Pamjet brenda Presidencës/ Rama i përpiktë me orarin: S'po bëni film, dilni tani. Basha 5 minuta me vonesë

3 Maj 2017, 10:29Politika TEMA
Pamjet brenda Presidencës/ Rama i përpiktë me orarin:

Ora 10:00 e paradites së sotme ka bërë bashkë dy rivalët politikë në takimin e parë të drejtpërdrejtë dhe përballë njëri-tjetrit, pas thirrjes së një dite më parë nga Presidenti Bujar Nishani, si një përpjekje për të bërë bashkë në një tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

I pari në selinë e Presidencës ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur ta përshkojë në këmbë rrugën nga Kryeministria, i shoqëruar fillimisht nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Engjell Agaci, i cili përpara Presidencës është shkëputur, duke u përshëndetur me kreun e qeverisë. Rama dhe Ruçi kanë mbërritur të parët, për tu akomoduar menjëherë në zyrën ku do të zhvillohej takimi.

5 minuta më pas, në Presidencë ka mbërritur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka

. Basha i është bashkuar menjëherë kreut të shtetit dhe përfaqësuesve të qeverisë në këtë takim, Ramës dhe Ruçit.

Nuk dihet ende nëse mes dy liderëve të politikës shqiptare ka patur apo jo një shtrëngim duarsh në prani të Presidentit Bujar Nishani sepse mediat janë lejuar të bëhen pjesë e takimit pasi ata janë ulur përballë njëri-tjetrit.

Kamerat janë lejuar të filmojë më pak se 2 minuta këtë takim, mjaftueshëm sa për të kuptuar se dy liderët kanë shmangur përgjatë kësaj kohe çdo shikim mes njëri-tjetrit.

“Nuk po bëni film, mund të dilni tani,” ka bërë Rama një batutë me mediat.

Por, buzëqeshjet e shkëmbyera me Presidentin e Republikës nuk kanë munguar dhe kreu i shtetit, edhe përgjatë këtyre minutave, ka luajtur rolin e negociatorit, duke biseduar herë me njërin e herë me tjetrin, ndërsa Paloka dhe Ruçi nuk janë bërë pjesë e bisedave të shkurtra.

Të katërt kanë mbërritur në tryezën e negociatave të Presidentit të Republikës me një dosje përpara, të cilën Basha nxitoi ta hapë përpara mediave.

Mediat janë larguar nga Garda për t’i hapur rrugën më pas një takimi kokë më kokë mes dy liderëve politikë, në prani të kreut të shtetit, në pritje të një vendimi që mund të shënojë pikën e kthesës për këtë krizë politike gati 3-mujore.

 

5 komente në “Pamjet brenda Presidencës/ Rama i përpiktë me orarin: S’po bëni film, dilni tani. Basha 5 minuta me vonesë”

  1. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    O Luli po ti thuthuqin more me vete mo?

  2. Hajdarii says:

    Po eshte bere figure e madhe LUlkaa vjen 5 minuta me vonese. Sa bajat qe je bere more LULKE, elbete te vjen keq per popullin. PLEHRE eshte pak te thaush.

  3. Studenti says:

    Më në fund…….u takuan..,.nuk ishte fundi i botës.
    Le të presim se çdo të ndodhë më pas.

  4. bibilushi says:

    Po Staliu,me vonese ,e.

  5. Nona says:

    PD po flet me ABA bank dje dhe sot. Rama do dorezohet prej ketij fakti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje