Po u tërbua një qen, tërbon dhe të tjerët!

2 Maj 2017, 17:51Blog TEMA

Nga Myslim Pasha

Përfytyrimet  politike  siç vihet re, kanë dështuar,  në përcaktim të së nesërmes sonë demokratike.   Graviteti i së tashmes  po i sjell  argumente irracionalë,  por leximi i tyre është i pamundur,  sepse ne dimë të lexojmë “alla shqiptarçe ! “

Se ne dimë të  ndërtojmë ditë të zeza!

Ja, që një pjesë e jona,alternativë demokratike, befas,  në mes të udhës së dritës që kërkojmë,  na nxjerr një çadër si një agora të shqyer, dhe aty shfaq ato  produkte të cilat po i korrim këto ditë. Asnjë orakull demokratik s’e kish menduar se Lulzim Basha do të bënte emër, duke i dalë kundër të gjithëve, (kundër armiqësh dhe koalicione armiqësh !  … ( As Saliu, s’ish kështu i Ziu ! ) …kundërshti edhe në rrafshin ndërkombëtar, me një vërshim fjalësh ulëritëse të Revolucionit Demokratik, por ama, sa do që ta fshehë, s’e fsheh dot,  se si fund,  dëshiron:  “Ta rrokë fizikisht shtetin në të gjithë indet e tij “ , “ askush s’do të paguajë taksa etj…”

Mosbindja civile nga “Gandizëm”kalon në pushtim fizik edhe pse pa armë etj.

 Ja kush është mashtrimi !

Kjo e vërtetë duhet të shihet në sy, shqiptarët janë të turbullt, të hutuar dhe ashtu bardhë e zi e nxjerrin hera herës, atë helmin e urrejtjes.

Dhe ju mund të bëni përqasjet…se paralajmërimin e atij tërmetit të butë… që e thotë Basha me mosbindje civile, me atë zë demokratik të ngjirur, të çon në marrje të pushetit, jashtë të gjithë standarteve demokratike.

Tërmetet i parashikojnë dhe regjistrojnë në ndjeshmëri të lartë Sizmiografët dhe nga gjallesat minj.

 A duhet t’u besojmë minjëve !

Padyshim që po !  Se dhe ata janë pjesë e pushtimit social të planetit tonë.

 Shqetësimi është edhe frikë, është edhe alarm, se ndër cikle këtu tek ne,  vjen një mallkim…shkatërrim dhe antishtet.

Na kujtohet Koelho tek  “ Alkimisti” , që perifrazon një proverb arab: “ Ajo që ndodh një herë, ka të ngjarë që të mos ndodhë kurrë më. Por ajo që bën vaki dy herë, sigurisht do të përsëritet edhe një herë tjetër. “

 Dridhma të tilla, janë përsëritur nja katër herë në Shqipëri:

a.       Viti mbrapshtë 97’

b.      Sulmi ndaj shtetit në ditën e përcjelljes mortore të Azem Hajdarit

c.       Shpërthimin Korruptiv shtetëror i përgjakshëm në Gërdec

d.       21 janari i përgjakjes së Bulevardit.

Të katërta,  këto tërmete e zezona,  kanë për ideus dhe inspirues  të tyre Sali Berishën dhe pjesërisht, në dy ato të fundit, edhe Lulzim Bashën, i cili vetëm me Berishën e ka ndërtuar këtë Projekt Shkatërrues.

Strukturën malinj të Shqipërisë e di Doktori, se ai e ka përgatitur në laboratorin e tij antikombëtar !

Atje ku dhëmb,  është zemra e Shqipërisë edhe pse kështulloj e çaplyer,  nga kjo palo politikë që së fundi polli një përfaqësues së gjeneratës më të re:  Lulzim Bashën,  i  cili mund ta gjejë një çast fatlum t’i thërresë mendjes, të bëje ekzorcizmin nga vetja sepse,   brenda tij është Demoni i Sali Berishës.

Një vepër përfundon,  atëherë kur përmbushet qëllimi i saj.

Alibitë që po dëgjojmë,  s’kanë lidhje me Zgjedhje të lira e as dekrim, ato janë fshehur në skenarin më fatal e më të verbër, të synimit shkatërrues të asaj që është ndërtuar deri më sot, shkatërrimin e sistemit,  ku kërkohet një fillim i ri revolucionar që Lulzim Basha e shënjon në mënyrë aq grotekse vetëm fyerje për shqiptarët.

çadra…nuk është çadër, ajo është një ligësi mashtrimi edhe pse e bardhë dhe piramidale, duket sikur  aty janë derdhur aq shumë fjalë,  por ato mund të reduktohen , në  ligjërim njëngjyror, me vetëm pesë fjali të cilat mbyllen me Republikën e Re.

Elektorati shqiptar është elektrizuar dhe kërkon që të përmbahet. Po kush do ta bëjë këtë?

Realiteti i zymtë i Shqiëpërisë së sotme, kërkon një çast ndriçueshmërie, për ta ruajtur shtetin dhe institucionet e tij,  e të mos e çojmë atë në greminë…

Humbja është për të gjithë.Këtë e kupton Skajori Bashë, veçse  në rrënjë rron mëkati… apo mëkatet që kanë ata të dy,  ndaj Partisë së tyre,  ndaj shqiptarëve…

Po e çojnë PD-në,  në humbjn pakthim…

Sikur të gjithë formacionet e shoqëerisë së sotme sado të infektuara të jenë e sado që brenda farën korruptive të kenë, sikur, secili të flasë në opinion të tij si “mosbindje civile” , e kështu të shkojnë kundër njëritjetrit  për të kundërshtuar aksionet ligjore, në udhëkryq,  në shkollë , në spital, në K QZ, në postë të policisë, apo tek pagimi I taksave, në dy apo tre fronte kundërshtues  duke filluar nga 7 maji e deri në 18 qershor, pa iu përmbajtur rregullave dhe standarteve, ku vallë do të na çojë kjo mushkë xanxare që hedh shqelmat e “mosbindjes  civile ! “ ?

Merhumi,  Muharrem Dule, si një Nastradin pat thënë një herë: “ Po u tërbua një qen, do të  tërbohen dhe të tjerët…vonë apo herët ! “

Shpresojmë që të mos tërbohen të gjithë !

13 komente në “Po u tërbua një qen, tërbon dhe të tjerët!”

  1. Ben Dibrani says:

    Te lumte Gjeneral i Detit!
    mirnjohje per ty!

    1. koli says:

      what u smoking chief

    2. Kujtimi says:

      Bravo gjeneral.
      U terbua SALIU NA TERBOI EDHE LULIN.
      POTY NE CADER PO NA TERBOHEN TE TERE ATA SE TASHI PO MBAROET EDHE RAKIA.
      RISTANI E DO PE MANI.
      LULI EDO ME UTHULAJO DEPUTETE SEKSI QE KA PD EDO PIK TE PARE RAKIN

  2. Ylli says:

    Nje sharlatan dhe teatral fshatar Mallakastre !Nje adhurues i Mehmet Shehut ,i cili vete ishte dylber vullnetar i serbo- malazezit Dushan Mugosha.A mundet ky fshatar majtist- mallakastriot i trashe te jete njekohesisht dhe atdhetar dhe adhurues i dylberit mallakastriot te Dushan Mugoshes.Vetem kjo lloj race peshtirosese majtiste mund tja mbushi mendjen ketij populli , qe jane atdhetar.E kush ????…..majtisto -komunistet , qe mburreshin me vargjet ,Enveri dhe Mao Ce Duni , jane si buka e nje brumi.Por ju.lumte , sinqerisht ju lumte.Ky vend quhet Shqiperi dhe ky popull bageti ,shqipkare.
    Ndjese Mallakastres dhe mallakastrioteve patriot qe nuk pranuan te behen dylbera envero – mugoshian.

    1. L leshi says:

      Te pelqeka ta hashe nga pas o yll ,o idjot ti duhet te jesh nje nga ata qent e terbuar qe thote koloneli se ska mundesi qe ke bere nje koment prej idjoti…PEDERAST.

  3. Neutrino says:

    Në Shqipëri të gjithë janë të tërbuar. E keqja është se jemi qenër të tërbuar pa zot. Problemi i tërbimit shqiptar është çorientimi kombëtar. Të gjithë fshihen pas të qënurit shqiptar, por asnjë nuk bën asnjë grimë për Shqipërinë. Të gjithë lehin kundër njëri tjetrit, me njëri tjetrin, kundër të huajve dhe dreqi e di se kundër kujt. Edhe ato kompromise që arrihen, janë instiktive, ashtu siç veprojnë lukunitë e ujqve, hienave dhe dingove. Por preja është gjithmonë Shqipëria që paska pasur boll mish për këto shtazë politike

  4. mateo says:

    Gjeneral!
    Ke shkruar si9kur sapo je ngritur nga gjumi!
    Ke dashur te thuash shume,por shumica nuk te ka marre vesh!
    Me thjesht shkruaj dhe fjalite te kene lidhje mendimi e jo copa copa!

  5. AMSTERDAMI says:

    O PYLLI NA HENGESH MUN/LERE SE SMERR VESH NGA KETO PUNE/GJENERALI U FUTI”DRUNE” TY, SOJIT E SORROLLOPIT TE SALHALESERBIT E LYLBYTHQIRIT TE HOLLANDES.

  6. pokeristi says:

    Z.Pasha!
    Percactime mjaft te sakta.
    Shqiperia sot me shume se kurre ka nevoje,per zerin patriot at dhe tar,intelektual shqipetar.
    Respkte

  7. Tralala says:

    Zoti Pasha; a mos ke tejkaluar fushen tende professionale? Details po. Aty te degjuam dhe te mbeshtetem. Politika nuk eshte fusha jote. Atehere, perse kerkon te perziesh? Nuk te rrihet pa folur, nuk ka te tjere qe mund ta bejne kete pune apo te ka hy vetja ne qejf?

  8. Ilirjan says:

    Percaktim i sakte ! Duhet te ngrejme nje sistem qe te sherojme te infektuarit nga CMENDURIA njesoj sikur sherohen qente nga terbimi .
    Jemi duke i bere sehir cdo dite kafshimeve te Te Cmendurve tek njerezit e thjeshte, dhe rolin me te ndyre por inkurajues qe po luan media televizive per perhapjen e ketij virusi . Pra si perfundim pervec mbartesve te virusit te CMENDURISE duhen luftuar edhe faktoret perhapes dhe inkurajues te Tij .
    Respekt Shqiptari Myslym Pasha !

  9. malsori says:

    Te lumte Zoti Pasha, Per Atdhetar e Patriot si Ju ka shume nevoje ky vend.

  10. Flatun says:

    I nderuar, i dashur dhe i respektuar je, z. Myslym Pashaj! Faleminderit per shkrimin.
    Eshte e vertete se po u terbua nje qen, do te terbohen edhe shume te tjere… Doktor veremi e di kete gje. Aktualisht kemi te bejme me nje terbim real. Pritet te ndodhe nje fenomen interesant: qeni i terbuar mbasi ka kafshuar shume qene te tjere (duke u futur mikrobin e terbimit), kthehet me ne fund ne ”shtepine e tij” dhe sulet per te kafshuar te zotin. Ketu qendron rreziku. Po arriti te haje te zotin, do te thote se terbimi ka marre permasa galopante dhe epidemia do te haje nje mase te madhe te terbuarish…
    Ka edhe nje koincidence interesante: qente zakonisht terbohen sapo nxehet moti. Mjekesia duhet te vihet ne levizje, sa pa u perhapur epidemia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje