Pejic: Ndaj Partizanit për të mos humbur

3 Maj 2017, 14:20Sport TEMA

Partizani – Kukësi është sfida që mund të vendosë fatet e titullit kampion. Dy skuadrat rivale në sfidën direkte 5 javë përpara fundit të kampionatit, në një 90 minutësh ku gjithcka e bërë deri tani mund të zhvlerësohet. Verilindorët kanë bërë një kampionat të mirë, duke mos njohur humbje në 31 javë të luajtura, një ecuri rekord por që nuk i ka shërbyer Kukësit për tu shkëputur nga rivalët. Në prag të duelit me Partizanin, goleadori Pero Pejic analizon kundërshtarin duke treguar objektivin e skuadrës së tij për këtë ndeshje.

“Është një sfidë shumë e vështirë pasi janë dy skaudra me pikë të barabarta. E rëndësishme për ne është të mos humbasim. Nëse fitojmë është perfekte për ne por edhe me barazim jemi të kënaqur pasi nuk humbasim vendin e parë. Ne jemi të pregatitur për një ndeshje taktike.”

Kukësi nuk njeh humbje këtë sezon por gjithashtu është skuadra që ka vendosur edhe numrin më të madh të barazimeve. Një rezultat shpesh herë i kritikuar për faktin se pikërisht këto barazime nuk e kanë lejuar formacionin e Ernest Gjokës të krijojë shkëputjen në klasifikim. Megjithatë për kroatin Pejic edhe kjo ecuri ka anën e saj pozitive.

“Të humbësh një ndeshje dhe të fitosh dy është normale që të sjell më shumë pikë, por ecuria pa humbje deri tani ka sjellë atmosferë të mirë në skuadër. këto rezultate kanë sjellë harmoni dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe këto javë të fundit.”

22 golat e shënuar nga bomberi kroat e projektojnë atë si këpucën e artë të këtij sezoni, duke parë që Ecuban rivali më i afërt është 7 gola prapa. Megjithatë Pejic synon të arrijë objektivin kolektiv, titullin kampion me Kukësin.

“Unë shënoj sepse kjo është puna ime. Unë erdha këtu për një qëllim të mar kampionatin, nëse mar edhe Këpucën e Artë është një plus për mua. unë në cdo ndeshje shkoj për të shënuar sepse kjo është puna ime. Nëse goli im vendos ndeshjen do të ishte dicka e bukur. Por e rëndësishme është të marim pikë nga kjo sfidë.”/SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje