VIDEO/ Agron Duka: Basha mund të tërhiqet nga “qeveria teknike”

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar në një intervistë për TemA TV, se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike.

Ndërkohë, ai duket i tërhequr nga protesta e opozitës në Kavajë.

Duka tha se do të marrë pjesë por nuk do tu kërkojë mbështetësve që të marrin pjesë me patjetër.

“Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike me disa lëshime që mund të krijojnë premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Edhe në kohën që po flasim ne këtu ka shkëmbime telefonatash, mesazhesh apo takime mes palëve, pasi janë momente shume kritike, që mund të sjellin një situatë pozitive për të gjithë, ose anasjelltas.

Ata njerëz përveç të tjerash mbajnë edhe përgjegjësinë kryesore, dhe duke qenë kështu, gjatë gjithë kohës mundohen të zgjidhin problemet.

Sa i përket protestës në Kavajë, nuk i bëj thirrje me posesivitet anëtarëve që të marrin me patjetër pjesë në këtë tubim, por gjithsecili që e mendon se duhet të jetë atje për një kauzë të caktuar apo zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të bashkohet.

Unë sapo ju thashë se ne jemi në një situatë jo të zakonshme, dhe në një përpjekje të ethshme që të gjitha forcat politike të marrin pjesë, nëse është e mundur, në zgjedhjet  e 18 qershorit”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...