VIDEO/ Agron Duka: Basha mund të tërhiqet nga “qeveria teknike”

2 Maj 2017, 15:51Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar në një intervistë për TemA TV, se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike.

Ndërkohë, ai duket i tërhequr nga protesta e opozitës në Kavajë.

Duka tha se do të marrë pjesë por nuk do tu kërkojë mbështetësve që të marrin pjesë me patjetër.

“Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike me disa lëshime që mund të krijojnë premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Edhe në kohën që po flasim ne këtu ka shkëmbime telefonatash, mesazhesh apo takime mes palëve, pasi janë momente shume kritike, që mund të sjellin një situatë pozitive për të gjithë, ose anasjelltas.

Ata njerëz përveç të tjerash mbajnë edhe përgjegjësinë kryesore, dhe duke qenë kështu, gjatë gjithë kohës mundohen të zgjidhin problemet.

Sa i përket protestës në Kavajë, nuk i bëj thirrje me posesivitet anëtarëve që të marrin me patjetër pjesë në këtë tubim, por gjithsecili që e mendon se duhet të jetë atje për një kauzë të caktuar apo zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të bashkohet.

Unë sapo ju thashë se ne jemi në një situatë jo të zakonshme, dhe në një përpjekje të ethshme që të gjitha forcat politike të marrin pjesë, nëse është e mundur, në zgjedhjet  e 18 qershorit”

6 komente në “VIDEO/ Agron Duka: Basha mund të tërhiqet nga “qeveria teknike””

  1. sorkadhja says:

    Po pse e bete gjithe kete zamallahi çmendurie, kur e dinit qe kerkesat tuaja binin ndesh me Kushtetuten dhe parimet demokratike? Nuk u a ka borxh askush. Prandaj nese vertet doni te merrni pjese ne zgjedhje me parimet e demokracise dhe kushtetutes, votoni vetingut, dhe nxirrni pergjegjesite personale dhe si grup per gjithe keto sharje, kercenime, thirje per konflikte mes grupeve, etj. gjate ketyre dy muaj e ca qe na keni çare “koken”. Mesohuni me rregullat e rrotacionit, me parimet e demokracise dhe mos levizni b…. sa andej kendej ne interes te nje familjeje, apo nje grupi te inkriminuar. Megjithate me mire tash se sa me vone, se do tju merrte historia, siç edhe ju ka marre.
    Sorkadhja

  2. fredi says:

    vertet paftyrsi, ku shkoi ultimatumi 48 oresh i

  3. ABC says:

    Ishalla jooooo. Me mire pa PD-ne. Ka opozitare me inteligjent dhe me te ndershem se sa ata.

  4. Don says:

    Idiot komplet. Ti o Duka ke bere nje veprim fare pa kuptim duke ndjekur kauzen boshe te PD nuk u fute ne zgjedhje. Tani shko dhe ha banane.

  5. arbeni says:

    NUK na gzon kjo qe thua ti Duka , as qe na rruhet fare se heq dor apo jo luli jot , per ne socialistet zoti i shtoft inatin atij dhe ty e disa te tjerve qe te zhdukeni nga skena politike , se ja nxit jeten kti populli me antishqiptarizmin tuaj , nuk kemi me nevoj per batakçinj si ju ne politik se na u shpif , duam vetingun dhe drejtesi.

  6. sokoli says:

    O AGRON aspak nuk na gezon lajmi qe luli jot hoqi dor nga qeveria teknike , per ne njerzit e thjesht ishte 100 her me mir qe ai te qendroj ne pozicionin e vet , bashk me ty e mediun e ndoken e sheun , do shpetonte populli dhe politika SHQIPTARE nje her e mir nga ju batakçinjt e ksaj politike , qe ne si popull po na terhiqni xvarr ka njezet e pes vjet per interesat e vitimet tuaja , o njeri ishalla nuk hyni n zgjedhje , ne duam vetingun po qet burra mbani fjalen qe keni then , burri o flet e mban o ben e han thot populli , qndroni deri ne fund ne fjalen tuaj , pa votuar vetingun me mir mos hyni ne zgjedhje , nje tuf antishqiptar qe na keni ber gazin e rruzullimit duke votar kunder vendit tuaj ne bashkimin europian ,njerez faqezinj , NE DUAM VEEETTTIINNGGUUUUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje