Koço Kokëdhima, thirrje Bashës para takimit me Ramën: Nuk duhet të trembesh, mos bë asnjë lëshim. Rama bën bllof

3 Maj 2017, 10:19Politika TEMA

Koço Kokëdhima ka bërë një editorial para takimit Rama-Basha.

Ai thotë se Basha nuk duhet të trembet dhe s’duhet të bëjë asnjë lëshim para Ramës.

Ja çfarë shkruan Kokëdhima:

Zhvillimet e orëve të fundit, mesazhet për dialog dhe propozimet konkrete për të mundësuar një proces të ndershëm zgjedhor, të aftë të ngjallë besim dhe siguri për popullin shqiptar, duhen përshëndetur. Këto orë janë vendimtare për betejën që ka nisur Zgjidhja dhe Opozita për instalimin përfundimtar të institucionit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Asgjë nuk duhet të na shmangë nga ky objektiv që përbën mëmën e të gjitha reformave në Shqipëri. Thirrjet e Edi Ramës se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi nuk e fshehin dot makthin që ai ka nga reforma zgjedhore. Çjerrjet e Ramës s’janë veçse një ekran tymi për të fshehur prapaskenat ku po luhet një tragjedi e vërtetë shekspiriane me metodat nga më të shëmtuara për ta detyruar popullin shqiptar të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Kryeministri, si hajduti, thërret: “kapeni hajdutin”.  “Zgjidhja” i kërkon publikisht edhe një herë lidershipit të opozitës, të rikthehet pa humbur më kohë në Parlament dhe të votojë ato ligje që kanë mbetur nga Reforma në Drejtësi. Vetëm kështu i hiqet çengeli i fundit dhe alibia ku janë kapur Edi Rama dhe klika e tij, të cilët, pasi kanë uzurpuar Partinë Socialiste dhe të majtën shqiptare, po synojnë që të kapin edhe të ardhmen e Shqipërisë. “Zgjidhja” i kërkon me forcë qeverisë, lidershipit të Partisë Socialiste dhe asaj pjese të faktorit ndërkombëtar, pre e manipulimit  të Edi Ramës, që të ndalojnë  urgjentisht presionet dhe ofertat e pista, si mjet dhune psikologjike mbi  forcat politike dhe qytetarët, që janë rreshtuar për kauzën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.  Gjatë orëve te fundit, faktorë të brendshëm dhe segmente ndërkombëtare të painformuar mirë apo të keqpërdorura, arritën kulmin duke përdorur “kulaçin” dhe “kërbaçin” ndaj opozitës. Synimi i tyre i vetëm është ta çojnë vendin sa për “sy e faqe” në zgjedhje. Këto lloj zgjedhjesh nuk na çojnë asgjëkund, përveç se në konfrontim, destabilizim, konflikt dhe në shpërthime sociale të rrezikshme për paqen, sigurime, ekonominë dhe jetën e popullit shqiptar.

Klasa politike shqiptare po shantazhohet nga diplomatët e huaj, të cilët po tejkalojnë kufizimet e mandatit që përcakton Konventa e Vjenës, vetëm e vetëm për të arritur gjunjëzimin e atyre politikanëve shqiptarë që nuk duan të bëhen pjesë e procesit të dyshimtë dhe jodemokratik elektoral. Partia “Zgjidhja” përshëndet dhe inkurajon vendosmërinë e partive që nuk ranë pre e tundimeve, dhe joshjeve me para të fëlliqura dhe me pazare për pushtetin e nesërm të ngritur mbi kolona rëre. Këto parti që, si “Zgjidhja”, nuk pranuan që të bëhen pjesë e një procesi zgjedhor që përçan popullin dhe prodhon një opozitë të emëruar, nesër do të jenë ballëlarta përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre. Ato do të jenë pa asnjë dyshim fitueset e vërteta morale të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Këto javë kanë qenë të vështira për ato forca politike dhe për ata politikanë që ende besojnë tek ideali i sundimit të shtetit të së drejtës, të ligjit, të votës së lirë dhe të ndershme. Për fat të keq, disa prej politikanëve, edhe pse të veshur me petkun e reformatorëve përparimtarë, ranë në grackën e pushtetit.

Ata u përpoqën të bëheshin hienat e votave të partive që janë të vendosura për bojkotin e këtij procesi zgjedhor të kompromentuar që në gjenezë. Në këtë situatë, kur ende ka shumë shanse që palët të ulen në bisedime,  “Zgjidhja” bën thirrje që të mos lëshohet asnjë milimetër pe dhe të ruhen të paprekshme kërkesat në të gjitha drejtimet ku është luftuar deri tani: për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Penal, për zgjedhjet, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve deri në vjeshtë, si e vetmja mënyrë për realizimin e plotë dhe jo gjysmak të këtij revolucioni demokratik të vonuar shqiptar. Asnjë marrëveshje që nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme si në Gjermani, Angli, Francë dhe SHBA nuk duhet pranuar, por duhet refuzuar me vendosmëri. Shqiptarët meritojnë zgjedhje me standarde të njëjta si në gjithë botën demokratike.  OSBE/ODIHR-i  ka dështuar në çështjen e zgjedhjeve. Prezenca e tyre nuk e ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, siç zhvillohen në vendet e tyre. Më 1991 shqiptarët hodhën poshtë regjimin e vjetër, por një çerek shekulli më vonë pushtetet e njëpasnjëshme nuk ia kanë arritur të ngrenë një demokraci të tipit Perëndimor.

Për këtë përgjegjësinë e mban gjithmonë pushteti dhe jo  opozita. Kjo ishte e vlefshme, si dje kur socialistët ishin në opozitë, edhe sot kur ata janë në pushtet. Prandaj Edi Ramës dhe këshilltarëve të tij, të cilët e drejtojnë këtë vend jua ripërsërisim: mos e çoni vendin drejt një greminë, që do t’u thithë juve të parëve. Është koha për t’i hequr “Rilindjes” suaj erën e drogës dhe të eurove të grabitura nga taksat e popullit shqiptar. Kush bën pazar kundër zgjedhjeve të lira do të përgjigjet, jo vetëm përpara historisë, por edhe para këtij populli të drobitur nga kjo klasë politike. Edhe diçka të fundit: PD dhe PS, Sali Berisha dhe Edi Rama janë respektivisht dy parti dhe dy liderë të kriminalizuar deri në palcë edhe për sa i përket zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore. PD, sot ka një avantazh moral të dhuruar nga Edi Rama: Ajo po mban në dorë flamurin e luftës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është një bonus i pamerituar.

Pavarësisht kësaj, një gjë është shumë e qartë: kauza e zgjedhjeve të lira është kauzë fituese. Fronti që mbron këtë kauzë nuk duhet të trembet, nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Kush mbron zgjedhjet e lira e të ndershme, është i fituar. Kush tërhiqet nga kjo kauzë është i humbur. ZGJIDHJA nuk do hyjë kurrë në zgjedhje pa reformë zgjedhore, pa identifikim dhe numërim elektronik minimalisht dhe pa masa të rrepta ligjore që do e reduktonin plotësisht hapësirën për batërdisjen e zgjedhjeve. Si mund të shkojmë në Europë, duke vjedhur e shqyer votat e njëri-tjetrit? Këto janë mashtrime dhe gënjeshtra të certifikuara nga burokratët e Brukselit. Bllofin e Edi Ramës nuk e ha asnjë njeri me mend. Pushteti që ngrihet mbi zgjedhje të manipuluara është tigër prej letre dhe i ka orët e numëruara! Të shpëtojmë zgjedhjet! Të shpëtojmë paqen! Të shpëtojmë stabilitetin! Të shpëtojmë Shqipërinë! Lërini të shiturit  të flenë në shtratin e tradhtisë! Askush të mos trembet nga kërcënimet! Populli ynë është i vetmi Zot i vërtetë në këtë vend!

13 komente në “Koço Kokëdhima, thirrje Bashës para takimit me Ramën: Nuk duhet të trembesh, mos bë asnjë lëshim. Rama bën bllof”

  1. Maloku says:

    O Kokedhime,ik ore burre ha me lezet paret qe ke vene ,lere politiken eshte e rende per ty ,nuk ke bythe.

    1. spartaku says:

      Maloku! Ke te drejte.Koço Kokemutdhima,i bente elozhe Rames dikur,por kur Rama ra dakord me vendimin e gjykates kushtetuese qe e denoi me te dejt,u hodh ne sulm kundra Rames.Duket qe eshte felliqesire.

  2. nina says:

    Z. Kokedhima.. Juve kohet e fundit keni rrjedhur nga rruga qe ishit.. Ke humbur shuume perkrahes, keshtu mendoj.. Shqiperia do eci para vetem me Edi Ramen perpara. Ti je ne rruge te gabuar dhe po bene nje propogande te ndyr ndaj Rames ky eshte nje TURP Nga JU.. PO GABON RENDE… RAMA KA PERKRAHJEN E 2 MILION NJERZVE.. DONI APO SDONI JU.. SHQIPERIA VETEM ME RAMEN KRYEMINISTER… JU NDALNI GOJEN E FLLIQUR NDAJ RAMES

  3. valentina says:

    Ti koqe kokedhjeri nuk ka ngelur morali i politikes qe ta beje nje fytyre e poshter si sic je ti sepse neqoftese populli do te jete ne mes te dy alternativave per te zgjedhur vetingun apo te shkoje te votoje te jesh i si sigurt qe do te kerkoje vetingun sepse kane 25 vjet qe votojne per demokraci dhe asgje nuk i kane sjellur zgjedhjet vetem se shkaterrim. kurse ty koqe edhe vajza jote nuk te voton sepse do votoje si ti thote dashnori.

  4. Neutrino says:

    Hidhe shurrën përpjetë Koqe e Dhime. Nuk ke faj, se përfitove nga të gjitha regjimet. Ke gjetur Edi Ramën, por po të kishim ndonjë kryeministër të hajrit, do të kishte shkulur me rrënjën bizneset ilegale qe ke dhe vjedhjet që ke bërë. Ke fat si shumë të tjerë që gjetët shesh e po bëni përshesh. Kërmë

  5. ABC says:

    Do zoti e degjon bolja bolen.

  6. ABC says:

    Do zoti e degjon bolja bolen dhe nuk terhiqet me termend.

  7. shkumbini says:

    Me besoni kete shurrak, pa breke ne bythe (se keshtu eshte origjina e tij), lereni cfare thote, te jape llogari per te gjitha privatizimet e bera me 1000 dhe 2000 leke te vjetra te nderrmarjeve shtetrore, pasuri e popullit dhe tani ju dhimbska populli.
    Mos e merrni seriozisht kete palaco, te pacipe, intrigant se me keto qe thote tregon se eshte gati qe per ca kohe te pushoje, te qetesohet duke u kuruar ose ne Vlore ose ne Elbasan, sic eshte kuruar edhe here tjeter.

    1. LORA says:

      Shkumbini,une e marr seriozisht ,sepse eshte lajm I mire ,,,,,koco efendiu nuk ka me asnje mundesi per te gjellitur Shqiperine ,nepermjet politikes.Nuk eshte hipoteze e imja;terbimi dhe kurvlliku I hapur I kocos m’a vertetojne kete.
      Keshtu Shkumbini,,,per mua eshte nje lajm I gezueshem.

  8. Cjane keto fjalime. Mjere ky per trute qe ka.
    Ketij i paska ikur kosherja fare more.
    Si ka mbetur asnje blete…
    O sa kam qeshur, me kujtoi fjalimet qe shikojme ne dokumentaret e Enverit… Pu pu pu , mjere ky.
    Ne e paskemi Enverin gjalle, Koco Koqen. Vertet i marre fund. I rrjedhur komplet.

  9. Demostruesi says:

    Si nuk ke turp o koco qe u shtire socialist dhe partia soc.e edi rama mbajten shume kritika mbi shpine per pislleaet tuaja e tani ti sulmon..po njerez si ty nuk zkuqen

  10. stefan says:

    Shikoni mbiemrin dhe pastaj lexoni. Artikullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje