Policia zbulon kush ishte gruaja që iu vendos tritol natën e kaluar në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Blerta Ajazi quhet gruaja që kishte në pronësi makinën tip Smart që shpërtheu një natë më parë në Tiranë. Gruaja rreth 50 vjeç ka thënë në polici se nuk kishte konflikte me askënd dhe se vendosja e eksplozivit mund të ketë qenë një ngatërresë. Makina ishte parkuar poshtë pallatit, ku banonte Blerta Ajazi. Sipas përshkrimit që i bëri një zyrtar i policisë për Lapsi.al Blerta Ajazi, jetonte vetëm dhe kishte vite që ishte divorcuar, pasi fëmijët jetonin jashtë. Në makinën e 50 vjeçares ishte vendosur një sasi e vogël tritoli, në pjesën e pasme të mjetit tip Smart. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:30, ndërsa makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku ajo banonte.

Polica ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë në bizneset rreth pallatit ku banonte 50 vjeçarja. Deri më tani nuk është zbuluar asgjë rreth autorit.

Njoftimi i policisë

Njoftohemi se në zonën e njohur si “nëntë katëshet”, ka ndodhur një shpërthim , ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart”  në pronësi të shtetases B.A .

Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Policia zbulon kush ishte gruaja që iu vendos tritol natën e kaluar në Tiranë”

  1. The Punisher says:

    Hahahahaha …. kjo eshte kryesorja , zbulimi se kush eshte viktima. Ah ju dhjefsha gazetarine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *