Prag Kukesi, Presidenti Gaz Demi takon ekipin

3 Maj 2017, 15:29Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka takuar sot skuadrën në prag të përballjes ndaj Kukësit në program ditën e premte ora 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në ambjentet ku aktualisht ekipi gjendet i grumbulluar kreu i klubit ka zhvilluar sot në mesditë një takim me të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues.

Presidenti Demi për disa minuta është njohur nga afër me gjendjen dhe atmosferën që po përjeton skuadra në prag të përballjes më të rëndësishme të sezonit.

Presidenti Demi i ka trasmetuar skuadrës mbështjen maksimale, duke shpresuar edhe në fitoren e ekipit në ndeshjen ndaj Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje