Spastrimet e Erdoganit rigodasin rëndë policinë, por dhe Wikipedia-

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Para se polici të dorëzonte armën, polici postoi një mesazh në Twitter, ku shkruante: “Unë nuk jam tradhtar. Nuk e kam tradhtuar asnjëherë vendin tim.”

Mandej, kaluan shumë pak ccaste dhe ai i dha fund jetës, duke e parë këtë si një fund më të mirë se sa të jetuarit me stigmën e një prej njerëzve më të kërkuar në Turqi.

Lufta e presidentit Erdogan kundër gylenistëve, ndjekësve të një kleriku të akuzuar si planifikuesi i tentativës për grusht shteti në korrikun e shkuar, po konsumon ccdo pjesë të shtetit. Janë arrestuar më shumë se 40.000 njerëz dhe afro 100.000 të tjerë janë pezulluar që më parë se presidenti t’i jepte vetes edhe ca kompetenca të tjera më shumë pas referendumit të mbajtur 15 ditë më parë.

Tani që ai gjendet në vigjilje të punës për të ngritur një sistem ku është ai që do të ketë thuajse ccdo pushtet ekzekutiv në dorë për shumë vite me radhë, z. Erdogan e ka përshkallëzuar edhe më valën e tij të spastrimeve. Wikipedia është faqja e fundit e uebit hyrja në të cilën është ndaluar dhe janë edhe plot 20.000 njerëz të tjerë që janë liruar nga detyra apo arrestuar vetëm gjatë javës që lamë pas, të dyshuar për lidhje me lëvizjen Gylen. Në mesin e tyre gjendeshin ushtarakë, prokurorë dhe mësues, por pjesa më e madhe – më shumë se 14.000 prej tyre – ishin oficerë policie. Edhe polici që i dha fund jetës së tij pak ditë më parë ishte njëri syresh.

“Ata po spastrojnë në masë, pa kurrfarë kriteri; thënë shkurt nuk ka mbetur më asnjë që të ketë ndofarë mbështetjeje ligjore në vendin e tij të punës,” – u shpreh një oficer javën që shkoi. Ndërkohë që shtypi turk gëlon i mbushur me imazhe policësh që arrestojnë kolegët e tyre, ajo ccfarë e shqetësonte atë më shumë ishte se kjo, e gjitha, ka një ndikim në dobësimin e forcës së shtetit.

“Kuadrot e policisë janë tejet të rëndësishëm për sigurinë, pasi janë ata të parët që do të mësojnë a veprojnë lidhur me krime të ndryshme që mund të ndodhin në vend, – na tha një ndër ish-krerët e antiterrorit në radhët e policisë turke. “Shumica prej tyre nuk kanë kurrfarë lidhjeje me gylenistët. Ata thjesht po spastrojnë edhe pjesën e mbetur me frymë opozitare në radhët e forcave të rendit. Erdogani po përpiqet t’i falë vetes sigurinë se nuk ka më njeri që e kundërshton.

Forcat policore nga njëra anë po zhvishen nga arrestimet e njëpasnjëshme, nga ana tjetër po ringrihet nga fillimi me rekrutë jo me shumë përvojë. Janë me dhjetëramijëra policë dhe forca speciale paramilitare që janë prurë në krye të detyrës vetëm në muajt në vijim të përpjekjes për grusht shteti, kuptohet, duke i ulur sa më shumë kriteret e pranimit.

Edhe kundër grupeve kurde në juglindje të vendit, kanë qenë repartet e forcave speciale ato që i kanë ndërmarrë një pjesë të mirë të operacioneve. Disa prej specialistëve janë të mendimit se Erdogani po kërkon të shfaqë grupet policore paramilitare si kundërpeshë të ushtrisë, duke e shndërruar kësisoj lindjen e vendit në një hapësirë stërvitore për të parët.

Të gjithë kundërshtarët e presidentit Erdogan po përpiqen të krijojnë empati me oficerët e arrestuar. Megjithëse nuk duket të jenë edhe aq të dashur karshi gylenistëve, në mesin e shoqërisë turke ka zënë të ngjallë dyshimin se kjo është një gjueti shtrigash e të gjithëve kundër të gjithëve.

“Mua më shoqëruan drejt një komisariati lokal, sepse ai kryesori është i mbushur plot me të dyshuar për lidhje me gylenistët,” – m’u shpreh kryeredaktori i një portali me bindje të majta, i cili qe mbajtur i arrestuar për gjashtë ditë me radhë, sepse kishte bërë thirrje publike për protesta kundër rezultatit të referendumit. “Policët u sollën aq mirë me mua, sa më thanë edhe se shpresonin që të dilja sa më shpejt. Sepse edhe ata e shohin veten në shënjestër, duke mos e ndierë dot veten plotësisht pjesë të shtetit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Spastrimet e Erdoganit rigodasin rëndë policinë, por dhe Wikipedia-”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    dhe ”habiten” te gjithe se perse turkoshaket Basha,Berisha,Meta,Nishani,Idrizi,Spahiu,Thaci, apo edhe ndonje tjeter jane te njejte injorante e antipopullore si ki fytire e qelbur suniti Erdogan…!!!! una rraza una facia,rrace shkretetire,ja pra arsyeja se perse NUK BEHET SHQIPERIA!

Lini një Përgjigje te O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *