FOTOT/ Histori si nëpër filma: Agjentja e FBI-së bie në dashuri me reperin e ISIS që e hetonte dhe… martohen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një histori si në filma.

Kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI), e cila ishte përkthyese me çertifikatë top-secret.

Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014, me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të.

Ajo gënjeu Byronë duke udhëtuar drejt vendit në konflikt dhe duke u martuar me një të dyshuar.

CNN shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butë rastin e saj, ndërkohë që edhe akuzat u minimizuan.

Kjo, sipas disa të dhënave, në këmbim të bashkëpunimit nga Greene, e cila ka ekspozuar FBI-në me një akt të sikletshëm.

Burri i Greene është Denos Cuspert, një reper gjerman, i cili vlerësohet se ka patur shumë ndikim në rekrutimet online të xhihadistëve.

Në Gjermani njihej si Deso Dogg, kurse në Siri me emrin Abu Talha al-Almani.

Deso Dogg i ka kushtuar edhe një këngë Osama Bin Laden, me një gjest prerjeje fyti që është shfaqur në video propagandistike.

Ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, kur Greene, në përmbushje të pritshmërive që mund të kesh për vendimet e një femre të dashruuar, është penduar pas disa javësh, kohë kur edhe kuptoi se çfarë gabimi kishte bërë.

Ose të paktën këtë raportojnë mediat që shkruajnë se ajo u kthye sërish në SHBA, ku vendosi të bashkëpunonte me autoritetet.

U dënua me dy vjet dhe u lirua verën e kaluar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-2.jpg","attachment_id":"677337"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-3.jpg","attachment_id":"677338"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog.png","attachment_id":"677335"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rog-1.jpg","attachment_id":"677336"}]
        
        Loading...
        

4 komente në “FOTOT/ Histori si nëpër filma: Agjentja e FBI-së bie në dashuri me reperin e ISIS që e hetonte dhe… martohen”

  1. DITA says:

    PASKA QENE GJERMAN I PJERDHUR DANO DOGU.

    1. Altini says:

      100% gjerman….

  2. Edhe ti says:

    E pastaj qahen grate pse, me shume se gjysma e agjentëve të CIA janë burra

  3. Dielli says:

    Kaq shpejt paska ndodhur gjithe ngjarja? Ne 2014 u nis ne Siri, u dashurua, u martua, u pendua, u gjykua, u izolua, u lirua sot, ne 2017 (apo edhe me perpara se keto lloj lajmesh nuk dalin tak-fak sa ndodh ngjarja)
    Bo?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *