Kreu i PPE Daul i kujton PD-së ‘Krokodilin’: Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës atëherë, sot marrëveshja shumë e mirë

3 Maj 2017, 10:45Politika TEMA

Zbardhen detaje te tjera nga video-konferenca e grupit të PD dhe aleatëve të opozitës me krerët e PPE, Jozef Daul, McAllister dhe Hahn, e cila zgjati për më shumë se një orë.

Mësohet se në këtë takim presidenti i Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, i ka kujtuar Berishës darkën te “Krokodili” që u zhvillua mes tij dhe Ramës më 20 maj në vitin 2012, në Strasburg.

“Aty po shikoj dhe mikun tim Sali Berisha dhe me kujtohet “Darka e Krokodilit”.

Në Krokodil, Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës, ndërsa marrëveshja që u është propozuar, është marrëveshje shumë e mirë dhe ka mbështetjen tonë”, thonë burime për Shqiptarja.com.

Ndërsa Daul nuk ka lënë pa përmendur edhe dhunën në Maqedoni, duke i kërkuar Partisë Demokratike të shmangë çdo përpjekje për dhunë.

“Nëse do të ketë dhunë, përgjegjësia bie mbi ju”, mësohet të jetë shprehur Daul.

Ndërkohë, gjatë gjithë mbledhjes Berisha ka zgjedhur të heshtë, duke mos iu përgjigjur Daul.

Video-konferenca është kërkuar në Bruksel prej deputetëve kritikë me Bashën, të cilët ishin të shqetësuar që kreu i PD nuk po konsultohej me deputetët për vendimin e bojkotit.

2 komente në “Kreu i PPE Daul i kujton PD-së ‘Krokodilin’: Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës atëherë, sot marrëveshja shumë e mirë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ska cfare te thote komunisti otoman. I kane shteruar marifetet.. Edhe ata e njohin tashme..

  2. Shuplaka says:

    Saliu ka zgjedhur te heshte (si muti ne shi). Por nga prapa i terheq fijet Lulit se mos tundohet dhe e le ne balte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje