuk të han barku ty për Divjakën.”

“Dëgjojeni se për interesin tonë po flet,” kundërshtoi një tjetër, por ai qe në pakicë.

Bino ngriti ndër të tjera shqetësimin se prezantimi i Mabetex para publikut qe përqendruar te hotelet, pa folur shumë për blloqet e apartamenteve, por e gjeti veten të linçuar nga publiku, i cili i konsideroi shqetësimet e tij si sabotazh.

Një i moshuar u ngrit menjëherë dhe tha: “E di Taulant kur erdhën ata gjahtarët Italian ku ishe ti? Ku ishe ti… dëgjo, dëgjo…  Ti ke për detyrë që të bësh transparencën e fonde që ke marrë  nga Europa dhe çfarë ke hedhur këtu… të përgjigjesh përpara këtij populli. Je përfitues…” Populli reagoi me duartrokitje dhe brohoritje.

“Italia,Greqia,Kroacia, janë të këqinj, janë agresiv dhe na duan të na fundosin,” vijoi ai. “Çfarë humbi Kina që i dha 100 vjet Hong Kongun Britanisë?, asgjë zotëri por u zhvillua… Unë i quaj si ëndërr këto që pamë.  Unë dua të besoj se këta janë njerëz serioz besoj tek zoti Pacolli,i cili është një patriot”, shtoi ai ndërsa salla shpërtheu për të njëqindtën herë në duartrokitje dhe brohoritje.

35 komente në “FOTOT/ Divjaka kundër Divjakës: Banorët brohorasin mega-projektin ‘betonizues’ të Behgjet Pacollit”

  1. une e dua natyren says:

    fshatare maskarenj…ajo eshte pasuri e shqiptareve mor maskarenj…kush ja u la juve prone ate bukuti, ja u a la ujku apo ariu?!?!?! i erdhi dita shqiperise te ikte per lesh, po ja arrin per fatin tone te keq.

    1. Fushi says:

      Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
      Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
      Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
      Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, erëqelbësve.

      1. Ty says:

        Komunistet e kthyer tani ne ambjentaliste e duan divjaken sic ka qene mbushur me bunkjere e zona ushtarake, pse nuk kundershtonin ne kohen e hoxhes enver qe ndertonte bunkere ne cdo pellembe toke por kundershtojne tani se nuk duan te ndertohen vila e hotele.

    2. ELIOT says:

      lane name ;;;cben qeveria ;RAMA NUK DUHET TE LEJEOJE GJERA TE TILLA …. PRONARET E VJEDHIN BREGUN E DETIT HE RAMA KOQJA FLN GJUME NE FRANCE NJE GJE E TILLE SNDOLLE KURRE … DHE NE KROACI SI LEJOJNE KETO GJERA PRANDAJ KY TRAPI SBEN GJE .. UNE ISHA ATJE DHE I PASHE PLAZHET ..JANE FANTASTIKE DHE NUK KA NDERTIME SI NE SHQIPERI …. DHE PRANDAJ KISHTE MILONA TURISTE HOLLANDEZE GJERMANE ITALIANE CHEKE … NDERS TEK NE KA VETEMM DERRRRRRA SEPSE RAMA BERISHA JANE TRAPE .I LEJOJNE CDO BIZNNESI TE BEJE RREMUJE PLAZHET TONA TE OPULLIT … DHE DIISA FSHATARE QE SMARRIN VESH NGA JETA DHE JANE TE VARFER NGA TRUTE DHE NGA LEKET …. LEJOJNE CDO GJE …..POR MINISTRI I BRENDSHEM KURRRE SDUHET TA LEJOJE KETE GJE ….OSE TI JAPIN 30 % TE FITIMEVE POPULLIT ..VENDALIVE …. JO ……

  2. kozmo says:

    Shume bukur ,Shqiperia duhet te zhvilloi turizmin .
    Durresi dhe Vlora jane ndertuar nga dallkauk dhe atje nuk mund te shkohet me . Duhet vetem nje bomb atomike .

  3. kodrasadikitk says:

    Niher vjen vera kah dera nese sbehet ne Divjake do te behet ne vendet tjera kurse Divjaka do te mbetet e tille dhe e vogel ..Firmat e medha e kan hallin e lekut …

  4. Lip Gjanica says:

    Turp dhe mendjeshkurtesi dhe miopi mentaliteti fshatar,qe mbyti Edhe ate pak reagim qytetar.Projektinqe Ne kohen e Berishes pritet Te miratohet nga Rama.Pra pushtetaret Kane pjesen e tyre ne kete masakrim te asaj perle bregdetare.Banoreve te Divjakes brezat e ardhshem sdo ja u falin kete miopi.Kush ka pare bote e ka lexuar sadopak duhet te reagoje ne mbrojtje te mjedisit sa nuk eshte vone.Pacolli Ky mashtrues qe arriti Te korruptoje Jelcinin e Rusise keta tanet i ka buk me djath.

  5. shqiptar says:

    mjere Shqiperia !

    Po ç,gopin e nenes kerkon pikerisht ne Divjak o klysh i Serbit e i Rusise ?!
    Pikerrisht aty ku Zpti e ka ba Parajs ne token e Shqiperise ti Bexhet m.ti do me e mbush me beton?

  6. Januz Jashanica says:

    Sulmi ndaj projektit te pacollit eshte i orkestruar dhe financuar nga investitore te interesuar ne gjirin e lalzit, palase e ku do tjeter ku ka ndertime per shtepia plazhi. Ekonomia shqiptare nuk ka perfitime afatgjata nga keto ndertime shtepish. Investim me ndikime te fuqishme te shumfishta dhe afatgjate eshte ky projekt i Pacollit.

  7. Albani says:

    Mire se vjen Bexhet Pacolli
    Mire se vjen investim
    Maskarenjte analfabete te cilet e duan me shume natyren se ne te tjeret,nuk duan investime dhe zhvillim,por mundesisht ta cojne Shqiperine nja tre-kater shekuj pas,ku nuk kishte as rruge dhe as zhvillim.
    Mos pasjen e investimeve,(si dhe ai I hidrocentraleve ne Vjose),te djegurit per natyren e quajne virgjeri.
    Perse visheni me kepuce meshini dhe guna lekure ju more hajvane “te ndergjegjesuar” qe gjoja digjeni per virgjerine e natyres,duke mos e ditur qe jo cdo gje e virgjer eshte dhe me e mire.
    Ato guna dhe kepuce qe mbani veshur more derdimene hiqini dhe mos I vishni,sepse kane demtuar dhe ndotur natyren kur jane prodhuar.
    INJORANTET NATYRALISTE DUAN TE NA KTHEJNE NE KOHEN E MAJMUNIT.

    1. sherif says:

      Divjaka eshte perla e adriatikut dhe nuk duhet te demtohet . Natyra e krijuar ashtu dhe ashtu te ngelet .

  8. Petrit Shkembi says:

    Ky qelbesire projekt rus, nuk do behet kurre, Shqiptar et do e Mbrojne me gjak nese nevojitet…

    Buxhet Pacolli eshte nje nga vrasesit e vellezerve Gervalla e jo patriot…

    Likja, Salehu dhe Buxheti kane qe ne 2009 qe ia kane vene syrin Divjakes. Per kete, gezojne dhe mbeshtetjen e Sandrit, Zamos etj…

    Vetingu o do behet o do behet!!!

  9. Asd says:

    Pashe fotot e projektit . une jam pro. Keshtu si eshte divjaka nuk do te shkoje kush me pushime. Pas projektit vendi mund te qarkulloje dhjetra mijra turiste ne vit perfshire edhe Ne shqiptaret. Votoj pro.

  10. Kellira says:

    NJe gje nuk marr vesh.
    Me 8 mije fshataret pa shkolle dhe barkun bosh te Divjakes duhet diskutuar pasuria natyrore e Shqiperise?!

    Sigurisht qe ata do te brohorasin. Cfare prisnit juve?!

  11. niko says:

    Mabetex ka 15 vjet ne Shqiperi dhe asnjehere cdo qeveri nuk i ka dhene mundesine per te ndertuar dicka te vecante.Rogneri,Sheraton ,Stadiumi etj jane dhene te huajve por asnjehere Pacoolit sepse eshte shqiptar.Ne ekemi zakon qe po qe Shqiptar i bejme analizen qe kur ka lindur gjyshi apo gjyshja ,nderkohe te huajt e rruajten shqiperine.Eshte nder i madh qe Pacolli do te investoje ne Divjake apo kudo qofte,vetem te mira vijne nga zhvillimi.nderkohe ne karavasta te hane te gjalle( “pidhzat” keshtu i quajne mushkonjat) mushkonjat.Atje ka nje fukarallek te papare.Ishalla investon qe te kete pune dhe jete kjo zone vdekur e bregdetit.

  12. Asus says:

    Nuk thoni shyqyr qe do te behet nje gje per se mbari po vazhdoni te nxirni hale nga goja sepse vetem te shani dini. Nuk u ngopet me ndertimet bastarde qe dhjen gjithe bregdetin. Akoma doni shemtira? A keni shkuar ne turqi per pushime? Resortet Jane te zakonshem dhe kjo tregon per ndertimet serioze ne bregdetin shqiptare. Sa per Pacollin most e shani kot. Shqiperia ka nevoje per investime dhe duhet then po atyre.

  13. Visi says:

    MIRESEVJEN BEXHET PACOLLI. DO ZOTI NDERTIME TE TILLA BEHEN NE GJITHE BREGDETIN SE NDRYSHE BREGDETI YNE DO BEHET SI DURRESI

  14. prisni se skeni pare gje akoma says:

    I futi edi lekat ne xhep. Hani mune tani

  15. deni says:

    Sipas projektit mbrekullia vete,nuk e kam idene se si eshte divjaka sot por te flasim per shpendet shtegtare qe per mijra vjete eshte shtepia e tyre
    dhe sa siperfaqe do te zihet dhe sa do mbetet ne shtepine e ketyre gjallesave pa zot.Keto lloj projektesh duhet te ishin zbatuar me kohe neper
    Shqiperi,por babezia njerezore shkateroj aty ku keto projekte ju mundesohej ndertimi.Per mendimin tim ai vend ju takon te pareve (gjallesave).

  16. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Plani rus per ta blere bregdetin shqiptar. Plan afatgjate me mbeshtetjen fazlliq, pasholl, rama, meta, berisha.

    1. Niku says:

      hahah, Serbia po e akuzon Pacollin se po financon shqiptaret qe te blejne jugun e Serbise, nga Nishi e poshte. Injorantet tane po e akuzojne si spiun rus ?
      Sa shume idiote paranoike paska Ballkani.

  17. Albi_I says:

    Ky eshte ndertim skandaloz, shkaterron teresisht Parkun Kombetar dhe e tjeterson. Sikur mos te mjaftonte kjo, e kalon ne prone private. Nje cmenduri qe duhet ndalur sa me shpejt.

  18. timi n says:

    Zhvillim jane fabrikat e punishtet jo resortet.Boll ka ne Shqiperi ,te rregullohen e certifikohen ekzistueset se nuk kane uje per tu lare.

  19. Q.S says:

    Shume projekt premtues. Eshte prezervuar edhe pylli, edhe natura ruajtur distanca nga bregu I detit dhe jep mundesine per nje turizem te organizuar.
    Beronizim quhet kut nuk respektohen asnje nga me te mesipermet

  20. Arkitekti 282HSA03 says:

    Ka dy zgjidhje:
    1- Pyll, kenete, mocal, mushkonja, det i pa shfrytezuar.
    2- Resort turistik qe do fuse Shqiperine ne harten e turizmit boteror. Zhvillim ekstrem te zones dhe perfitim per banoret e varfer e pa perspektive te Divjakes.
    Ne shqiperi nuk ka asnje resort turistik qe te terheqe grupe te medha turistesh sic kane vendet e tjera mesdhetare. Nuk zhvillohet turizmi me mini hotele me nga 10 dhoma secili e me sherbim te pakulturar e me shume mungesa qe turistet e huaj i bejne te ndihen aspak komode. Mjafton te kesh shkuar vetem nje here me pushime jashte Shqiperise per te kuptuar se vendi yt eshte shume mbrapa me turizmin, se sherbimi eshte fshataresk dhe infrastruktura pothuaj inekzistente. Prandaj mos u trembni o njerez nga zhvillimi. Cili nga ju qe nuk eshte banor i Divjakes shkon atje per te “shijuar” parkun dhe natyren? Cili nga ju shkon i kenaqur te kaloje dy jave pushime ne hotelet dhe bregdetin atje? Zeri i injorances eshte me i fuqishem se ai i dijes dhe perparimit.
    Uroj qe te realizohet ky projekt. Atehere dhe ne shqiptaret do kemi deshire te vizitojme Divjaken dhe t’ju mburremi miqve tane te huaj duke i ftuar ne nje resort qe nuk ka asgje me pak se resortet me te mira te Detit Mesdhe. Dite te mbare te gjitheve!

  21. DETARI [email protected] says:

    Ai resort me pelqen jashte mase.
    Por, te ‘krihen’te gjitha parate e Pacollit ,nga e kane prejardhjen,dhe ne project te mos marripjese Jammut Malltezi !

    Te mos behet Divjaka ‘lavatrice’ e parave te korrupsionit dhe gjakut te vjedhur ndaj shqiptareve ,prej kriminelit Berisha !

  22. orient says:

    …mos beni te veshtirin…uroj qe gjithe shqiptaret kudo qe jane te mos tremben ,por te investojne fuqishem ne kete vend..Paçolli nje ze dhe figure qe duhet perkrahur.

  23. jo-genjeshtres says:

    Natyrisht qe Shqiperia duhet te zhvilloje turizmin, natyrisht qe duhet te hapen vende pune, por harroni qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Mesdhe qe shitet e blihet nga te huajt. Asnje vend i Mesdheut nuk e shet territorin e tij. Pse nuk ngrihen shoqeri ndertimi dhe zhvillimi qe te ndertojne dhe te perhapin turizmin ne Divjake duke i futur dhe banoret e zones ne skemen e ndertimit dhe fitimit?
    Pse shteti lejon dhenien e ketij territori dhe favorizimin e ketyre shoqerive (Mabetex & Co)? Divjaka eshte pasuri kombetare dhe jo prone e banoreve te zones, pra nese ka shitblerje te tokes pjesa me e madhe te kaloje ne buxhetin e shtetit dhe jo te mjaftohet shteti vetem me hapjen e vendeve te punes. Ne 30 vjet kamarierin apo pastruesen tek hoteli do ta zevendesoje roboti dhe keshtu perseri ai fshatari qe u gezua se gjeti nje vend pune nuk do ta gezoje vete ate pune per te mos folur per femijet apo mbesat e tij.
    Thirrini mendjes dhe mos e shisni aq lire ate qe te tjeret e mbrojten me gjak.

  24. al paci says:

    O njerez keni vajtur ndonjeher ne divjake. Divjaka ka bukuri pullin plazhin e mathe dhe me rere po eshte mocale. Nuk munde te qendroshe mbas ores 4 mbazdite se te cam mushkonja dhe nuk ben efekte asnje ilac kundra. Ky projekte eshte i vetmi ke munde ta kthejne divjaken dhe te fitojne te gjithe nga banoret e zones deri tek shteti me vjeljen e taksave. Po nuk u ralizua ky projekte divjaka do ngelet nje mocale dhe atije do shkojne ca vizitore ditore qe ne oren 4 mbazdite do marin arratine.

  25. Moisi Golemi says:

    Ky pallosh Erebara nuk rri dot pa bere propagande ne artikull. E lexon kete artikull dhe ne mendje te vijne fleterrufete dhe dokumentaret e hershem te propagandes komuniste, por kesaj rradhe, ardhur nga drehtim anti-komunist. Sic duket, ky pallosh Erebara, po ecen ne vijen e paraardhesit te tij, qe na mbushte sallat e kinemase me propagande. Vecse, paraardhesi i tij ishte i talentuar, kursr ky eshte bajat fare, mban ere nga milje larg.

  26. AZ says:

    Ju te gjithe qe komentoni, Sa vete prej jush jeni nga Divjaka dhe keni familje per te mbajtur?? Sa prej jush punoni dhe jetoni ne Divjake?? Divjaka eshte vendi i vetem pa asnje lloje investimi si nga qeverria ashtu si dhe nga privati. Ka ngelur nje vend si germadhe. Tani qe ka shancin per tu zhvilluar ju u kujtuat se po prishet parku i madh shteteror. Pune per te gjithe do krijoje qe njerzia te punoje si judo. Popull dembel…

  27. Mbroni Divjaken says:

    Kenaquni me renderat dhe coni per lesh nje park natyror te mbrojtur me ligj. Nje mundesi shume e mire per pastrimin e parave te majta e te djathta. Sa lehte e mendojne disa: meqe parku i Divjakes eshte i mbytur nga mushkonjat zgjidhja eshte betonizimi, pra nuk merret asnje alternative tjeter ne konsiderate se si mund te rigjenerohet ky park per te ndjellur turizmin, por vetem si te investohet ne betonizimin e tij dhe largimin e gjallesave qe Divjaken kane shtepine e tyre. Genjehuni me renderat e pastaj thoni, sic thote mendjeshkurteri i gjate: “cudi se si nuk ngjason asnje projekt i zbatuar me ate qe paraqitet ne leter”!!!

  28. DETARI [email protected] says:

    Per [AZ] [Mz] dhe te gjithe tipat qe bejne te diturin !

    Divjaka eshte Superfuqia Ekonomike e Europes dhe jo e Shqiperise .
    Divjakasit ,punojne token deri 3 here ne vite .
    Nuk ka divjakas qe nuk nxjerre mesatarishte 15deri 20 mij euro ne vit !
    Divjaka ka kontrata furnizuese me 10 shtete ,per prodhimet e saj.
    Shqiperia,Kosova, Maqedonia,Polonia,Bullgaria ,Serbia,Cekia,Greqia,Mal IZi ,Hungaria dhe Rusia jane shtetet qe Divjaka furnizon non stop.
    Ata qe nuk punojne ne bujqesi,peshkojne ne kenete,det ,lum dhe kanalet e medha.
    Nji pjese tjeter ,merret me blegtori,vreshtari, etj.
    Divjakasit jane miliardjere dhe nuk kane nevoje te behen lavatrice e parave te krimineleve.

  29. Environmental Expert says:

    Per projektin e Divjakes kan punuar ekspertet me te mire qe hartuan dhe VSM dhe VNM specifike te projektit TAP dhe Devolli HPP ( dhe ne e dime sa te mira dhe si jane zbatuar keto projekte ne vendin tone me perpikmeri maksimale ne raport me studimet) dhe i kan treguar kompanise Mabetex se ku duhet te ndertoje dhe jo, duhet te keni parasysh para se te komentoni qe minimalisht te merrni nga Web i Ministrise se Mjedisit Infon e publikuar rreth ketij projekti ( VSM paraprak qe eshte i vetmi projekt qe e ka bere publike) si dhe ka zhvilluar 3 konsultime publike ne vende te ndryshme dhe aktor te ndryshem ne lidhje me konsulencen mjedisore te projektit. Projekti zhvillohet kryesisht ne zone te zhvillimit te qendrueshem si dhe ka piksynimin e tij kryesor ruajtjen e parkut per efekt shfrytezimi te periudhes turistike mbi 9 muaj si dhe te nje turizmi elitar, ku 4 perona do punojne per 1 turist. Jeni keq informuar nga portale me interesa te ngushta te lidhura me projekte qe pronaret e portaleve kan rrjepur ne keto vite ne kete zone. Une di te them qe skemi nevoje te shkojme ne Dubai, Barcelone, Rivieren Franceze etj, kur kete mund ta bejme ketu me njerzit tane qe trajnohen dhe punojne aty si dhe ne korrniza te cilesise mjedisore. Parku ashtu sic eshte sjell 5 turist dhe me ndrrimin e ketij resorti ne kthehemi destinacion turistik mbare boteror. Do zhvillohemi ne apo do vazhdojme te pastrojme tualetet e botes. Kaq kisha per argumen une.

  30. Thanasi qe ta plasi says:

    Ha ha ha po ku e njihni ju Pacollin more. Ai nuk fut asnje lek nga xhepi i tij. Ky projekt nuk ka per tu bere asnjehere. Vec ne rast se ato para jane te dikujt tjeter. Pacolli i ka bere parate vetem me tendera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje