Protesta e 7 Majit, “Anti-terrori” zbarkon në Kavajë. Ja plani i masave

3 Maj 2017, 15:26Kronika TEMA

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshem në Kavajë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për monitorimin e tyre.

Konkretisht, siç raporton “BalkanWeb”, komisariati vendor Kavajë në bazë të detyrave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor në udhëzimin Nr.7, ka planifikuar punonjësit e policisë që do të shpërndahen në qendrat e votimit për të ruajtur materialet zgjedhore gjatë të shtunës në mbrëmje.

Përveç masave normale që policia merr në raste zgjedhjesh, duke qenë se në 7 maj pritet të mbahet dhe një proteste e opozitës në Kavajë, policia po përpunon të dhënat për të shtuar masat e sigurisë në këto zgjedhje.

Për shkak se nuk ka një informacion të qartë në lidhje me situatën, “BalkanWeb” raporton se specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë prej dy ditësh ndodhen në Kavajë.

Burime pranë uniformave blu pohojnë për “BalkanWeb” se në terren kanë zbarkuar efektivë të Antiterrorit ata të Rendit por edhe Operacionalet të cilët do të monitorojnë situatën për të parashikuar nëse do të shënohet ndonjë incident i mundshëm.

Për të gjithë planin operacional pritet të angazhohen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që e gjithë procedura do të zbatohet në përputhje me Kodin Zgjedhor. Efektivët do të jenë të organizuar në grupe nga dy deri në katër policë. Ndërkohë që nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve të çdo krahu politik pranë qendrave të votimit.

3 komente në “Protesta e 7 Majit, “Anti-terrori” zbarkon në Kavajë. Ja plani i masave”

  1. drita says:

    Kujdes me ata expertet qe ka marre Lulezimi nga rusia. Dje jane pare ne Vlore nja kater nga ata.

    1. shqiptar says:

      kush te kete mundesi le ti fotografoj keta bukuroshet rus te Putinit qe fshihen nen emrin “ukrainas” .

  2. Ledio says:

    Kujdes se mos vrasin ndonje te pafajshem edhe na hidhen ne sulm spiunet e Serbeve Sali Berisha edhe Lulushja. Monitoroni tel edhe qytetaret e “huaj” ne ate dite dite. Jam i bindur qe si Serbet edhe Ruset kane nje qender ose ne Shqiperi ose fare afer ne kufi nga ku mund te konunikojne shpejt edhe me efikasitet me Salen/Lulushen ose me njerez te afert me ta. Mbani nen vezhgim personat qe hyjne e dalin ne ambasaden Serbe/Ruse/Maqedonase por edhe ate Greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje