A është kjo arsyeja se përse PPE i është përveshur keq Bashës?

3 Maj 2017, 09:34Politika TEMA

Ashpërsia me të cilën ka reaguar lidershipi i PPE-së ndaj kreut të PD-së Basha dhe rrugëtimit të tij drejt bojkotit, është afirmimi më kokëfortë i kauzës së stisur të çadrës. Nëse reagimet e ashpra të Berlinit, Uashingtonit dhe Brukselit ndaj Bashës edhe mund të kontestoheshin, më vërejtjen e ndjekjes së një standarti handikap perëndimor të “mbylljes së njërit sy për hir të stabilitetit”, tek reagimet e PPE-se nuk mund te gjesh asnjë justifikim; aq më tepër kur është fjala për vetë Jozef Daul që nuk ka si ta honeps Ramën, ndaj së cilit – nëse ju kujtohet – këtu e 5 vjet të shkuara u shpreh dhe me gjuhën e Berishës ndaj tij, duke e kategorizuar tek individët me probleme psiqike.

Deri më tani, PPE thjesht ka treguar rezerva ndaj aksionit politik të motrës së saj të vogël shqiptare; por së fundi ajo e ka ashpërsuar gjuhën deri në kërcënimin e zbimit nga shtëpia. Si rregull politik, ajo duhet ta përkrahte kauzën opozitare, siç dhe Internacionalja Socialiste përkrahte Ramën kur ky i fundit ishte në opozitë. Dhe fakti që nuk e bën këtë gjë është vërtet ulëritës.

Pra, ç’po ndodh me PPE-në karshi sjelljes tekanjoze të PD-së, që në fakt është pak të thuash kështu, ku më mirë të thuhet kokëmushkësisë se saj të panjohur deri më sot në historinë e politikës moderne?

Mos harrojmë se Basha ka shkërmoqur duke nxjerrë të pavlerë dhe vetë konstruktin dhe ligjësinë e kompromisit në politikë, themeluar nga etër të urtë shumë më të dhënë ndaj lirisë dhe demokracisë se ai. Dhe meqë jemi tek këto dy terma, ndër më parazitarët në ligjërimin e varfër intelektual dhe ekstremisht populist të Bashës, deri në neveri, mësohet se këtë dyshe – pra, liri-demokraci – ja ka përcjellë dhe Daul-it në videokonferencë, duke pretenduar se çadra mbahet e ngrehur pikërisht nga këto dy kolona kauzale. Dhe mu në këtë pikë ndoshta buron dhe irritimi, nervozizmi dhe këmbëngulësia e të djathtëve europianë për ta nxjerrë që aty me çdo kusht dhe çuar në zgjedhje.

Ata po ndjejnë se po merren për budallenj nga Basha.

Ky i fundit, siç po kuptohet, nuk bën asnjë diferencë mes ligjërimit çadror, ku mbizotërojnë një tufë piskamash me një fjalëformim dhe kumtim në minumumin e inteligjencës, e që për rrjedhojë mund të zënë vend vetëm në në shpirtëra militantësh me defiçencë të theksuar mendimi, e komunikimit me ca burra “të rrahur me vaj e uthull” në politikë që e kuptojnë me erë se ç’po ndodh; se çfarë fshihet në një lëvizje; se ku “fle lepuri” i një aksioni politik, aq më shumë si ky i Bashës ku ka një krisje të dallueshme mes aktorit dhe personazhit, mes asaj çka thuhet dhe asaj çka ndihet, mes sikurit dhe reales, mes lojës në skenë dhe të jetuarit jashtë saj. Vetë Basha si tipologji njerëzore është i dënuar me panatyrshmëri për të bërë një përputhje mjeshtërore mes tyre. Është një mungesë talenti politik që e ka të lindur dhe që vështirë t’i kultivohet.

Pra, PPE-në si organizatë politike europian nuk po e mundon shumë cenimi i standarteve demokratike nga një parti e saj, sesa të ndjerit e fyer nga marrja për torollake që po i bën ajo; dhe ku pa, në Shqipëri.(Tesheshi.com)

8 komente në “A është kjo arsyeja se përse PPE i është përveshur keq Bashës?”

  1. TRYLYLYLYLY says:

    Trupa diplomatike në Tiranë , duket unison ndaj çadrës.
    Jo pro Ramës, por kundër çadrës idiote!
    S’ka frymë popullore,dhe kjo e bëri të dështonte
    pa nisur !Berisha,ka skaduar!
    LULUSHI, s’kalon dot KOLAUDIMIN!!???????????????????????

  2. AMY says:

    basha nje dallkauk pa nivel te foluri, dhe aspak me norma te nje politike minimale te beri, kujton se do ti bej per budallenje njerez politike qe e kane bere politiken me breza, Une mendoj qe ky njeri as shkolle ne Hollande nuk ka bere, ka qene nje kaqole dhe me parate e gruas se tij, te marra nga VEFA beri sikur beri shkollim ne Hollande, sado pak shkolle te kishte bere, do ishte pak me ndryshe, por eshte nje njeri bosh, me koke bosh, mjere kujt i ka rene ne hise ta drejtoj ky njeri,

    1. Hollandezi pa shkolle says:

      Basha i ka ngjare Enverit. As Enveri nuk e mbaroi shkollen sepse “nuk kishte para”, packa se bursen ia dha qeveria e kohes, me nderhyrjen e Bahri Omarit (kunatit te tij), te cilin me pas e vrau.
      Megjithese “qeveria e Zogut i nderpreu bursen”, ishte po kjo qeveri qe e punesoi ne legaten shqiptare ne Belgjike.

      Sa te kete nje popull dele qe kenaqet kur e shtypin me te kater kembet, Basha ka te drejte te mburret me shkollen e vet

  3. Zalua says:

    Cilado qoftë arsyeja,
    PD–ja u menderos!
    BERISHA-BASHA , PËRGJEGJËS!!????

  4. LORA says:

    Aty ne cadren e arixhinjve shqup-sa u lujten te gjitha kurvlliqet,,,,,edhe me bekimin e PPE-ve.
    Tash u ka mbet te bejne namusqarin,,,,meqe u ra vakti i kurvllikut te integrum me lul-holandezin.
    Respekt per shqiptaret ne shumice qe ua pervlun te gjithe skenaret.

  5. vezhgim says:

    Dale,dale! Pse deri dje këta të PPE-së i mernin për të vërteta betimet e pd-së?! Paskan qenë dje të trashë dhe tani u zgjuan!?Nuk e kishin kuptuar që pd ishte një organizatë e degjeneruar në strehë të veprimeve të paligjshme dhe antarësimi në PPE ishte mbulesë?

  6. Katundari Digital says:

    Po zbythet Luli dhe Plaku Mere.Ky i dyti as degjon dhe as shikon tani.Faji do i mbetet amatorit Lulu.

  7. Jimi says:

    Mallkuar kush e shpiku vetingun!
    C’ti besh moj lule, kusur e ke! Kur i lyen duart me gjak, dhe fut duart ne xhepin e te tjerve, pa tjeter qe nuk do ta besh gjumin rehat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje