“Amerika do përdorë forcën ndaj Berishës, siç gjunjëzoi Ivanovin që kishte me vete Putinin. Saliu e Basha, çoroditje mendore nga frika”

Nga Spartak Ngjela

“Revolucioni” Berisha është drejt fundit të vet, pa filluar ende.

Kurse, po ashtu, edhe fenomeni i vjedhjes në qeverisjen shqiptare, pas njëqind vjetësh, është në fundin e vet.

l.Krerët e europianëve të qëndrës së djathtë ishin të prerë mbrëmë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, por të përmbajtur në paralajmërimin kundrejt Saliut dhe Bashës. Sepse ata kanë dashur t’i ndihmojnë këta të dy, për të mos e provuar stuhinë e rreptë të uraganit amerikan që iu vjen këto ditë.

Theksi destabilizues i Saliut, do të ndëshkohet shumë rëndë, nëse sot nuk merr fund, dhe nuk veprohet sipas sugjerimit me kontekst të veçantë që iu dha mbrëmë kryetari i tyre Dol.

Sigurisht që ky ishte fillimi, sepse presionit që vjen këto ditë nga Uashingtoni, do t’i nënshtrohen Basha e Berisha, njëlloj siç u nënshtrua “trimi” maqedonas i Putinit pardje në Shkup.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov, në Shkup pardje, përballë presionit kërcënues faktik të politikës së lartë amerikane, i la të gjitha në tryezë: edhe firmën për kryeministrin, edhe kryesinë e parlamentit, dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Që të gjitha.

ll.Saliu me “kryetarin” e tij Basha e habitën dje të djathtën europiane, sepse paraqitën para liderëve të saj një gjuhë protoproletare, të harruar tani në Europën politike perëndimore, që nga vdekja e Stalinit.

Turp për Shqipërinë që i ka pasur përfaqësuesë deri tani këta politikanë aguridhë që, nga frika, kaluan në psikologjinë e brigadave proletare, jo për të marrë pushtetin, por për të ruajtur gjënë ë vjedhur.

Megjithatë, presioni i kryetarit të grupimit europian të qëndrës së djathtë europiane, ishte shumë i fortë si gjuhë paralajmëruese, sepse, pas këtij paralajmërimi kundrejt forcave të tilla destabilizuese, vjen gjithmonë qëndrimi drastik amerikan.

lll.Megjithatë, kjo është shumë pak, po ta krahasosh këtë me atë që ka provuar në Shkup pardje presidenti maqedonas Ivanov nga takimi me zëvendësin e zv. sekretarit të shtetit amerikan.

Sali, mos e provo edhe ti atë që provoi Ivanovi! Është tepër e rëndë dhe do të të vendosë në një pozicion shumë qesharak përpara shqiptarëve, më keq se Ivanovin.

Dhe mos harro se Ivanovi kishte me vete edhe Putin mavrinë…

Të vjen këto ditë edhe ty i njëjti presion force nga Uashingtoni.

Më mirë sot mbylle këtë komedi, sepse Ivanovi ka dy ditë që flet me vete me gjithë Putinin.

Po ty, mor i mjerë, Ciprasi me Dulen do të të mbrojnë! I ke hyrë detit në këmbë Sali, është peshë e rëndë ajo që pritet të të vijë këto ditë, dhe deti është shumë i thellë: nuk pranohet destabilizimi i Shqipërisë në këtë situatë, sepse është në qëndër të politikës amerikane.

Mbylle sot Sali! mos e provo “ponë” që provoi Ivanovi… Thuaje ponë tënde pro vetingut dhe zgjedhjeve së është e rëndë ajo që kaloi pardje Ivanovi….

Nuk ka forcë sot të destabilizojë dot Shqipërinë: është pamundësi absolute.

lV.Amerika duhet dhe do ta përdorë forcën kundrejt Berishës, pandaj dhe liderët e partive popullore europiane u munduan mbrëmë që t’i jepnin ndihmën e fundit.

Ambasadori Donald Lu, dje doli sërish me gjuhën e tij të hapur kundër protoproletarëve shqiptarë të Saliut; por kujt ia thotë? Thjeshtëligjërimi protoproletar i Bashës dhe Saliut tani ka hyrë në historinë e gjuhës pa mendim në Shqipëri.

Çoroditja mendore që vjen nga frika, e detyron mendjen njerëzore të punojë nën alarm. Kjo është gjendja e Saliut dhe e Bashës sot. Por elektroshoku i sjell sigurisht në normalitet; dhe ai do të vijë.

Njëlloj si frika e presidentit dhe kryeministrit maqedonas Ivanov dhe Gruevski. I njëjti hall është edhe sot në Tiranë: të korruptuarit kanë frikë nga drejtësia shoqërore.

Këto ditë, nëse sot protoproletarët e Saliut nuk rreshtohen në Parlament dhe në procesin zgjedhor me kokëulje, shqiptarët do të shohin komedinë më të madhe të kokëuljes së “revolucionarëve” arkaikë të Shqipërisë aktuale.

Fundi Berisha-Basha, ka tepër gjasë që të jetë në këto ditë një komedi moderne.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në ““Amerika do përdorë forcën ndaj Berishës, siç gjunjëzoi Ivanovin që kishte me vete Putinin. Saliu e Basha, çoroditje mendore nga frika””

  1. Ana says:

    😀😀. PO TANI ?!!!
    NGA DO TJA MBAJNË??
    PO ME REPUBLIKËN E ..ORDHËS ,SI DO BËHET!!?!😀
    🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      o Zot,pse keshtu…!!???
      nuk mjaftonin sunitet,shiitet,tourkocamet,shpellaret apo kosovaret por paska edhe shume te tredhur[atheoi] si Ngjela: ”….shqiperine do ta ndertoi America” !!!!!!!

  2. AMY says:

    Bravo Ngjela, fiks ju a ke thene, keta dallkauke kujtojne se kane te bejne me Mziun e kamzes, apo me ndonje budalla si ai “ujku i cadres “, etj si ai, harrojne qe kane bere krime, dhe do duhet te japin llogari per ato qe kane bere, nuk mund te mbroje populli hajdutin berishe bashke me djalin e tij, aq me keq Amerika apo Europa e bashkuar ! duan ata te dine se ekziston nje bashe apo berishe apo i biri berishes qe meqenese kane vjedhur duhet te bejne revolucion qe te shpetojne nepermjet kaosit ! Nuk i le Amerika keta rronxho bonxho te bejne si te duan, sot do jete turpi i tyre edhe nese ulin koken, por edhe nese nuk pranojne vettingun dhe zgjedhjet , dhe fundi i kesaj dyshe te semure diabolike

    1. dn says:

      I le e mire,bile ju je edhe pashaporta me te cilen ky bleu shtepine si qytetar amerikan ne Hollande!
      Kur sherbejne mire,pse te mos i lere aty. Ti mashtohu se amerika nuk i le,kur ajo tash e 27 vjete po i perkrah….

  3. Metua says:

    O FIGURË!!👏👏👏
    Ti duhesh në krye të drejtësisë!!!👍🏻👍🏻

    1. Lugati says:

      amon jo minister po edhe president e kryeminister vejeni..vetem te hiki se nae e nxiu per dit te njejtat gjona..ika ardhe me pjelle kti dreqi qe spushon

  4. vita says:

    SHUME E SAKT AJO QE THUA ZOTI NGJELA !

  5. Asus says:

    Je ne rregull avokat! Amerika ka nje huq: te ben thirrje e te shpjegon disa here. Por kur nuk degjon, ta fut me shpulle dhe mbaron pune. Nuk ka kohe Amerika te merret me mikroshtete apo banditet e mikroshteteve ballkanike. Amerika qe merret me problemet e botes nuk ka kohe te merret me Lulin apo Berishen. U ka dale borxhit, ka radhen shpulla.

  6. I Vetmi Atedhedashes says:

    Z.Avukat
    Disa pyetje kam qe te shtjellohemi pak.
    A ishte kjo Amerike qe lejoj Salen dhe te tjere qe te arrinim der ketu? Po ashtu dhe EU?
    A vepron Amerika njelloj ,si ketu dhe ne vendet qe nuk ka demokraci?
    Po te kishte nderhyre me kohe amerika dhe eu do ishim ne kete gjendje?
    Po ne maqedoni cfare ndikimi ka tani politika e ndjekur nga amerika?
    Avukat,ata(usa,eu,) nuk duan t’ja dine.Ne rastin me te mire mund ti quajme naiv…ne rastin e sakte…munde ti quajme…bejme cte mundemi qe vendet ti percajme se keshtu na leverdis.
    C’amerike kari e c’evrope koti…ketu na duhet vetem nje gje:edi rama te sundoje ndermjet ligjit dhe gerbacit(e dyta ne disa raste te zevendesoj te paren).Vetem keshtu do shikojme drite.

  7. Lpl. says:

    Doli Ngjela perseri mbas kolpos qe i dha Rama me zgjedhjen e Metes President . Po te isha ne vend te Ngjeles do kisha nderruar bire ,sa me shume fjale e mendime çorjentuese aq me keq eshte .Shqiptaret jane te çekujlibruar nga natyra ,dhe nuk eshte mire me i çekujlibruar me dashje .500 vjet Pushtim anadollak , 50 vjet komunizem jemi gati me i vene flaken kashtes .Kot lodhen po nuk u kthyen nga Krishti here pas here tim do i dali vendit .Rama e ka bere hapin i pari per te ndryshuar ,per tu bere Kristjan Evropian pavarsisht se nuk e ka formimin e duhur Kristjan por po perpiqet ,behet qesharak me sjelljen e tije .I duhet e sjellja si i Krishtere i vertete me me shume dashuri pa ironi ,atehere mund te themi se Rama ka filluar te ndryshoje.

  8. SiPerTy says:

    Zoti Avokat, na thuaj sa gjyqe ke fituar si avokat?
    T’a them une ASNJE! Kur njeriu nuk eshte i zoti ne profesionin e tij, si mund t’i japi mend te tjereve?

  9. Ilir says:

    Gjithmon me besim tek Te Huajt per te ruajtur Stabilitetin dhe Kushtetuten ne Shqiperi. Perse z, Ngjela ?
    Duket sheshit se nuk gjen zgjidhje me forcat brenda vendit. Nuk te mbush syrin cdo njera prej tyre. Edhe po te marresh 1 milion vota, prap cfaqen te dobet, pafuqi ndaj Berishes dhe kurtheve te Tij. Perse te ndodh keshtu?
    – Fakti qe ne fund te mandatit Berisha i imponon Rames kapitullimin ne tavolinen e Nishanit tregon dobesine e “Kryerilindasit” Rama dhe sherbetoreve te Tij, hic-besnike. Por, duket qarte se dicka tjeter eshte shkak : – Kryepolitikanet e Shqiperise jane bashkefajtore sepse ndryshe, vetem duke cfrytezuar ligjin e Dekriminalizimit qe e kerkuan vete ( mendova se lepuri e kerkoi vete qerren per te hipur), “KryeRilindasi” Edi Rama me deputetet e Tij duhet te kerkonin largimin nga Politika te kryekrimineleve Berisha, Mediu dhe Basha. Ndodhi e kunderta, krye-Kriminelet u hodhen ne sulm ndaj disa krimineleve ordinere qe Rama i cfrytezoi si Te Forte per te ballancuar presionin e bandave te Saliut te cilat grabisnin votat dhe manipulonin rezultatin zgjedhor sic donte Kryekrimineli Sali. Ky i fundit e ndjen dobesimin e forcave qe Ai perdorte dikur, te cilat nuk i ka me. Ndaj eshte i detyruar : – Nuk ka vend per terheqje. Ndryshe – burgu .
    z. Ngjela ke hedhur shume ide, por per fat te keq ato bjerrin, humbasin rruges. Kur Pushteti dhe Shteti eshte ne dore te Te Liqve – kjo ndodh.

  10. Jimi says:

    Po me republiken c’paten xhanem!?

  11. 21 Janari says:

    Te lumte ajo dore. U ka ardhur fundi fundrrinave. Se hand dot me amerike. Ashtu si populli Kosoves I beri permendore Presidentit Klinton ashtu dhe I gjithe kombi shqiptar duhet ti beje nje permendore lire Amerikes

  12. v says:

    Oren e varimit s’na i the.

  13. fredi says:

    O zot Ngjela,ti ke rrjedhur.
    Ti as nuk ke dike afer te te thote:Mbylle gojen delirant;Pusho se perseritesh cdo dite; Ku eshte e reja?; ,jo nuk ke .Vete e ke humb aftesine per te kuptuar ambientin,lodhjen e te tjereve prej teje…E vetmja mbrojtje jote do te ish: Perse me lexoni?! Pergjigjia ime do te ish:
    Kete afron shtypi shqiptar : Ty dhe dy tre te tjere po aq bajate e repetitiv sa ty.

  14. Lungara says:

    O Taku , po na lodhe , more burrë !
    Amerika , Amerika , Amerika. ……..
    Berisha dhe Basha , si politikanë , janë pjellë e Amerikës , janë çunat e saj të dashur , në daç janë spiunët e saj !
    Ndoshta sot , s’i duhen më dhe do ti flaki si limon të shtrydhur ?!
    S’ke faj Taku , pafuqia na shtyn në kërkim të idhujve apo Perëndisë dhe ti I ke gjetur . I mjeri unë që s’kam asnjë idhull !

  15. Walter says:

    Ivanov nuk kishte te njejtin presion si Saliu dhe Basha.

    Çfare do humbte Ivanov duke vene Shqipen si gjuhe zyrtare?

    Saliu dhe Basha humbin lirine po votuan vettingun.

    Ata jane me te deshperuar per te sabotuar reformat.

  16. grag says:

    Vetingu eshte gracka ku Shprtrat mekatar (2B) jane kapur si laraska!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *