Britania reagon për situatën në Shqipëri: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shmanget dhuna

3 Maj 2017, 17:42Politika TEMA

Britania e Madhe ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga Ambasada britanike në Tiranë, kërkohet që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shmanget dhuna.

“Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë.

Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje.

Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve“, thuhet në deklaratën e Ambasadës britanike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje