PR në zgjedhje?! Pas takimit me sekretarin e Kryeministrisë, Mediu kokë më kokë me Donald Lu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Takimi mes diplomatit amerikan dhe aleatit të Bashës, vjen vetëm një ditë pasi ky i fundit, u fotografua teksa pinte kafe me sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Mësohet se në fokus të takimit është situata politike. Kohët e fundit, nuk kanë munguar sinjalet nga ana e faktorit ndërkombëtar për aleatët e PD, duke u bërë thirrje që t’i japin fund bojkotit dhe të hyjnë në zgjedhje.

Një ditë më parë, Famtir Mediu komentoi edhe kritikat ndaj Bashës nga ana e deputetëve Topalli, Bregu dhe Selami. Kreu i PR deklaroi se lideri i selisë blu duhet të konsultohet me forumet e kësaj force.

Majlinda Bregu dhe Eduard Selami kërkuan që PD të hyjë në zgjedhje. Ndërkohë, Selami ishte edhe më i ashpër kur tha se “Basha po e përdor çadrën për të bojkotuar zgjedhjet”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “PR në zgjedhje?! Pas takimit me sekretarin e Kryeministrisë, Mediu kokë më kokë me Donald Lu”

  1. @ says:

    Fatmir Mediu apo Medihoxha…

  2. @ says:

    Fatmir Mediu apo Medihoxha…?

  3. shqip says:

    Po he mo Fate , edhe ti me ata miqte “senatore” , nje vrime ne uje bere. Sikur kishit mbeshtetje o Fate . Pale bete edhe foto me Lylin , dhe Baftjari e quajti te mbaruar punen. Nuk e di pse , Po jta naret genjehen me luge bosh. Del nje delir atje , dhe u thote do ti hap lufte amerikes . Dhe keta idiotet shperthejne ne ovacione. Dhe ju me thoni mos ofendo. Nuk i ofendon kush. Jane shpellare, dhe per kete bravo i qofte. Nuk dalin nga çadra edhe “ti vrasesh”. E ka thene edhe Namik Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *