Gjermania e thotë troç: Do i njohim zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse PD nuk merr pjesë

2 Maj 2017, 11:51Politika TEMA

Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në to.

Kjo është bërë e ditur nga ana e ambasadores gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.

Ajo ka deklaruar sot se qeveria e saj do t’i njohë zgjedhjet e 18 Qershorit, edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar.

Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, është vendim i trishtë.

Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t’i njohim”, ka deklaruar  Susanne Schütz.

“Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur.

Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi Schutz.

Kjo deklaratë publike bëhet ndërkohë që në takime të ambasadorëve të tjerë me politikanët shqiptarë theksohet nevoja e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën.

Por ambasadorët, ashtu siç konfirmuan pak ditë më parë edhe përfaqësuesit e partive të vogla, kanë theksuar se mospjesëmarrja e disa partive në zgjedhje do ishte vetëm një rresht në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Të njëjtim qendrim ka mbajtur edhe SHBA dhe Brukseli zyrtar.

Kjo, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë arsye që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje.

7 komente në “Gjermania e thotë troç: Do i njohim zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse PD nuk merr pjesë”

  1. shqiptar says:

    bjeruni qenerve qe po kercenojne jeten e shqiptarve.
    Te shkojne ne Serbi tani Luli e Saliu.

  2. ec aty says:

    VDIQ PeDe-ja
    VDIQ PeDe-ja
    O E LUMTURA SHQIPERI ?

  3. Servet says:

    Ju duhet te jeni anetare te partise komuniste dhe pjelle e tyre qe ju behet qefi qe nuk do te kete opozite.Ju jeni mjerane por koha juaj nuk kthehet me .

  4. Xen deledashi says:

    Me në fund !
    Tani beni gati birucën për Saliun ,Xenin, Lulushen e Zhin Zhonërat !

  5. arjan says:

    ashtu de GJERMAN ME HELMETE jo me Breke sic i do LULUSHKA

  6. Petrit Shkembi says:

    Shpallja non grata e Lylzimit dhe bandes se Saleh islamikut, tashme eshte iminente…

    Udha mbare!!!

  7. uBs says:

    Te gjithe ju qe s’kuptoni degjenerimin e shoqerise sone, ku per te mbrojtur nje oligark kriminel si Berisha jane te afte ta kthejne shqiperine ne kohet me te errta. Berisha eshte kancer qe duhet ta heqim me cdo kusht. Si ish demokrat, student jashte vendit dhe neverites i cdo partie te ndyre shqiptare, neveris cdo gazetare te shitur e qe ka tradhetuar misionin e tij kryesor, lajm me ndershmeri e transparence. Neveris te gjithe ato njerez qe s’kuptojne qe per me shume se 2000 vjet per popullin tone te katandisur si mos me keq, kurre s’kemi pasur nje ere me te favorshme dhe pro-shqiptare nga perendimi. e cfare po bejme ne? jemi gati ti veme flaken vendit si ne 97 per se dyti, per nje njeri, tradhetar e me anti-shqiptari si Sali Berishovic, nipi Serb! Ai eshte kancer per ne, dhe te gjithe militantet syleshe qe i shkojne mbrapa. Burg, dhe heqje te nenshtetesise per Berishen, Nanon, Ramen, Meten, Bashen per tradheti te larte ndaj atdheut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje