Çështja Doshi/ Prokuroria kërkon dëshminë e Metës, Berishës, Ramës dhe Tahirit

Gjykata e Lartë ka hapur  sot procesin gjyqësor në ngarkim të Tom Doshit, Durim Bamit dhe Mark Frrokut, sa i takon skenarit ku Doshi pretendonte se Ilir Meta kishte paguar njerëz për ta vrarë atë.

Prokuroria kërkoi që të thirren dhe të pyeten si deshmitarë  Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Spartak Brahos.

Gjithashtu Prokuroria kërkoi edhe zbardhjen e tabulateve telefonike të Monika Kryemadhit me Fation Skënderin si dhe bisedat e Spartak Brahos me këtë të fundit.

Ndërsa mbrojtja kërkoi dhe pyetjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla si dëshmitar. Gjykata për këto kërkesa do të shprehet më 17 maj.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Çështja Doshi/ Prokuroria kërkon dëshminë e Metës, Berishës, Ramës dhe Tahirit”

  1. ela says:

    I bejne Doshit presion per zgjedhjet.ishallah po fiton o Tom Doshi.plehrat e LSI-se.prokuroret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *