Ibrahimoviç operohet me sukses, do të vijojë të luajë futboll

Ka dalë me sukses operacioni në ligamentet e gjurit për sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç.

Bomberi suedez u dëmtua në sfidën e “Europa League” kundër ekipit belg të Anderlehtit, një dëmtin i cili u përfol se do ta linte 35-vjeçarin përfundimisht jashtë fushave të lojës.

Por, pavarsisht këtij lëndimi, Zlatan Ibrahimoviç, pritet që së shpejti të nisë fazën e riaftësimit për tu rikthyer sërish në fushat e blerta.

Vetë agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është shprehur se ky dëmtim nuk do të ndikojë tek lojtari për tu tërhequr nga futbolli.

Me Manchester United këtë sezon, Ibrahimovic ka arritur që të bëjë paraqitje mjaft të mira duke arritur që të realizojë 17-gola.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...