Nis takimi Rama-Basha në Presidencë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë mbërritur në Presidencë, ku do të ulën përballë njëri-tjetrit.

Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë sot nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.

Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë takim nga Gramoz Ruçi, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, shoqërohet nga Edi Paloka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *