BATUTAT/ Para takimit me Bashën, Rama uron për Bienalen. Komentuesit: Suksese me Lulin, por…asnjë ministër mos jep

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim ‘Mirëmëngjesi’ ndjekësve të tij në Facebook me një video mikpritëse për pjesëmarrësit ne Bienalen e Mesdheut, që mbahet tek ne.

Paraditen e sotme, Rama pritet të zhvilloje takimin ne Presidence me kreydemokratin Basha. Komentuesit nuk kanë vonuar t’i urojnë suksese, duke i kujtuar situatën jo të paqtë politike.

Të tjerë e këshillojne te kete kujdes e te mos i jape 6 ministra.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut – Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë #Shtëpi të saj Shqipërinë.

230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj.

Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/komente-150x150.gif","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/komente.gif","attachment_id":"677919"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama-basha-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama-basha.png","attachment_id":"677917"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *