Champions, Juve përballë rrezikut Mbappe-Falcao

3 Maj 2017, 13:18Sport TEMA

Në vigjiljen e gjysmëfinales së parë mes Monakosë dhe Juventusit, skuadra italiane po kërkon të mos e nënvlerësojë ekipin e Principatës, me një formacion të kujdesshëm që po përgatit për të mërkurën.

Skema e “Zonjës së vjetër” pritet të jetë 4-2-3-1 në stadiumin e Monakosë, me Marchisio tiullar, në vend të gjermanit Khedira të skualifikuar.

Edhe në stërvitjen e fundit, trajneri Allegri provoi të njëjtët lojtarë, që po bëjnë diferencën në Itali dhe në Europë. Cuadrado, Mandzukiç, Dybala dhe Higuain do të jenë ata që do të finalizojnë aksionet sulmuese në stadiumin “Louis II”.

Por në kampin tjetër, skuadra e Principatës ka plot surpriza, që nga talenti Kylian Mbappe, për të cilin gjigantët e Europës ofrojnë deri në 100 milionë euro, e deri tek i rigjeneruari Radamel Falcao.

Në krahasim me ekipin që mundi Toulouse, trajneri Jardim ka rikuperuar Bakayoko, ndërsa në të djathtë Toure do të zëvendësojë Sidibé që është operuar.

Deri më tani, historia e së kaluarës europiane është në anën e bardhezinjve, madje në të kaluarën e afërt, mbrojtja e Juventusit i ka ngjarë një bunkeri. Asnjë humbje këtë edicion në Champions dhe numri më i vogël i golave të pësuar, vetëm 2 në 10 ndeshje, numra që të shtunën në Monako e bëjnë favorite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje