“Mos u lodhni kot me Bashën, kontaktoni me Damir Fazlliç. Vetëm ai mund ta bindë atë”

2 Maj 2017, 11:15Politika TEMA

Orët e fundit janë shtuar ndjeshëm përpjekjet e drejtuesve të lartë europianë, për të bindur Lulzim Bashën që të lejojë pjesmarrjen e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit.

Por gazetari i Dita-s, Bedri Islami, shkruan se kjo përpjekje është e kotë.

Sipas tij, Bashën mund ta bindë vetëm Damir Fazlliç, me të cilin Basha ka pasur lidhje të ngushta.

“Siç bëjnë të ditur mediat e ndryshme në Shqipëri, personalitetet më të larta të Bashkimit Evropian, në dy ditët e fundit, kanë pasur biseda të gjata telefonike me drejtuesin juridik të PD-së, Basha.

Ata i kanë kërkuar të ndërpresë bojkotin, të futet në zgjedhje, duke i dhënë garanci të plota se strukturat evropiane do të jenë të pranishme dhe gardiane të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike.

Mësohet se Basha, me kokëfortësi, ka vazhduar të jetë mohues dhe ka kundërshtuar të gjitha propozimet e Presidentit të Parlamentit Evropian, presidentit të Partive Popullore Evropiane,ku bën pjesë edhe PD, si dhe propozimet e komisionierit Hahn.

Të plotfuqishmit evropianë kanë propozuar edhe një konferencë online me grupin parlamentar të PD-së, por sërish janë refuzuar nga zoti Basha.

Zotërinjtë e mësipërm evropianë janë thellësisht gabim kur i kërkojnë Bashës të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Ata duhet të ndjekin rrugë tjetër:

Duhet të kontaktojnë me Damir Fazlliçin, nipin e ish-shefit të shërbimit të fshehtë serb në kohën e Millosheviçit, birin e shefes së kabinetit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.

Pse? Për dy arsye. Ashtu si nëna e Fazlliçit, edhe nëna e Bashës, në vitet e komunizmit, ka qenë sekretare e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme… kjo nuk është rastësi. Dhe së dyti, Basha vetëm nga ai, Fazlliçi, mund të bindet ta heqë çadrën, të futet në proceset integruese, të votojë ligjet që lidhen me sistemin e drejtësisë, të marrë pjesë në zgjedhje dhe, nëse e ka seriozisht se ka pasues qindra mijëra,miliona vetë, le të fitojë e të qeverisë ashtu si ka qeverisur edhe Tiranën.

Brukseli le të mos e provojë më lidhjen direkte me Bashën.

Le t’i bjerë një herë nga Beogradi.

I bie më shkurt…”, shkruan Islami.

4 komente në ““Mos u lodhni kot me Bashën, kontaktoni me Damir Fazlliç. Vetëm ai mund ta bindë atë””

  1. Life is game says:

    Or ti Islam, Basha nuk do deputet. Do iki nga Shqiperia. Si qytetar i thjeshte. Rama ka Rastin ta arrestoj pas dates 7. BASHKE ME ATA EKSPERTET NDERKBETAR (ndoshta ustallar rus) qe i ka thirrur per prishje zgjedhjesh). Reference: ?Flal i bashes ne qader.

  2. Fatosi-kosove says:

    Qysh se egziston njerezimi e sidomos tek shqiptaret çdo here me i pranueshem ka qene soji i vet sesa qofte edhe Skenderbeu,e kemi perjetuar ne kosove ku shume here i madhi Anton Qeta si plak ka deshtuar kurse kemi pasur shume raste kur kur fazlliqet kane bere pune,jo pse i donin te tjeret por se i ligu si luli donte tia qonte “nderin” ne vend dhe kjo ju them me pergjegjesi se çdo here kur ndodhte keshtu i ligu ishte proserb,prandaj luli e ka zgjedhur fazlliqin keshilltar dhe ne fund do ta pranoje edhe kerkesen e tij sepse e ka firmosur nenshtrimin dhe proserbizmin duhet ta mbroje deri ne fund,e urojme qe fundi i tij te jete gezimi per shqiptaret.

  3. Bardhyli.fr says:

    Lulzim Bashen dhe Sali Berishen ne zgjedhje e drejtojne ata,per te cilet punojne keta,pra,Fazlliçi dhe greket-Greqia,te cilet po angazhohen t’a sjellin ne Shqiperi vitin 1997.

  4. Analisti says:

    Zoti Bedri Islami si gjithnji i drejteperdrejte, ju a cjerr masken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje