Lulzim Basha këshillohet me Berishën, para “furtunës”

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të gjatë me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit, para mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së.

Ai është këshilluar me këtë të fundit, se çfarë të bëjë, pas kritikave që i kanë plasur brenda PD-së nga disa prej zërave kryesorë të kësaj partie, në lidhje me bojkotin e zgjedhjeve.

Basha deri më tani ka vepruar me kokë të vet (dhe Berishës kuptohet), pa pyetur për strukturat e partisë.

Nuk dihet se çfarë do të bëjë Basha në këtë situatë, kur të gjithë i ka kundër.

E sigurtë është se ai do të veprojë siç e ka këshilluar Berisha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...