U 17, Kombëtarja humbet në ndeshjen e fundit kundër Qipros

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja shqiptare U-17 ka përfunduar edhe turneun e saj miqësor UEFA Development në Qipro me tre ndeshjet e zhvilluara në grup.

Në dy takimet e para skuadra e trajnerit Mustedanagiç ka arritur dy barazime dhe më pas me gjuajtjet nga 11-metërshat ka arritur të jetë ajo më e saktë.

Ndërsa në takimin e tretë, ekipi kombëtar shqiptar ka pësuar një humbje 2-1 me ekipin vendas të Qipros.

Goli i Brahimit nuk ka mjaftuar. Në këtë ndeshje traineri ka hedhur në fushë këtë formacion: Kodra, Dede, Jazxhi, Sadikaj, Muho, Arapi, Ibrahimi, Xhahysa, Mehmetaj, Mehmeti dhe Shima.

Shqipëria në këtë turne arriti të grumbullojë 4 pikë në dy takime, për shkak edhe të formatit dhe rregullit të turneut.

Traineri në këto 3 sfida miqësore vlerësoi gjendjen e skuadrës, por njëjherësh aplikoi formacione të ndryshme duke parë nga afër edhe kontrobution dhe gjendjen e secilit futbollist që kishte grumbulluar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *