Pas negociatave/ PDIU: Rama dhe Basha të bëjnë lëshime dhe të gjejnë zgjidhje

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti nisjen e dialogut mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një deklarate për shtyp PDIU i bën thirrje dy palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje situatën në të cilën ndohet vendi.

Më tej në deklaratë thuhet: “Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”.

DEKLARATA E PLOTË

“PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj.

Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”

 

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Pas negociatave/ PDIU: Rama dhe Basha të bëjnë lëshime dhe të gjejnë zgjidhje”

  1. Miri says:

    Fol o flori dhe ti nje here se vetem ti ke ngel pa honger mut. Mire eshte te rrish akoma ne peme zogu, ske pse zbret fare.

  2. naiv says:

    ….thame se na rane rehat veshet se degjuari shprehjen : “me qetesi e dashuri” po jooo , s,qenka e thene !!!
    Sa shume “predikues” paskesh ky vendi yne i martorizuar !!!

  3. Toni says:

    Na cate trapin dhe ju parti leshi e pa dobishme. Ne Shqiperi duhet bere si ne USA, vetem 2 parti. Ne me 2.5 milion banore kemi mbi 50 parti dhe pervec dy partive te medhaja te tjerat jane parazite, pa piken e vleres. Absirdited i madh.

  4. Ilir floriri says:

    Patjeter qe duhet te leshojne. Shiko PDIU-ne me ne krye ty o Shpetim (THIMI). Votuat unanim Ilir hajdutin qe ne viziten e fundit deklaroj se çeshtja çame le ti ngelet te shkuares. More halabak, kujton se populli harron??!!

  5. toni says:

    Akoma ju me mirkuptim! Populli po pret me padurim prerje kokash, PDIU po ben politiken e LSI te hajdutit Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *