Milot Rashica mes kampionatit anglez dhe italian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Milot Rashica pritet që të transferohet tek një skuadër e madhe gjatë merkatos së verës.

“Calciomercato.com” i ka kushtuar një shkrim klubit holandez, Vitesse, e cila fitoi Kupën e Holandës për herë të parë në histori të klubit.

Përveç klubit, portali i njohur italian, ka shkruar edhe për talentin e Vitesses, Milot Rashicën, i cili po shkëlqen në Holandë.

Ndërsa, shkruan për historikun dhe shpërthimin e Rashicës pas transferimit nga Vushtrria te Vittese, Calciomercato përmend edhe dy klubet që duan ta transferojnë Rashicën.

“De Biasi e ka krahasuar me Callejonin dhe jo rastësisht, përveç Chelseat që synon një parablerje për talentet më të mëdha të Vitesses, profili i Rashicës është ndjekur me kujdes nga skautët e Napolit”, shkruan Calciomercato.com.

Por, gjatë këtyre ditëve në mediat italiane është përfolur se ylli i ri i Kosovës po vëzhgohet edhe nga Lazio e Roma.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *