Deklarata absurde e Bashës: Rama të iki, e të vijë prapë që të luftojë me mua të keqen...

3 Maj 2017, 12:19Politika TEMA

Mbase lodhja, mbase stresi i akumuluar nga protesta maratonë dy muaj e gjysmë, bënë që Lulzim Basha të lëshonte ditën e djeshme një deklarata shumë të çuditshme.

“Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të bashkohemi në një front kundër së keqes”.

Kjo ishte tekstualisht një thënie e Lulzim Bashës, gjatë prononcimit të bërë mbrëmë në darkë.

Vështirë se dikush ka arritur ta shqipërojë këtë deklaratë.

Si mundet që Edi Rama të largohet dhe pastaj të vijë të bashkohet, për të luftuar të keqen që sipas Bashës, është pikërisht Rama ai që e ka krijuar?

Një lojë fjalësh ose një deklaratë e pamenduar, që ilustron edhe një herë më shumë mungesën e koherëncës në qëndrimin e PD-së dhe faktin që pas pothuajse 80 ditësh në çadër, Basha ende nuk e ka kuptuar se çfarë është duke kërkuar.

11 komente në “Deklarata absurde e Bashës: Rama të iki, e të vijë prapë që të luftojë me mua të keqen…”

  1. Xen deledashi says:

    Hahahahaaaa shejtan budalla qenke bre Lulkë

    1. Kujtimi says:

      RAMA NUK DUHET TE PERULET NGA KETA JASHTOKESORE

  2. Pelqim Lingota says:

    o gazetare. Po bjerini pak hilese se ndoshta nuk ka qene aq i lodhur realisht. Mund ta kete per LSI tani ai. Qe ne fakt eshte e keqja e vertete e qeverise.

  3. Jimi says:

    Keshtu eshte kur merr cunin e mamit nga kopeshti dhe i dhuron nje parti!

  4. kaqi i zi says:

    shum e leht te pysim popullin me 18.qershor cila asht e keqja e popullit

    1. mesuesi says:

      kaçi i zi , shkruhet.

      Mesojeni shqipen se eshte gjuhe e bukur .

  5. Shkopi says:

    Eshtë e qartë thënia e Bashë Lul Hajdutit. Ik Edi thote ai, të mar unë situatën ne dore dhe pastaj hajde ti mbrapa meje te luftojme te keqen duke e drejtuar une këtë luftë thotë ai. Shqip është.

  6. Maja e zeze says:

    I MARSH TE KEQEN ZIADETIT te fshatit,te ve ne maje te karushes ô Rayo kaishi !

  7. heretiku says:

    E. Rames i ka zene rrota bishtin, qe te merret me nje tip si Lulezimi, por eshte i detyruar sepse ai eshte perfaqesues i opozites. Mosha anagrafike e Lulezimit nuk perputhet me moshen mentale te tij. Nuk e di se sa vjeç eshte L.Basha, por nga mendja ka zhvillimin e nje femije, boll ta shohesh se ç’thote e ç’ben. Kjo qe thote ne kete rast eshte nje perçartje e paster, ose si i thone fjales “i ka ikur petlla”, por eshte e justifikueshme se ndodhet ne nje presion nga te gjitha anet dhe nje femije i rritur aq mban. Ne kushte normale, ne rastin me te mire mund ta quash “kokebosh”, ne kushte “lufte” merret me mend se ç’mund te beje nje tip i tille. I dhuruan bashkine e Tiranes para disa vjetesh hajdutet tradicionale te votave, perfundimi pas 4 viteve, nje brime e madhe ne uje. E vetmja gje per te cilen do te mbahet mend eshte berja kuban e dashit tek dera e bashkise, nje rit barbar ky, qe vetem tek tribute primitive afgane mundet akoma te aplikohet. Bllokon rruget e Shqiperise per proteste dhe thote qe eshte diçka paqesore !!! Si mund te jete paqesore kjo gje, kur kjo eshte dhune e paster kunder qytetareve, ti bllokon qarkullimin e lire te njerezve; njerezit qarkullojne per halle, nevoja, probleme dhe ti me veprimin banditesk i privon ata per te zgjidhur ekzigjencat e tyre. Nuk eshte vendi te rendisim idiotesite e tij dhe mentoreve te tij, po perfundimi eshte qe E.Rama ta lere atje ku eshte se bashku me onxho-bonxhot e tjere, ti pije lengun “mendjes se tij te ndritur”; E. Rama te ndjeki rrugen qe percakton kushtetuta. Zgjedhjet nuk jane peng i partive politike, por jane prone dhe e drejta e popullit. Kush do, te marre pjese ne gare, mire se te vije, kush nuk do, ti shohi “hajrin” zgjedhjes se vet.

  8. ann says:

    Lul fhajduti dhe krimineli, votat tona jane per Edin mos u mundo me ca hajdut qe ke mbrapa dhe xhvates.

  9. TOPLECI says:

    E tha edhe Ambasadori LU thenien shqiptare NJERIUT SHIKOJI PUNEN JO GUNEN Esa per punen Lulit ske ci thua e pame me Tiranan si k/Bashkiak, aman goja e tij vetem qelb nxjerr cfare nuk ka thene ai edhe nje femije nuk do e perdorte ate fjalor si duket te tjeret majasellin e kane ne b…e Luli e ka ne gjuhe e pra ske cfare pret nga ai, vetem ngritjen e cadres qe realizoj ai tamam atje mbi gjakun e atyre qe vrau me doren e tij verteton se Basha nuk eshte normal.duhet Vetingu sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje