Rama e la jashtë listave deputetin e PS në Vlorë, Fatmir Toçi: I zhgënjyer, do doja të isha edhe këtë katërvjeçar

 

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Fatmir Toçi ka reaguar për herë të parë pasi Rama nuk e futi në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Toçi shprehet i zhgënjyer me vendimin e Ramës pasi thotë se do të donte që të ishte edhe këtë katërvjeçar deputet.

“Shumë e kanë menduar të jenë në lista, edhe unë e kam menduar, është shumë e natyrshme, pse të bëj hipokritin, do doja të isha edhe këtë katërvjeçar, se kjo është periudha e projekteve”- thotë ai.

Më tej ai  thotë se pavarësisht kësaj, kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e tij as me PS e as me fushatën dhe shton se do të marri pjesë në fushatën elektorale të PS.

“Kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin tim, as me Partinë Socialiste, as me fushatën, ne jemi anëtarë të PS dhe besojmë në këtë forcë politike, te programi i ndryshimeveë të mëdha që kanë filluar ë të gjithë vendin. Listat janë ato që keni parë, unë nuk flas dot për listat e qarqeve të tjera se jo të gjithë i njoh, unë flas për qarkun e Vlorës, lista relativisht e mirë, e pranueshme, sapo jam njohur me listën  i kam telefonuar edhe gjithë kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, I kam uruar suksese. Nuk mund të them që me vjen keq, apo nuk më vjen keq, por të gjithë e kanë dëshirën dhe të drejtën për të përfaqësuar zgjedhësit në parlament, them se përtëritja i bën mirë cdo institucioni. Do të marr pjesë në fushatë, padyshim, jam pjesë e PS dhe do të jem gjithmonë aty ku ka nevojë”- tha Fatmir Toçi.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama e la jashtë listave deputetin e PS në Vlorë, Fatmir Toçi: I zhgënjyer, do doja të isha edhe këtë katërvjeçar”

  1. dada says:

    por boll more po ne kur do ta kemi radhen qe votojme vetem per ju. do jete dita qe ti te votosh ti per mua???

  2. çentrale says:

    Keshtu jane zoterinjte jo si Blushi qe i flet bytha para gojes

  3. Xha Selimi says:

    Fatmir mos u merzit , fatmir ti e fatmir une politik na hengesh mune ! E ke lene dyfekun ne dor te sigurte . Kemi Fate von Velo trimin . Rri i qete se shqiperine do ta bejme sic e deshe ti .

  4. socialistet vlonjate says:

    Cfare bere ti o Fatmir Toci per socialistet vlonjate,apo i deshe vetem te votonin per ty dhe pastaj ju ktheve shpinen,Sa i poshter,njeri interesaxhi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *